• VIDEO

    Moti i keq në Delvinë/ Strukturat në terren: 3 fshatra të bllokuar, po bëjmë inspektime në të gjithë zonën! Kryetari i Bashkisë: Situata është normalizuar

    Të  paktën prej dy ditësh, Delvina gjendjet nën pushtetin e reshjeve të dendura të shiut, ku rrugë kryesore janë bllokuar për shkak të inerteve dhe prurjeve të ujit ndërsa toka bujqësore e banesa janë përmbytur. Rrëshqitjet e dheut gjithashtu kanë bllokuar dhe disa automjete, ndërsa është dashur ndërhyrja me mjete të rënda.

    Për Report Tv, prefektja e Vlorës, Evis Allushi tha se të gjitha njësitë ndodhen në terren për monitorimin e situatës si dhe po punohet për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet.

  • VIDEO

    Moti i keq/ Sërish rrëshqitje dherash dhe inertesh në aksin Qukës-Qafë Plloçë

    Në segmentin e ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë janë shfaqur sërish vështirësi, pasi për të disatën herë janë regjistruar rrëshqitje dherash të cilat kanë rikthyer edhe njëherë vëmendjen mbi sigurinë dhe cilësinë e ndërtimit të këtij projekti të kushtueshëm.

    Rruga, me një kosto rreth 260 milionë euro dhe me një periudhë ndërtimi që zgjati afro 14 vite, është prezantuar si një nyje e rëndësishme lidhëse midis lindjes dhe perëndimit të vendit por përsëritja e problemeve ka ngritur dyshime serioze mbi qëndrueshmërinë e saj.

    Rrëshqitja e fundit ka sjellë grumbullim të madh inertesh mbi asfalt, duke bllokuar njërën prej korsive.

    Qarkullimi është normalizuar pas ndërhyrjes nga kompania e mirëmbajtjes.

  • VIDEO

    Rrëshqitje inertesh në segmentin Tranoshishtë-Krinë në Gjirokastër, ekipi i emergjecave në terren për hapjen e qarkullimit

    Moti i keq/ Dëmtohet rruga ‘Asim Zeneli’ në Gjirokastër

    Reshjet e dendura të kanë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën rrugore dhe atë të ujësjellësit në disa zona të qarkut Gjirokastër.

    Rruga Asim Zeneli, që lidh fshatrat Saraqinishtë, Tranoshishtë, Krinë dhe Asim Zeneli, është dëmtuar si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit, duke lënë banorët e këtyre fshatrave thuajse të izoluar.

    Kjo është hera e dytë që segmenti Tranoshishtë-Krinë rrëzohet nga reshjet, ndërsa Bashkia ka ndërhyrë në pastrimin e inerteve dhe hapjen e përkohshme të qarkullimit.

    Për stabilizimin e situatës kërkohen investime të mëdha, pasi terreni i rrëshqitshëm vijon të paraqesë rrezik.

    Përveç bllokimit të qarkullimit, banorët po përballen edhe me mungesë uji të pijshëm, pasi është dëmtuar linja e ujësjellësit që furnizon të gjithë Njësinë Administrative Antigone.

  • VIDEO

    Moti keq/ Sërish rrëshqitje dherash në aksin rrugor Ura e Matit - Rrëshen! ‘Ura e Lufit’ në Zenisht në prag shembje

    Në rrugët nacionale Burrel - Skuraj dhe Burrel - Rrëshen ka janë hasur probleme edhe sot si pasojë e motit të keq.

    Në segmentin e Shkopetit pati rënie të gurëve në të gjithë gjatësinë e tij. Ndonëse firma mirëmbajtëse ishte gjithë kohën në terren, herë herë rruga ishte me një kah lëvizje. Për fat të mirë nga prania e gurëve në rrugë nuk pati aksidente rrugore.

    Më problematike situata ishte në aksin tjetër nacional Ura e Matit - Rrëshen. Edhe gjatë ditës së djeshme por edhe gjatë ditës së sotme ka patur rënie të vazhdueshme të dherave.

    Më problematik ishte segmenti në vendin e quajtur “Pujkë” ku në disa pjesë rruga është kthyer me një sens lëvizje. Ndërkohë dalja e përroit të Urakës në fshatin Bruç rrezikon përmbytjen e disa banesave për shkak të prurjeve të shumta të cilat kanë dëmtuar argjinaturën mbrojtëse.

    Kryetari në detyrë i Bashkisë Mat, Myslim Zeneli i shoqëruar nga kryetari i sapo zgjedhur Altin Bojni panë nga afër situatën në fshatin Bruç. Zeneli tha se situata është e rëndë sa i përket rrugëve rurale, ndërsa ekipet e Bashkisë janë në terren.

    Ndërkohë, “Ura e Lufit” në Zenisht është në prag të shembjes pasi është e mbuluar nga uji dhe në këmbën jugore të saj është hapur një gropë e cila vijon të gërryejë bazamentin.

  • VIDEO

    Aksident i dyfishtë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, shkak dyshohet shpejtësia dhe lagështia në rrugë

    Dy automjete tip BMW dhe Volkswagen janë përplasur me njëra-tjetrën duke dalë kështu nga rruga kryesore.

  • VIDEO

    Përkujtohet 81-vjetori i Çlirimit të Lezhës! Kurora me lule dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve

    Nën kryetarja e bashkisë, Eueda Molla dhe përfaqesues të organizatës së veteranëve, sollën në kujtesë sakrifricën dhe kontributin e të gjithë atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit.

  • VIDEO

    GJKKO e pezulloi nga detyra, Belinda Balluku mbërrin në kryeministri

    Zv.kryeministrja dhe njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka mbërritur sot në kryeministri. Përveç akuzës për ‘shkelje të barazisë në tendera’ për tunelin e Llogarasë, dosja hetimore e Ballukut është ngarkuar dhe me një çështje tjetër, atë të ndërtimit të Unazës së Madhe, Loti 4.

    Me vendim të gjyqtarit Erion Çela, Ballukut i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike si dhe dalja jashtë vendi.

  • VIDEO

    Moti i keq/ Lumi Vjosa del nga shtrati në Urën e Miflolit, pamjet me DRON

    Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë ditëve të fundit ka bërë që lumi Vjosa të arrijë kuotën maksimale dhe të dalë nga shtrati në zonën e tregut pranë Urës së Mifolit, duke rrezikuar përmbytjen e tokave bujqësore.

    Aktualisht këto pamje me dron tregojnë edhe situatën me lumin Vjosa ( të filmuara në Novoselë pranë Urës së Mifolit), teksa grupet e punës ndodhen në terren për monitorimin e situatës.

  • VIDEO

    Moti i keq/ Çahet argjinatura e lagunës në Lezhë, përmbyten tokat bujqësore! Vjosa del nga shtrati te Ura e Mifolit në Vlorë, prezencë uji në 8 banesa në Berat

    Situata vijon problematike në qarkun Lezhë dhe Vlorë. Në Tale të Lezhës, situata është alarmante pasi është dëmtuar argjinatura e lagunës dhe uji ka depërtuar drejt zonave të banuara. Në Vlorë, lumi Vjosa ka arritur në kuota maksimale te 'Tregu' dhe për pasojë rrezikohen tokat bujqësore. Në Berat, 8 banesa janë përmbytur.

    • VIDEO

      Emergjencat Civile: Rrugë të bllokuara nga inertet në Libohovë, Finiq, Dibër e Korçë! Po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Vainit

      Prej disa ditësh, strukturat vendore dhe ato të mbrojtjes civile janë në gatishnëri të plotë, në ndjekje të situatës së krijuar nga reshjet e shiut që kanë vijuar në pothuaj të gjithë territorin e vendit.

      Ministria e Mbrojtjes raporton se si paraqitet situata në qarqet me problematike të vendit.

    • VIDEO

      Reshjet e shiut/ Rrëshqitje dherash në disa rrugë të fshatrave në qarkun e Kukësit! Probleme edhe me energjinë elektrike

      Reshjet e dendura të ditëve të fundit në Kukës, përveç ndërprerjeve të herëpashershme në furnizimin me energji elektrike, kanë treguar edhe një herë gjendjen e rënduar të infrastrukturës rrugore në zonat e thella malore.

      Në fshatin Kolesjan, në lagjen Palush, rrëshqitja e dheut nga prurjet e ujit bllokoi segmentin rreth 2 kilometra që e lidh lagjen me rrugën nacionale Kukës-Bicaj-Kolesjan-Bushticë.

      Fadroma e Drejtorisë së Rrugëve të Bashkisë Kukës, ka ndërhyrë për të hapur qarkullimin.

      Faik Palushi, kryetar i lagjes, thotë se situata përsëritet sa herë bie shi me intensitet.

      Sipas tij, rruga që shërben për 24 familje është prej vitesh në gjendje tepër të amortizuar dhe banorëve u është premtuar nga bashkia se do të ndërtohet

      Edhe Drejtoria e Rrugëve Rurale konfirmon se reshjet e ditëve të fundit krijuan probleme në disa segmente rrugore.

      Bilbil Shahu, drejtori i Rrugëve Rurale, thotë se ekipet kanë ndërhyrë menjëherë në çdo pikë ku është raportuar bllokim.

      Ai shton se, pavarësisht dëmeve në infrastrukturë, nuk është evidentuar asnjë rast përmbytjeje apo depërtimi të ujit në banesa dhe izolim të banorëve.

      Situata më problematike është paraqitur në Zapod dhe në segmentet rrugore të Koloshit, ku mjetet e rënda janë detyruar të ndërhyjnë dy herë për të garantuar qarkullimin.

      Megjithëse situata është stabilizuar, banorët e zonave të thella rurale thonë se çdo kohë me reshje e shndërron qarkullimin në sfidë, duke treguar nevojën urgjente për investime të qëndrueshme në rrugët lidhëse te fshatrave që mbeten jetike për banoret e zonave te larta malore.

    • VIDEO

      Lumi Shkumbin del nga shtrati brenda argjinaturës, rrezikohen tokat bujqësore

      Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati brenda argjinaturës për shkak të prurjeve të shtuara që janë regjistruar deri tani.

      Autoritetet paralajmërojnë se sipas parashikimeve, lumi pritet të dalë edhe jashtë argjinaturës, duke rrezikuar tokat bujqësore në zonën e Çermë Shkumbinit.

      Aktualisht situata po monitorohet nga institucionet përkatëse për parandalimin e përmbytjeve të mundshme.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv