-
VIDEO
Prej një viti pa urë, izolohen 70 banorë në Shishtavec të Kukësit
Ura e dëmtuar një vit më parë vijon të mbetet makth për afro 70 banorë të fshatit Shtrezë të Shishtavecit në Kukës. Të detyruar ata kanë ndërtuar një urë provizore. Megjithatë fëmijët prej ditësh nuk shkojnë në shkollë prej rrezikut që ka ura e improvizuar.
-
VIDEO
Ulen ndjeshëm temperaturat, bora mbulon veriun e juglindjen! Rrugë të bllokuara në Fushë Arrëz, Krujë dhe Dibër
Ulja e ndjeshme e temperaturave u shoqërua me reshje bore në disa zona të vendit. Akset nacionale janë të qarkullueshme ndërsa rrugët Rurale u bllokuan në Fushë Arrëz, Krujë dhe Dibër.
-
VIDEO
Banorët nisën të hapnin rrugën e bllokuar Matogjin-Bashaj pas rrëshqitjeve të dherave, policia vendos shiritin e sigurisë
Policia e Vlorës ka vendosur shiritin e sigurisë në të dy krahët e rrugës Matogjin-Bashaj. Vendimi vjen pas ndërhyrjes së banorëve, të cilët gjatë ditës së sotme tentuan të hapnin vetë rrugën në Bashaj dhe Matogjin.
-
VIDEO
3 ditë pas zjarrit, te ish uzina Dinamo ende tym, në vend të tregtarëve gërmadhat e dëmit kolosal! U privatizua në ‘95-n, sot 122 aksionerë, familja Hysa 75%
Tre ditë pas zjarrit që shndërroi në gërmadha 2 kapanone te tregut te ish Uzina Dinamo në Tiranë, ka ende tym. Report Tv sjell pamjet nga brenda magazinave ku në vend të mallit ka mbetur vetëm hiri i dëmeve kolosale. Tregu u krijua pas privatizimit të ish Uzinës Dinamo në vitin 1995 dhe sot zotërohet nga Roland Hysa dhe familja e tij me 75% të aksioneve. 13% i ka shteti dhe pjesën tjetër rreth 120 aksionerë të tjerë.
-
VIDEO
Nis procesi i verifikimit të dëmeve nga përmbytjet në Ferras dhe Mbrostar të Fierit! Autoritetet në terren, banesat dhe fermat në vlerësim
Një situatë kritike paraqitet në disa zona të Fierit, ku shirat e shumtë kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në banesa dhe fermat e banorëve. Në fshatin Ferras, autoritetet kanë nisur procesin e verifikimit të dëmeve, ndërsa në Mbrostar, rritja e nivelit të lumit Seman ka shkaktuar humbje të bagëtive dhe probleme serioze për fermerët e zonës.
-
VIDEO
Tiranë/ Mashtruan 55-vjeçarin dhe i morën 40 mijë euro, 3 të arrestuar! Në kërkim dy të tjerë! Policia zbulon edhe një 'fole' droge në banesën e një prej autorëve
Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi i morën një 55-vjeçari te rrethrrotullimi i Rinasit 40 mijë euro. Katër nga autorët janë identifikuar si Krenar Toromeni, Ilia Gjini, Artur Lecini dhe Elton Rrushi.
-
VIDEO
I komplimentoi motrën në Fb, polici e bën për spital, masakron dhe të atin! 46-vjeçari: I bëra vetëm like, më rrahën te pragu i shtëpisë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vjosë të Fierit ku Altin Meçaj 46 vjeç, një emigrant në gjermani ka rënë preh e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Shkak është bërë një like e një koment që Altin Meçaj i ka bërë në rrjetin social në facebook, motrës së dhunuesit, Fredi Lamaj. Ky i fundit është pjesë e strukturave policore të Fierit.
Altin Meçaj ndodhet aktualisht i shtruar në urgjencën e Fierit së bashku me të atin e tij, i cili ka të çara në kokë nga goditjet e dhunshme. Altini sqaron se përpara se të dhunohej në pragun e shtëpisë, ka marrë një mesazh kërcënues nga Fredi Lamaj, me tekst “Nuk e di me kë je mpleksur”, gjatë kohës që ishte në lokalin e fshatit.
Pasi ka ardhur në shtëpi, janë fikur dritat dhe në këtë moment ka dëgjuar ta thërrasin nga jashtë. Kur ka dalë ai është goditur brutalisht deri sa ka rënë pa ndjenja. Sipas tij është hedhur i ati për ta shpëtuar, por edhe atë e kanë goditur.
-
VIDEO
Hidrocentrali i Fierzës pranë kuotës maksimale, nisin shkarkimet e kontrolluara
Hidrocentrali i Fierzës ka nisur shkarkimet e kontrolluara pasi ka arritur kuotën maksimale prej 292.60 metrash. Fierza po shkarkon përmes portës së 3-të 500 m3/sekond ndërsa po prodhon me 3 turbina.
-
VIDEO
Vodhi 5 banesa në Korçë, arrestohet 38-vjeçari
Rezulton se ai ka vjedhur sende të ndryshme në banesën e një rezidenti në Greqi, si dhe në 4 subjekte të tjera. 38-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.
-
VIDEO
Përmbytjet/ Eksperti i Mjedisit: Sistemi i kullimit nuk funksionon, kemi dështuar si shoqëri për të mbrojtur natyrën! Shembje dherash në Gjirokastër sepse nuk ka pyje
Shqipëria është prekur ditët e fundit nga përmbytjet masive. Përpos infrastrukturës si një problem madhor për mosparandalimin e vërshimeve masive të ujit në banesa si edhe në toka bujqësore, problem i shtuar është dhe hedhja e mbeturinave nëpër kanalet kullues nga vetë qytetarët.
-
VIDEO
“Asnjë familje nuk do të mbetet pa u kompensuar”/ Nënkryetari i Fierit: Pritet rritje e nivelit të Semanit, situata nën monitorim
Procesi i verifikimit të dëmeve në banesat e përmbytura në fshatin Ferras , ka nisur që prej ditës së djeshme dhe do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim. Grupet e punës në terren po evidentojnë dëmet e shkaktuara nga uji në banesa, orendi dhe infrastrukturë, në një proces që sipas autoriteteve vendore është kompleks dhe kërkon kohë.
-
VIDEO
Rrëshqitjet masive të dheut nga mali në Selenicë, fshati Bashaj prej 4 ditësh pa rrugë! Banorët tentojnë hapjen e një rruge alternative
Prej katër ditësh, banorët e fshatrave Bashaj dhe Vermik kanë mbetur të izoluar totalisht si pasojë e rrëshqitjes së një pjese të shpatit të malit, e cila ka dëmtuar rëndë rrugën kryesore lidhëse. Rrëshqitja e dherave dhe gurëve e ka bërë aksin të pakalueshëm, duke ndërprerë çdo komunikim normal të këtyre fshatrave me pjesën tjetër të zonës.