-
VIDEO
IMT në aksion, bllokohet pallati 4 mijë metër katrorë pa leje në Yzberisht, do shembet! Arrestohet ndërtuesi Sino Llanaj
IMT ka bllokuar një pallat pa leje në Yzberisht, i ndërtuar nga Sino Llanaj. Ndërtuesi vlonjat në 2024 u kap me armë e municione në mjet. Llanaj është ndërtuesi i njohur për kompleksin në zonën e ish-parkut të Autobusëve, në të cilin për shkak të konflikteve me bashkë-ortakun e tij, la jashtë për gati 10 vite 120 familje.
-
VIDEO
Shiste kokainë në Kamëz, pranga 22-vjeçarit
Gjatë kontrollit fizik, por edhe në banesë, 22-vjeçarit Endri Popa iu gjetën disa doza kokainë, një peshore, të cilat janë sekuestruar bashkë me një makinë dhe një celular.
-
VIDEO
I kërkuar nga SPAK për trafik droge, skstradohet nga Spanja Juxhin Drazhi! Pjesë e grupit të Visit të Pojës
Një 34-vjeçar është ekstraduar nga Spanja pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë.
-
VIDEO
'Justifikimi' i një vrasësi me 'fajin e ka sistemi!' 2 'rebelime' ndaj gjykatave në Vlorë e Tiranë...dhe shembulli i Sherifit nga Bulqiza, i vetëm para SPAK
Në Apelin në Tiranë një qytetar u nervozua teksa priti rojën për pak çaste, ndërsa në Vlorë, një avokat goditi punonjësin se nuk e la të hyjë në godinë pa i ardhur radha e gjyqit. Ana tjetër? Një qytetar nga Bulqiza, po me halle me drejtësinë, zgjodhi një protestë paqësore, i vetëm para SPAK
-
VIDEO
Emrat/ Prishën qetësinë publike me zhurmat e marmitave të motorëve gjatë natës, arrestohen dy të rinjtë në Durrës
Po ashtu, policia bën me dije se nga verifikimet, rezultoi se Kejdi Previzi dhe Lorenc Basha, nuk ishin të pajisur me leje për drejtim të motomjeteve”.
-
VIDEO
I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari, do të ekstradohet
Një 38-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ishte persona i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Adjol Kushtaj është dënuar me 10 vite burg në Itali nga Gjykata e Apelit të Firences për kultivim kanabisi, prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike e trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim.
Kushtaj është arrestuar provizorisht dhe do të ekstradohet në Itali.
-
VIDEO
Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Apelit, Bajram Begaj pret në presidencë krerët e institucioneve të drejtësisë, në fokus siguria
Bisedimet mes kreut të shtetit dhe aktorëve kryesorë të drejtësisë, po zhvillohen në kuadër të përmirësimit apo të reformimit të rregulloreve përsa i përket çështjeve të sigurisë në gjykata.
-
VIDEO
Kërcënoi gjyqtarët, lihet në burg xhaxhai i autorit të vrasësit të gjyqtarit Kalaja! Familja kërkon falje: Ishte në gjendje të rënduar psikologjike
Familja Shkambi thotë se e kuptojnë ndjeshmërinë ngjarjes ku mbeti i vrarë gjyqtari Kalaja, por theksojnë se në momentin që babai i tyre është marrë në pyetje ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
-
VIDEO
Dosja Veliaj/ Shtyhet seanca paraprake, shkak bojkoti i avokatëve pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja
Veliaj do të përballet në gjykatë me pesë akuza të rënda: korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli. Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste.
-
VIDEO
Kushtetuesja pezulloi dekretin për zgjedhjet në Tiranë, Begaj për Report Tv: Respektoj vendimin e Gjykatës, por nuk jam bërë pishman
Presidenti Begaj i qëndron vendimit të tij për të shpallur zgjedhjet edhe për bashkinë e Tiranës, pavarësisht ankimimit të Veliajt. Në një përgjigje për Report TV, ai thotë se megjithatë e respekton vendimin e gjykatës për ta pezulluar dekretin.
-
VIDEO
Pogradec/ Shisnin kokainë në doza, 4 në pranga! Në kërkim edhe një 20-vjeçar
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi shisnin kokainë në doza në zona të ndryshme të qytetit të Pogradecit
-
VIDEO
Qytetari nga Bulqiza proteston para SPAK: Kërkoj drejtësi për një çështje që ka 10 vite në apel
Një qytetar nga Bulqiza teksa ka vendosur disa pankarta para mjedisit të SPAK në një prononcim për mediat deklaroi se ka dalë të protestojë për një çështje gjyqësore të tijën, konkretisht për një dyqan.