-
VIDEO
Mbante në banesë armë e municion luftarak, arrestohet 29-vjeçari në Laç
I riu u kap në flagrancë teksa gjatë kontrolleve policore me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, iu gjet në banesë dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë dhe 1 palë doreza.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një banesë në ndërtim në Elbasan, brenda magazinohej ushqim për bagëtitë
Objekti i përfshirë nga flakët është në ndërtim e sipër dhe dyshohet se brenda tij magazinohej ushqim për bagëtitë.
-
VIDEO
Sarandë/ Shpërthejnë telat e energjisë elektrike në një bllok banesash, rrezikohen qytetarët
Fatmirësisht, u shmang për pak një tragjedi, pasi në momentin e shpërthimit shumë pranë ndodheshin disa persona, të cilët mund të ishin lënduar rëndë ose edhe të humbnin jetën.
-
VIDEO
Proda uron Vitin e Ri, Policia në gatishmëri: Kujdes me fishekzjarret!
Në prag të ndërrimit të viteve, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, shprehu mirënjohjen ndaj forcave të policisë për përkushtimin e treguar çdo ditë, në një vit që sipas tij, nuk ka qenë i thjeshtë. Këto sfida sipas Prodës, e kanë lidhur policinë më shumë me qytetarët dhe me partnerët.
-
VIDEO
Lëvizte i dehur me kallashnikov duke kërcënuar qytetarët rrugës, arrestohet 28-vjeçari në Kurbin! Me qytën e armës theu xhamat e 3 mjeteve dhe të një lokali
Lëvizte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov, kërcënonte qytetarët, thyente xhamat e automjeteve dhe të një lokali, falë ndërhyrjes së shërbimeve policore, u neutralizua dhe u vu në pranga 28-vjeçari.
-
VIDEO
Korçë/ 31-vjeçari me precedent penal arrestohet në flagrancë me armë zjarri, në 2017 qëlloi me kallashnikov drejt një lokali nate! Tentoi t'i arratiset policisë
Një aksion i Komisariatit të Policisë së Korçës, mbrëmjen e djeshme, ka çuar në arrestimin e një 31-vjeçari. Gjatë një kontrolli në një lokal të qytetit, shërbimet e policisë konstatuan se i riu mbante armë zjarri pa leje.
I arrestuari është Andi Qeraxhi, një emër i njohur për policinë për shkak të precedentëve penalë. Sipas burimeve zyrtare, 31-vjeçari ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, ndërsa në vitin 2017 ka qëlluar me kallashnikov drejt një lokali nate në periferi të qytetit të Korçës.
Ai rezulton gjithashtu i përfshirë edhe në veprimtari të paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.
-
VIDEO
Sekuestrohen 691 fishekzjarre në një dyqan të Vlorës, vihet nën hetim shitësja 64-vjeçare
Përmes një komunikate zyrtare, blutë bëjnë me dije se është vënë nën hetim 64-vjeçarja që shiste lëndët piroteknike, të cilat janë të ndaluara me ligj.
-
VIDEO
Kërkohej nga Italia për 71 vjedhje, arrestohet në Mirditë 35-vjeçari! Në pranga edhe shoferi i tij
Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia pasi gjatë vitit 2023, së bashku me të tjerë, ka kryer 71 vjedhje/tentativa për vjedhje, në banesa në 4 rajone të vendit fqinj, është arrestuar nga policia e Mirditës.
Në vitin 2024, Gjykata e Milanos i ka caktuar Martin Zheri (Tirtja) masën e sigurisë “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim të pronës, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Për secilën grabitje, 2-4 pjesëtarë të grupit akuzohen se janë armatosur, kanë kryer krimet kundër pronës dhe më pas janë larguar me automjet.
-
VIDEO
E PLOTË/ Rama konferencë për fundvit: Dorëheqje për çfarë? Unë në zyrë dhe PS në qeveri, të tjerët poshtë penxheres sime
Konferenca e plotë e kryeministrit Rama me gazetarët, ku bëri një bilanc të gjerë të arritjeve kryesore të vitit 2025, duke u ndalur në ekonomi, paga e pensione, arsim, shëndetësi, mbrojtje, digjitalizim dhe turizëm.
-
VIDEO
Policia Bashkiake drejt centralizimit! Projektligji i ri e shndërron në strukturë kombëtare me hierarki! Për herë të parë me drejtor të përgjithshëm e në varësi të ministrit të Brendshëm
Ndryshe nga ligji i mëparshëm, i cili e parashikon Policinë Bashkiake si një strukturë administrative të çdo bashkie, pa një drejtim qendror dhe me organizim të miratuar nga kryetari i bashkisë, projektligji i ri e shpall atë institucion të administratës publike me status të veçantë
-
VIDEO
PERSONAZH/ Jeta në tokën e naftës, rrëfimi i naftëtarit në Patos-Marinzë: Je gjithmonë në rrezik, një shkëndijë e vogël dhe mund të ndodhë tragjedia
Ago Nuhaj është një ndër naftëtarët më të vjetër në fushën e Patos-Marinzës që punon prej 40 vitesh në këtë sektor të vështirë. Në intervistë për Report TV rrëfen sakrificat, rreziqet në punë. Po kështu kritikon kompanisë Bankers Petroleum për mënyrën si po shfrytëzon pasurinë natyrore të shqiptarëve.
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në aksin Lushnje-Fier, 'Benzi' përfundon në kanal! 6 policë rrugorë në vendngjarje për të zhbllokuar trafikun
Dy autoambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes, por asnjë nga personat e përfshirë në aksidentin me tre mjete nuk ka lëndime serioze, dhe janë kthyer bosh.