-
VIDEO
Moti i keq në Dimal/ Policia evakuon 5 persona në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, prezencë e shtuar policie në të gjitha akset rrugore
Policia e Shtetit vijon të jetë në gatishmëri të përforcuar për shkak të motit të keq. Shërbimet e Policive Vendore, Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat shkuan në ndihmë të banorëve, ku u kërkua ndihmë. Në zonat më problematike u angazhuan edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe të Delta Forcës.
-
VIDEO
Reshjet e shiut/ Kryebashkiaku i Pogradecit: Shtëpi me qira për banorët që u janë përmbytur shtëpitë, grupet e punës në terren
Ilir Xhakolli kryetar i bashkisë Pogradec ka folur për situatën në Pogradec pas reshjeve intensive të shiut të rëna orët e fundit.
-
VIDEO
Ministri Vengu nga Gjirokastra: Rreziku ende s'ka kaluar, vijojnë kërkimet për 76-vjeçaren e zhdukur në Korçë
Rreziku nga reshjet e shumta të shiut dhe prurjet e lumenjve ende nuk ka kaluar. Kështu deklaroi nga Gjirokastra ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile në rang prefekture.
-
VIDEO
Moti i keq/ Lumi Shkumbin dëmton urën në fshatin Xhyrë, rreth 2500 banorë të bllokuar! Ministrja Koçiu në terren
Në fshatin Xhyrë në Librazhd për të parë situatën e krijuar nga reshjet ka shkuar Ministrja e Brendshme Albana Koçiu.
-
VIDEO
Pezullimi i Ballukut/ Vendimi i GJKKO: Po hetohet për disa tenderë, mund të përsërisë krimin, asgjësojë provat apo arratiset! Rrezikon deri në 5 vite burg! Nesër seanca për masat
Belinda Balluku nuk mund të qëndrojë në detyrë sepse ka rrezik të përsërisë krimet për të cilën është marrë e pandehur, pasi po hetohet për disa tendera, dhe në detyrë mund të prishë dhe asgjësoje provat. Ky është argumenti i gjyqtarit Erjon Çela për masën e sigurisë për pezullim nga detyra të zv. Kryeminitres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. GJKKO thotë se ekziston edhe rreziku i arratisjes.
-
VIDEO
Pezullimi i Ballukut/ Qeveria i heq të drejtën e firmës, por ankimon vendimin në Gjykatën Kushtetuese! Rama: "Ndërhyrje brutale, por do ta zbatojmë"! Vendi mbetet pa zv.kryeministër
Edi Rama e quajti antidemokratik vendimin e gjykatës për ta pezulluar nga detyra zëvendësen e tij, Belinda Balluku. Kryeministri nuk do ta zëvendësojë atë. Burime thonë se Ballukut ja kanë hequr dje të drejtën e firmës dhe nuk mund të shkojë më as në zyrë.
-
VIDEO
Samiti/ Rama: Ballkani Perëndimor s'kërkon lëmoshë, po bën detyrat! Kos: Shpejtoni reformat, do humbisni 300 mln euro fonde nga Plani i Rritjes
Tirana mirëpriti sot Samitin e Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Samiti bëri bashkë 6 liderët e rajonit dhe komisioneren Marta Kos, e cila nxiti vendet të vijojnë me reformat për të përfituar nga fondi prej 6 mld eurosh në dispozicion të Ballkanit Perëndimor.
-
VIDEO
Situatë kaotike në Borizanë/ Uji i përroit përmbyt zonën, banorët i vënë fajin gurores: I kanë bllokuar rrjedhën, na rrezikohet jeta nga shpërthimet! Shteti s'na përgjigjet
Banorët e fshatit Borizanë të Krujës janë ngritur sot në protestë për shkak të situatës kritike të 72 orëve të fundit ku rrethi i Krujës është përfshirë nga reshje intensive shiu duke shkaktuar kaos e përmbytje në disa zona.
-
VIDEO
Moti i keq/ Shemben pjesërisht 2 shtëpi në Pogradec, familjarët apelojnë për strehim
Në fshatin Rremenj të bashkisë së Pogradecit, 2 banesa janë shembur pjesërisht si pasojë e vërshimit të ujit brenda tyre dhe rrëshqitjes së dherave, Familjarët ngrejnë apel për strehim, pasi shtëpitë janë të pabanueshme dhe ata nuk kanë ku ta kalojnë natën.
-
VIDEO
Sërish rrëshqitje dherash në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet njëra prej korsive
Në segmentin e ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë janë shfaqur sërish vështirësi, pasi për të disatën herë janë regjistruar rrëshqitje dherash.
Rrëshqitja e fundit ka sjellë grumbullim të madh inertesh mbi asfalt, duke bllokuar njërën prej korsive.
Firma përgjegjëse pritet të ndërhyjë për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.
Rruga, me një kosto rreth 260 milionë euro dhe me një periudhë ndërtimi që zgjati afro 14 vite, është prezantuar si një nyje e rëndësishme lidhëse midis lindjes dhe perëndimit të vendit por përsëritja e problemeve ka ngritur dyshime serioze mbi qëndrueshmërinë e saj.
-
VIDEO
Reshjet e shiut, kryeplaku i Novoselës: Kemi evakuuar 11 familje pranë zonën së argjinaturës
Për shkak të reshjeve të dendura dhe prurjeve të mëdha të lumit Vjosë, situata në zonat përreth vijon të mbetet problematike.
Kryeplaku i Novoselës, Ilia Moçka, bëri të ditur se janë evakuuar gjithsej 11 familje nga zona poshtë argjinaturës.
Sipas tij, disa toka bujqësore janë nën ujë, po ashtu edhe një thertore në Novoselë. Pronarët e thertores, ku niveli i ujit ka arritur deri në 70 centimetra, kërkojnë ndihmë, veçanërisht ushqim për bagëtitë. Edhe pse kafshët janë larguar në kohë, ushqimet e tyre janë përmbytur, njësoj si banesa dhe ambientet e thertores.
“11 familjet në zonën e argjinaturës janë larguar. Shtëpitë e tyre janë përmbytur. Edhe një thertore është përmbytur. Ata kanë nevojë për ndihmë. Ne jemi në gatishmëri për çdo gjë”, tha Ilia Moçka.
Autoritetet janë duke ndjekur nga afër situatën dhe paralajmërojnë se rreziku nuk është kaluar plotësisht. Ata u kërkojnë banorëve të prekur të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës.
-
VIDEO
E moshuara në Devoll humb kontaktet me familjen, nis puna për kërkimin e saj
Forcat e policisë, të mbështetura edhe nga efektivë të ushtrisë, kanë nisur kërkimet në zonë për të gjetur gruan e zhdukur.