-
VIDEO
Elbasan/ Dogji qëllimisht një automjet, pranga 31-vjeçari! Autori kapet ‘mat’ nga kamerat e sigurisë
I arrestuari, Xhulio Musaj rezulton se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”.
-
VIDEO
LIVE-Tiranë, mbahet samiti 'Plani i rritjes, rruga jonë në BE'
Në fokus të diskutimeve do të jetë plani i rritjes, integrimi ekonomik dhe transformimi i rajonit në tregun e BE. Fjala hapëse mbahet nga Rama dhe Kos. Në fund, do mbajnë një konferencë të përbashkët për...
-
VIDEO
Çmontohet grupi kriminal që vodhi mijëra artefakte nëpër Europë, 35 të arrestuar në Bullgari! Kontrolle edhe në Shqipëri
Në Bullgari, 35 të dyshuar u arrestuan dhe 120 lokacione u kontrolluan. Kontrollet e tjera u kryen në Francë, Gjermani, Greqi dhe Shqipëri. Sipas të dhënave nga Europol, në Shqipëri është kontrolluar vetëm një banesë me urdhër të SPAK.
-
VIDEO
Reshjet e shiut/ Dëmtohet ura e fshatit Glinë në Dropull, izolohen banorët e 5 fshatrave
Reshjet e dendura të shiut dhe rritja e nivelit të lumit Drino ka dëmtuar urën e fshatit Glinë, bashkia Dropull.
Ura lidh 5 fshatrat e njësisë administrative të Dropullit të Sipërm me pjesën e poshtme.
Si pasojë e kësaj situate të izoluar kanë mbetur banorët e fshatrave Radat, Glinë, Vrahogoranxi, Peshkëpi e Sipërme dhe Peshkëpi e Poshtme.
Në vendngjarje ndodhen ekipi i emergjencave civile për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.
-
VIDEO
Moti i keq/ Fshati Rrile në Lezhë nën pushtetin e ujit, banorët evakuohen me gomone
Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që në fshati Rrile të jetë nën pushtetin e ujit.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv evakuimi i banorëve bëhet me gomone.
-
VIDEO
Moti i keq, banorët e Gështenjasit në Pogradec: Hera e pestë që përmbytemi, nuk kemi marrë asnjë ndihmë nga shteti
Në fshatin Gështenjas të Pogradecit, uji i cili ka vërshyer nga një prrua i fshatit ka mbytur bazën ushqimore të bagetive në disa stalla si dhe ka përmbytur një park bletësh.
Banorët shprehen të shqetësuar nëse reshjet vazhdojnë edhe më tej.
“Kemi dëme në shtëpi, te bletët, ushqimet e bagëtive. Është hera e pestë që përmbytemi dhe nuk kemi marrë asnjë ndihmë nga shteti. Dëmi kap vlerën 2 milionë lekë”, tha një banor.
“Nga shirat e dendura, kanalet tona janë të ngushta dhe nuk e mban ujin. Kemi shembje avllish dhe rrugë të përmbytura”, tha një tjetër.
-
VIDEO
Moti i keq/ Dhjetëra banesa në Sovjan të Maliqit të përmbytura nga uji, banorët: Nuk dilje dot nga shtëpia, niveli shkoi 1 metër
Në fshatin Sovjan, Maliq gjatë orëve të para të mëngjesit uji ka depërtuar në dhjetëra banesa. Dëme po ashtu ka pasur në zahiretë dhe gjënë e gjallë.
Sipas banorëve uji ka hyrë në oborret dhe katet e para të shtëpive dhe ata janë detyruar të dalin jashtë prej orës 3 të mëngjesit ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të normalizuar situatën.
“Kam 150 kokë dhenë në haur. Na erdhëm emeregjencat na thanë merrni sendet dhe shpëtoni veten tuaj. Nuk dilnim dot nga banesa. Erdhi edhe zjarrfikësja. Duhen bërë pastrimet e kanaleve”, tha një banore.
“Uji është futur në shtëpi. Kam shumë dëme. Nuk dilje dot nga banesa, shkoi uji 1 metër”, tha një banor tjetër.
“Uji i gjithë në shtëpi. Kuzhina është dëmtuar. Nga ora 4 uji shpërtheu në banesë. U zgjova pas lehjes së qenit. Nuk iki prej shtëpisë”, tha një banore tjetër.
-
VIDEO
Moti i keq/ Kolonjë, dëmtohet ura e fshatit Qafzezë, disa fshatra të izoluar
Moti i keq i ditëve të fundit ka sjellë dëmtimin e urës së fshatit Qafzezë në Kolonjë, duke e bërë të pakalueshme për makinat.
Fshati Boshanjë dhe të gjithë fshatrat e ish-komunës Çlirim janë izoluar.
Në fshatin Turan të Korçës raportohen përmbytje në dhjetëra banesa për shkak të prurjeve të lumit të Dunavecit.
Sipas banorëve, ka dëme të shumta edhe në bujqësi.
-
VIDEO
Samiti/ Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave, refuzon të komentojë vendimin e GJKKO për Ballukun
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, për samitin që pritet të nisë ku do të jenë të pranishëm liderët e Ballkanit Perëndimor dhe komisionerja për Zgjerim e BE, Marta Kos. Kreu i qeverisë u pyet nga gazetarët për pezullimin nga detyra nga GJKKO të Belinda Ballukut, por refuzoi të bënte koment.
-
VIDEO
Pogradec, përroi i Vërdovës del nga shtrati dhe përmbyt disa banesa
Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë bërë që përroi i Vërdovës në Pogradec të dalë nga shtrati.
Në fshatin Turan të Korçës dhe në Sovjan të Maliqit gjithashtu ka pasur përmbytje banesash.
-
VIDEO
Fier/ Uji hyn në oborret e 30 banesave në Kashisht, Çerven e Ferras! Evakuohet një familje në Çerven! Lumi Seman del nga shtrati në fshatin Kallm
Si pasojë e prurjeve të larta të lumit Vjosë, situata në qarkun Fier paraqitet e vështirësuar. Niveli i ujit ka arritur në 7.3 metra në urën e Mifolit, duke mbetur në pikë kritike, ndërsa lumi ka dalë nga shtrati në fshatrat Kashisht, Çerven dhe Ferras, por ende brenda argjinaturave.
Rënia e fuqisë tërheqëse të detit po pengon shkarkimin e ujit, çka sjell shtim të prezencës së tij në tokat bujqësore, ku në Kashisht dhe Çerven janë përmbytur rreth 50–60 hektarë. Në Çerven është evakuuar një familje me dy anëtarë, ndërsa uji ka hyrë në oborret e 30 ndërtesave në zonat brenda argjinaturës në Kashisht (5 banesa), Çerven (4) dhe Ferras (21).
Si masë paraprake, është bërë stakimi i pompave në stacionin e ujit të pijshëm në Kafaraj, prej nga furnizohet qyteti i Fierit. Edhe lumi Seman paraqet prurje të larta dhe ka dalë nga shtrati në fshatin Kallm, por gjithashtu brenda argjinaturave, pa rrezikuar banesa.
-
VIDEO
Tirana pret sot samitin 'Plani i Rritjes, rruga jonë në BE’! Mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor, të pranishëm Marta Kos dhe përfaqësues të KE
Në fokus të diskutimeve do të jetë plani i rritjes, integrimi ekonomik dhe transformimi i rajonit në tregun e BE. Fjala hapëse do të mbahet nga Rama dhe Kos. Në fund, do mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.