-
VIDEO
Moti i keq/ Del nga shtrati lumi Ishëm, qindra ha tokë nën ujë në Murqinë të Krujës
Qindra hektarë tokë bujqësore në fshatin Murqinë, Krujë ndodhet nën ujë pas daljes nga shtrati të lumit Ishëm, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Ndërkohë edhe një prej lagjeve të këtij fshati ka mbetur e izoluar pasi niveli i ujit në rrugë ka shkuar 40 cm.
Në vitet e kaluara kur vendi është përballur me situata të tilla, banorët e kësaj lagjeje janë evakuuar me gomone, teksa në raste të veçanta është dashur edhe ndërhyrja me helikopter.
-
VIDEO
Tiranë/ Shiste kanabis dhe kokainë në doza, arrestohet 23-vjeçari (EMRI)
Tiranë - Aleksandro Maliqaj, 23-vjeç ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për drogë.
I riu shiste kokainë dhe kanabis në doza në zonën e “Ish-parkut të autobusave”.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 23-vjeçarit blutë sekuestruan rreth 265 gramë kokainë dhe një sasi kanabisi, të ndara në doza, gati për shitje.
-
VIDEO
Durrës / Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “STORM”
Pas disa javësh ndjekjeje me metoda proaktive, finalizohet faza e 10-të e operacionit “STORM”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.
-
VIDEO
Shtëpia në Lezhë përfshihet nga flakët, shkak i zjarrit dyshohet një rezistencë e lënë e ndezur
Në momentin e përhapjes së flakëve, në banesë nuk ndodhej asnjë prej anëtarëve të familjes. Zjarrin e kanë konstatuar fqinjët, të cilët kanë njoftuar edhe shërbimin zjarrfikës dhe policinë.
-
VIDEO
Pogradec/ Mbyllet përkohësisht hyrja e Unazës për shkak të rrezikut të rënies së gurëve
Hapja e këtij segmenti do të bëhet e ditur sapo të përfundojnë ndërhyrjet dhe të garantohet siguria për qarkullimin. Autoritetet u kërkojnë drejtuesve të mjeteve mirëkuptim dhe respektimin e sinjalistikës në zonë.
-
VIDEO
Pamje skandaloze nga Velipoja, plazhi mbulohet nga plehrat
Pamje tronditëse të ndotjes masive të plazhit të Velipojës kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
Aktivisti i ecomendje, Mirsad Basha,ka ndarë pamje nga plazhi i Velipojës i mbushur plot e përplot me plehra. Plazhi që në sezon veror reklamohet për turistët, në nëntor të 2025 ka këtë pamje.
-
VIDEO
‘FBI shqiptare’/ SPAK propozon kandidaturën e Joni Ketës! Pritet votimi nga KLP për kreun e BKH! Gledis Nano u skualifikua nga 'Vettingu'
Emri i Joni Ketës është zgjedhur mes edhe 5 kandidatëve të tjerë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj , ndërsa Gledis Nano.nuk ishte pjesë e garës së ditës së sotmepasi ishte skualifikuar nga komisioni i Vettingut.
-
VIDEO
6 vite nga tërmeti i 2019-ës, Shqipëria ende në rindërtim! Fatura e buxhetit të shtetit deri tani i kalon 1 mld euro
Gjashtë vite më parë, Shqipëria u godit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, që mori 51 jetë njerëzish dhe la pas me qindra të pastrehë. Rindërtimi vijon ende, ndërsa deri më tani që prej fillimit të 2020-s për të financuar ndërtimin e banesave nga buxheti i shtetit janë paguar 1 miliardë euro, pa përfshirë donacionet e projektet e financuara nga ndërkombëtarët.
-
VIDEO
Preket Reforma në Drejtësi! PS sjell ndryshime për 2 ligje: Anëtarët jo magjistratë në KLGJ e KLP do të futen në ‘sitë’! Të komanduarit në gjykata e prokurori mandat deri në 2028
Socialistët në Kuvend i janë rikthyer përpjekjes për të bërë disa korrigjime të reformës në drejtësi. Dy ligje që propozohet të ndryshohen, kërkojnë 84 vota, dhe forcojnë filtrat se si zgjidhen anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së. Nisma ligjore relakson pozicionet e kryetarëve të komanduar të gjykatave dhe prokurorive, të cilët do të rrinë në detyrë deri në fund të vitit 2028.
-
VIDEO
Wizz Air feston 20 milionë pasagjerë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Wizz Air, kompania, që kryeson trafikun ajror në Shqipëri, festoi sot arritjen e 20 milionë pasagjerëve në Aeroporti Ndërkombëtar të Tiranës. Ky moment i rëndësishëm vjen vetëm disa vite pas zgjerimit të shpejtë të kompanisë që ka shndërruar Tiranën në një nga bazat më dinamike të Wizz Air në rajon.
-
VIDEO
Romët e Delvinës në rrezik për jetën, rrëshqet masivi i dherave pranë banesave: Askush s’na vjen në ndihmë
Komuniteti rom në Delvinë jeton me frikë pasi nga përmbytjet e ditëve të fundit ka rrëshqitur një masiv i madh dherash që mund të fundosë edhe banesat e tyre.
-
VIDEO
PS nuk firmos ende për Avokat Populli, i beson Lefterie Leshit ‘kontrollin e Shërbimit Civil’
Këto javë, socialistët janë në test bujarie, nëse do të jenë të gatshëm të lëshojnë poste për opozitën. Zgjedhja e Avokatit të Popullit po shkon drejt fundit, dhe PS ende nuk po shpreh asnjë preferencë të sajën mes kandidatëve. 3 poste të tjera janë të hapura për marrëveshje, ato të 3 anëtarëve të Bordit të Bankës së Shqipërisë.