• VIDEO

    Mbetjet e dyshuara toksike të kthyera nga Tajlanda, nis marrja e mostrave nga kontejnerët në Porto Romano! Do të dërgohen për analiza në Itali

    Mësohet se kjo do të jetë një proçedurë që do të zgjasë disa ditë dhe po monitorohet me kamera. Po nga burime mësohet se laboratori që do të analizojë mostrat ndodhet në Itali.

  • VIDEO

    Vrasja e gjyqtarit/ Sandër Simoni: Analizë për gjendjen e sigurisë, shpresoj të jetë rasti i fundit

    Gjyqtari Sandër Simoni foli për mbledhjen e gjyqtarëve në KLGJ për sigurinë në gjykata. Simoni tha se ka ardhur koha për një analizë të thelluar për gjendjen e sigurisë.

    “Do marrim një vendim në lidhje me kërkesat që kemi për autoritet përgjegjëse. Shpresojmë të jetë rasti i fundit që ka ndodhur. Do bëhet një analizë, ka ardhur koha e një analize më të gjerë dhe më të thelluar. Një nga qëllimet e kësaj mbledhje, kjo ishte”, tha Simoni. 

  • VIDEO

    23 kg kanabis nga Shqipëria në Greqi, pranga autorit! E kishte fshehur tek rezerva e karburantit

    41-vjecar shqiptar i arrestuar kryente trafik droge në linjën Shqipëri-Greqi. Gjatë kontrollit me rreze X të automjetit, në rezervën e karburantit, u gjetën dhe sekuestruan 12 pako kanabis

  • VIDEO

    Mbledhja e gjyqtarëve/ Gerd Hoxha: Kemi kërkuar ndërtime godinave të reja

    Gjyqtari Gerd Hoxha fili për mbledhjen e gjyqtarëve, duek theksuar se kanë kërkuar ndërtimin e godinave të reja.

    “Kemi kërkuar ndërtime godinave të reja, të marrë fund vendosja e gjykatave nëpër fjetore police apo vende ku trajnohen qentë, duhet të bëhen ndërtime të reja, të marrë fund ping-pong me përgjegjësinë me policinë. Duhet të ndërhyjmë në legjislacion”, tha Gerd Hoxha.

    z

  • VIDEO

    Berisha ‘korrupton’ Diellën, publikon videon me ministren virtuale për kandidatin Binaj: Po s’më pate në ekrane arsyet dihen…

    E quan si “antikushtetuese” por Sali Berisha e përdor edhe vetë Diellën për të bërë politikë.

  • VIDEO

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Avokati i autorit: Arma pa leje, e ka pasur se ka punuar si roje sigurie në disa institucione

    Kujtim Ibra, avokati i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka deklaruar se Elvis Shkambi ka pasur armë pasi ka punuar si punonjës sigurie në disa institucione. Në cilat institucione nuk dihet, por duhet theksuar se arma e tij ishte pa leje.

    “Ka vuajtur shumë sa i takon çështjeve civile, ka hyrë në shumë borxhe për shkak të një kalvari të gjatë. Tronditja ka qenë për shkak të vendimit të dhënë, duke qenë se do rikthehej edhe njëherë çështja në fillim. Arma nuk ka qenë me leje, pro shkëmbi pretendon se ka punuar në disa institucione. Ai kaq deklaroi në seancë. Duhet ti kërkojmë falje familjes Kalaja, ka kërkuar falje për dy të plagosurit dhe për gjyqtarin. Është goditur një gjyqtar, është i pajustifikueshëm, gjyqtari dhe prokurori janë në zbtim të ligjit nuk mund të vriten dhe unë besoj se kjo kambanë alarmi do jetë edhe për sistemin e drejtësisë, që s’duhet të arrijnë në zvarritje të tejskajshme”, tha avokati.

  • VIDEO

    Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë/ Seanca nis me 1 minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

    Në rendin e ditës së seancës është parashikuar raportimi i disa institucioneve për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024, si dhe pyetje dhe debat nëse kërkohet. Në orën 09:30, para seancës, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.

  • VIDEO

    Shefi i NATO-s videomesazh për Konferencën në Tiranë: Shkelja e hapësirës kibernetike mund të aktivizojë nenin 5! Së bashku kundër çdokujt që kërkon të na dëmtojë

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përmes një videomesazhi në Konferencën Kibernetike të aleancës që po mbahet në Tiranë, tha se po punojnë më shumë kundër kërcënimeve kibernetike. Ai theksoi se në Belgjikë do të ngrenë një qendër të integruar kibernetike të NATO-s.

    “Kënaqësi e madhe t’u drejtohem konferencës së NATO-s dhe më vjen keq që nuk jam me ju personalisht. Sot tastiera është armë lufte, shënjestron shoqëritë tona çdo ditë, aktorë shtetërore dhe jo shtetërorë punojnë kundër nesh në hapësirën kibernetike, duke u rrekur që të prishin mbrojtjet tona, të ndërhyjnë në shërbimet qeveritare. Në përgjigje të kësaj, NATO vazhdon të bëhet më e fortë në botën dixhitale. 10 vjet më parë, kibernetika u bë fushë operative. Ne jemi stërvitur, kemi kryer operacione në hapësirën kibernetike dhe kundërshtarët e dinë se shkelja e hapësirës mund të vënë në lëvizje nenin 5. Në Belgjikë ne po ngremë një qendër të integruar të kibernetikës në NATO dhe do informojë komandat e NATO-s për kërcënimet e rreziqet në hapësirën kibernetike duke përfshirë edhe infrastrukturën kivernetike dhe ushtarake. Në Hagë, në verë ramë dakord që do të arrijmë shpenzime 5% për mbrojtjen pro edhe për investime të tjera. Kjo do të thotë se mbrojtja jonë do të bëhet më e fortë dhe më rezistente ndaj kërcënimeve kibernetike. Po kështu vendet janë përgjegjëse për mbrojtjen por NATO ofron një rrjet unik përmes të cilit aleatët mund të reagojnë ndaj kërcënimeve kibernetike. Ky forum në Tiranë është i jashtëzakonshëm për të ndarë praktikat më të mira. NATO është aleancë vlerash të përbashkëta dhe do të vazhdojmë të promovojmë një reagim të bazuar në norma dhe të menjëhershëm në hapësirën kibernetike. Në NATO askush nuk qëndron vetëm, të gjithë së bashku në këtë epokë dixhitale kundër cdokujt që kërkon të na dëmtojë”, tha Rutte.

  • VIDEO

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Avdyli për Report TV: Alarmante, zvarritja e çështjeve të pronësisë! Krahas gjykatave, duhen zgjidhje alternative si ndërmjetësimi

    Bashkëfajtorë, në rastin në fjalë, tha ajo se janë edhe institucionet për shkak se kanë zvarritur çështjen. Sipas saj, raste të tilla është më mirë që të zgjidhen përmes ndërmjetësimit përpara se të kalohet në gjykatë.

  • VIDEO

    Dhunoi dhe përndoqi Noizyn dhe familjarët e tij, ekstradohet nga Dubai Klevio i Tik-Tok

    Estradohet nga Dubai për në Shqipëri, Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe në rrjete sociale si Klevio Serbiano. Kleiol Ahmeti u ekstradua në kuadër të operacionit ‘The Wanted’ i shpallur në kërkim nga autoritetet në Tiranë dhe Fier.

  • VIDEO

    Mbahet në Shqipëri samiti i NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike

    Ky samit shërben si një platformë unike për shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e strategjive që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë në ndryshim në hapësirën kibernetike.

  • VIDEO

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Mbahet seanca në gjykatën e Tiranës për autorin, xhaxhain dhe rojen e Apelit! Do njihen me masën e sigurisë

    Seanca po mbahet në Dhomën Penale të Gjykatës me dyer të mbyllura. Ndaj autorit të vrasjes Elvis Shkambi rëndojnë tre akuza, xhaxhain e tij e akuzon se kishte dijeni vetëm planin e nipit të tij ndaj palës kundërshtare në gjyq dhe si nxitës. Roja e sigurisë akuzohet për shpërdorim detyre. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv