-
VIDEO
U ‘ngujuan’ në kullë, Report Tv sjell pamjet nga xhamia ku faleshin Cumraku dhe Uka
Report Tv sjell pamjet e xhamisë së fshatit Kryezi, që është frekuentuar kryesisht për namazin e së premtes nga Cumraku dhe Uka. Xhamia mësohet se është jashtë kontrollit të Myftinisë së Pukës dhe nuk rezulton as si pronë në inventarët e këtij institucioni. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Myftinia e Pukës bëjnë të ditur se kanë vendosur të mos reagojnë ndaj situatës, duke iu përmbajtur qëndrimeve të mëparshme ndaj rasteve të tilla.
-
VIDEO
Trafikuan 27 mln € kokainë me mafien 'Ndragheta'! Ngarkesat e kokainës fshihen brenda kontejnerëve
Gjashtë shqiptarë janë në mesin e 28 të arrestuarve gjatë operacionit me urdhër të Prokurorisë Publike të Milanos kundër një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut. Në pranga u vunë 28 persona, 25 prej të cilëve u dha masa e arrestit në burg, ndërsa për 3 të tjerë në arrest shtëpie. Shqiptarët e përfshirë janë Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fatjon Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani, nga Kavaja e Burreli, për të gjithë është vendosur masa 'arrest në burg'.
Elvis, Marjus dhe Fatjon Aliu janë nga Kavaja, ndërsa Artur Hoxhosmani nga Burreli. Të arrestuarit shqiptarë lëviznin me Lamborghini në Milano e flinin në hotele luksi tip Armani Hotel etj. Artur Hoxohosmani rezulton i arrestuar në Shqipëri me urdhër të SPAK si i përfshirë në grupin e Plaurent Dervishajt, Erion Alibejt dhe bosit të Cinco-s, Ermir Ndrejaj, të akuzuar për trafikun e 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro. Ndërsa emri i Marjus Aliut del në ngjarje të ndodhur në korrik të vitit 2019, ku pas një përplasjeje mes dy grupeve kriminale, mbeti i vrarë një kalimtar në rrugë.
Të arrestuarit i përkasin një organizate kriminale të lidhur me Ndrangheta-n e Lokridës, e cila, bashkë me shqiptarët, organizuan dhe financuan trafikun ndërkombëtare të drogës. Midis tyre është një shtetas kinez, i akuzuar për pastrim parash, i cili lehtësoi pagesat e drogës përmes sistemit informal të transferimit "fei ch'ien". Hetimi u krye kryesisht nëpërmjet analizës së bisedave në SkyEcc, dhe zbuloi një trekëndësh kompleks të bashkëpunimit midis kriminelëve nga Kalabria, Lombardia dhe Kampania.
-
VIDEO
Festat e Nëntorit, 150 artistë kartolinë nën tingujt e ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’
Më 28 nëntor Shqipëria feston ditën e flamurit dhe të pavarësisë. Në këtë datë në dy vite të ndryshme kanë ndodhur dy ngjarje historike që kanë shenjuar historinë e Shqipërisë.
-
VIDEO
Reshjet e shiut krijojnë sërish probleme në lagjen 'Besëlidhja' në Lezhë, prezenca e ujit shkakton trafik e kaos në disa zona të qytetit
Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Ndërkohë nga moti i keq me shi dhe prezenca e ujit në disa zona është krijuar trafik dhe kaos në lëvizje në pjesën më të madhe të qytetit.
-
VIDEO
Dëmet/ Në Sarandë 700 krerë bagëti e 2 mijë shpendë u mbytën, nis verfikimi dëmeve në Lezhë, ende rreth 300 hektarë në ujë
Dëmet e përmbytjeve në Sarandë kapin shifra alarmante thotë drejtuesi operacional i emergjencave Jolio Dine. 700 krerë bagëti dhe 2 mijë shpendë janë mbytur. Në Lezhë, ende rreth 300 hektarë është nën ujë, ndërsa ka nisur verifikimi në terren
-
VIDEO
Krimet mjedisore/ Raporti i REC: Mbeten pa ndëshkim, mbi 70% e procedimeve penale nuk nisin fare
Pesë studime të Qendrës Burimore të Mjedisit Shqipëri, zbulojnë se sistemi i drejtësisë dhe kontrollit mjedisor është pothuajse i pafuqishëm ndaj krimeve që dëmtojnë natyrën.
-
VIDEO
Të vetmuar dhe me probleme shëndetësore, dy vëllezërit në Delvinë kanë nevojë për ndihmë! Fqinjët: Bëjmë ç’është e mundur, shteti t’i caktojë kujdestar
Shtëpia ku banojnë është jashtë çdo standardi. Çatia pikon nga brenda dhe nga jashtë, duke lagur krevatet ku ata flenë. Pa ujë të ngrohtë, pa ushqim të rregullt, pa kushte higjienike dhe pa asnjë njeri që të kujdeset për ta.
-
VIDEO
Dhuna ndaj grave/ Psikologia: 80% e njohjeve online të tyre, shoqërohen me presione e dhune psikologjike
Dhunës ndaj grave në Shqipëri po i ndryshon forma, por jo ashpërsia. Në Elbasan, gjatë vitit 2025, specialistët kanë vërejtur një fenomen të ri shqetësues. Dhuna fizike po zëvendësohet me dhunë dixhitale, një formë e fshehtë, por po aq shkatërruese.
Organizatat që punojnë me gratë në këtë qytet raportojnë se rrjetet sociale janë kthyer në mjedisin kryesor të sulmeve, që shpesh degradojnë në kërcënime dhe përndjekje virtuale.
Sipas psikologes së Forumit të Gruas në Elbasan, Mirela Gjoni, rreth 80% e njohjeve online të grave shoqërohen me forma të ndryshme presioni, manipulimi dhe dhune psikologjike.
'Problemi nuk njeh kufij. Ai është përhapur në të njëjtën masë si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale', tha ajo.
-
VIDEO
Ankimi i ish-gjyqtarit të lartë Shkëlzen Selimi/ 'Strasburgu' s'e rikthen në detyrë, por urdhëron dëmshpërblim 6500 euro: Iu cenua gjykimi i drejtë
Në një tjetër çështje që përfshin procesin e vettingut në Shqipëri, Gjykata e Strasburgut ka konfirmuar vendimet e marra. GJEDNJ i ka thënë jo kërkesës së ish anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, për ta zhbërë shkarkimin e tij dhe rikthimin në detyrë, ndonëse 7 gjyqtarë të Strasburgut kanë gjetur shkelje të nenit 6 të Konventës për proces të drejtë ligjor dhe e kanë dëmshpërblyer me 6500 euro.
-
VIDEO
I rezistoi 12 orë RENEA-s, Hamza Uka me histori të gjatë radikalizmi! Flet prokurori që e hetoi në 2019-n: Na kërcënoi në sallën e gjyqit! Zero bindje ligjeve
Erzen (Hamza) Uka, ish-komando i konvertuar në një ekstremist të dhunshëm njihet nga organet ligjzbatuese. Prej 2007-ës mbajtur në vëzhgim nga Antiterrori, dhe në 2019-ën i arrestuan. Në seancën paraprake, ai kërcënoi gjyqtarin dhe prokurorin. 6 vite më vonë, Eugen Beçi rrëfen momentet e tensionit në sallë, kërcënimet dhe mospranimin për t’iu bindur ligjeve të shtetit.
-
VIDEO
Asim Vokshi betohet në Presidencë si anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese! Ikën Holta Zaçaj: Dhashë kontribut për çështjen e mandateve
Betimi i Vokshit në Presidencë si anëtar i ri i Kushtetueses vjen rreth dy muaj pasi u zgjodh nga Gjykata e Lartë. Ai do të zëvendësojë Holta Zaçajn si anëtar. Kjo e fundit largohet edhe si kryetare e gjykatës.
-
VIDEO
Dëmet natyrore, shteti u ka 2 milionë euro borxh qytetarëve pa llogaritur përmbytjet e fundit! Emergjencat kërkojnë para shtesë
Banorët e prekur nga përmbytjet akoma nuk po shohin në terren punonjës shteti që po llogarisin dëmet. Kreu i Emergjencave Civile ishte në Kuvend, ku ju tha deputetëve se shteti ju ka borxh qytetarëve gati 2 milionë euro nga dëmet e fatkeqësive të shkuara. Rrezik i lartë vijon të paraqesë jugu, kryesisht Saranda, Delvina e Finiqi, ku shirat në ditët në vijim do të vazhdojnë.