-
VIDEO
Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një dyqani në Kukës, pronari njoftoi policinë! Dëmtohet fasada prej xhami
Policia thotë se ka qenë vetë pronari që ka telefonuar në komisariat për dëmtimet që ka konstatuar në fasadën prej xhami të dyqanit, dhe pas konstatimeve, ka rezultuar se dëmtimet janë shkaktuar me armë zjarri gjatë natës.
-
VIDEO
Ndihmoi Visin e Pojës, Report Tv zbardh bisedat në SkyECC! Oficeri i Antiterrorit shiti informacionet hetimore për 15 mijë euro! Ja rolet e të kërkuarve
15 mijë euro i kërkon polici Igli Haxhiaj trafikantit të dyshuar të drogës, Denis Myftiu, për t’i dhënë informacione, për vetë dhe 2 miq të tjerë. Burime bëjnë me dije për Report Tv se Haxhiaj e vë në dijeni Myftiun se është në përgjim bashkë me familjen dhe duhej të kishte kujdes.
-
VIDEO
113 vite shtet, mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë! I pranishëm Begaj, Rama dhe Osmani
Në këtë ditë të shënuar, mbahen një sërë aktivitetesh në qytete. Vlora do të kthehet në "kryeqytet". U mbajt ceremonia e ngritjes së flamurit. Do të mbahen gjithashtu panaire, parada, ekspozita etj.
-
VIDEO
Me armë në lokal e kanabis, 2 të arrestuar në Vaun e Dejës
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.
-
VIDEO
Lëviznin me 'BMW' për shpërndarjen e heroinës dhe kokainës, arrestohen dy të rinj në Tiranë
Në përfundim të veprimeve procedurale u vunë në pranga shtetasit K. P., 21 vjeç, dhe H. S., 27 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-
VIDEO
Pezullimi i Ballukut në GJK/ Romeo Kara: Mund të ketë rëndim të akuzës, vjedhje masive në tendera! Duraj: Të ishte shkarkuar
Teksa Gjykata Kushtetuese shtyu sot për në 2 dhjetor seancën për Belinda Ballukun, për shkak se trupës ju bashkua një gjyqtar i ri, juristi Romeo Kara, tha sa kohë hetimet nuk kanë mbyllur ende mund të sjellë edhe një rëndim të akuzës ndaj Ballukut pasi mund të dalin edhe vepra të tjera penale që janë kryer.
I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Kara tha se janë bërë vjedhje masive në tendera.
‘Prokuroria thotë se kam fakte që ky person është fajtor dhe i ngelet gjykatës që të merret me procesin. Por nuk është deklaruar mbyllja e hetimeve. Mund të kemi edhe rëndim të akuzës, mund të dalë korrupsion, organizatë kriminale, kartel, ose mund tw dalin edhe vepra të tjera. Pezullimi është akt procedurial dhe i takon prokurorisë për të propozuar dhe gjykatës për të vendosur. Kwta kanw selektuar edhe mwnyrwn se si tw shpwrndahen fondet publike. Mund të them se na iku jeta duke parë se si na vjedhin. Ka vjedhje masive në disa tendera’, tha ai.
-
VIDEO
Sarandë/ Të vetmuar e me probleme shëndetësore, pas publikimit në Report Tv Bashkia Delvinë u vjen në ndihmë 2 vëllezërve! Një kujdestare do kujdeset për ta
Reportazhi tregoi se dy vëllezërit jetonin në kushte skandaloze: një shtëpi me çati që pikon nga të gjitha anët, krevate të lagur, mungesë uji të ngrohtë, ushqim të rregullt dhe pa asnjë person që kujdesej për ta.
-
VIDEO
Vlora në atmosferën e festave të nëntorit, valltarë nga treva të ndryshme mbushin bulevardin e qytetit
Në Bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, valltarë nga trevat e ndryshme shqiptare kanë mbushur bulevardin, duke sjellë ritmet, ngjyrat dhe energjinë e traditës sonë.
-
VIDEO
Dimal/ Lumi Osum ‘fundos’ tokat bujqësore e shkatërron prodhimtarinë, banorët: Nuk kemi ushqim për bagëtitë! Shteti të na ndihmojë
Dëmet që kanë lënë pas përmbytjet e një jave më parë janë kolosale. Sera të përmbytura, perime të mbuluara nga balta, bagëti e kafshë shtëpiake pa ushqim. Kjo është panorama që sheh sot në fshatrat Veterrik e Goriçan në bashkinë Dimal.
-
VIDEO
Vjosa Osmani mbërrin në Shkodër, i bashkohet festimeve për pavarësinë, pritet nga kryebashkiaku Benet Beci
Në një prononcim për mediat, Osmani u shpreh se Shkodra është një qytet që ka dhënë shumë për Shqipërinë dhe natyrshëm që lidhjet me Kosovën kanë qenë shumë të afërta.
-
VIDEO
Bien aksidentet në tetor, tendenca në ulje edhe në 10 muaj! INSTAT: 18% më pak të plagosur dhe të vdekur! Në tetor askush nuk është larguar nga vendngjarja
18% më pak aksidente rrugore u regjistruan në tetor 2025 në të gjithë vendin. Të dhënat e INSTAT, tregojnë ulje edhe në harkun kohor të 10 muajve të parë të vitit. E vetmja shifër negative është ajo e këmbësorëve shkaktarë aksidentesh, ndërsa nga vendi i aksidentit nuk u largua askush.
-
VIDEO
Festat e 28 dhe 29 Nëntorit/ Nxënësit e shkollës ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, kartolinë urimi
Kreu i qeverisë thekson se ky urim është përgatitur përmes programit “Art dhe Zeje”, me shumë dashuri për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.