-
VIDEO
Homazhet për Astrit Kalanë, Ulsi Manja: Drejtësia ka humbur një gjyqtar me integritet
Ish ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pasi bëri homazhe për Astrit Kalanë, tha se i dha nderimet e fundit mikut të tij të vjetër. Ai kujtoi kohën kur Kalaja ishte gjyqtar në Shkodër ndërsa Manja drejtonte prokurorinë e atij qyteti. Ai shtoi se drejtësia shqiptare humbi një gjyqtar me integritet.
“Jam këtu për t’i dhënë nderimet e fundit një mikut tim të vjetër me të cilin na ka bashkuar puna në sistemin e drejtësië në ditë të vështira. Në vitet 2002-2007, kur Kalaja ishte gjyqtar në Shkodër ndërsa unë drejtoja prokurorinë e Shkodrës. Drejtësia ka humbur një gjyqtar me intregritet, njeri model ndërsa ne kemi humbur një shok të mirë. Ngjarja është tronditëse, kam deklaruar se është akt barbar, dhe këmbanë alarmi për sigurimin e punonjësve të drejtësisë. Le të shëbejë kjo ditë si homazh për të gjithë punonjësit e drejtësisë.”, u shpreh Manja.
-
VIDEO
Altin Dumani e Bajram Begaj homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja
Prokurorët e SPAK, bashkë me Altin Dumanin zhvilluan homazhe për gjyqtarin që u vra në krye të detyrës, Astrit Kalaja.
Në një moment, Dumani ehte takuar jashtë Pallatit të Kongreseve me Presidentin Bajram Begaj, i cili po ashtu zhvilloi homazhe.
-
VIDEO
Vrasja e Astrit Kalasë, Maks Haxhia: KLGJ bën deklarata, por duhet t'i nxirret uji i zi kësaj pune! Gjyqtarët janë demoralizuar, njëri më tha se 'na kanë nxjerrë në pritë'
Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, pasi bëri homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja tha se ngjarja shënon një “vrasje” për të gjithë sistemin e drejtësisë. Ai kritikoi KLGJ-në për deklaratat e bëra, ndërsa shtoi se duhet të merren masa drastike për të garantuar sigurinë nëpër gjykatat dhe institucionet e tjera të drejtësisë.
-
VIDEO
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kryetari i Dhomës së Avokatisë në Korçë: Dënojmë aktin e rëndë, bojkotojmë seancat për dy ditë
Kryetari i Dhomës së Avokatisë bëri të ditur se, në bashkërendim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, është marrë vendimi për bojkot të proceseve gjyqësore në datat 9 dhe 10 tetor. Ky bojkot, sipas tij, është shenjë solidariteti me familjen e gjyqtarit të ndjerë, por edhe një formë proteste për mungesën e sigurisë në gjykatat shqiptare.
-
VIDEO
Sadushi bën homazhe në nderim të Astrit Kalasë: Siguria në gjykatat shqiptare është zero, gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi bëri homazhe në nderim të gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja. Pasi doli nga Pallati i Kongreseve ku po mbahen homazhet, ai foli shkurtimisht për mediat, teksa tha se siguria në gjykatat shqiptare është në nivelin zero dhe se gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi.
“Patjetër që duhen marrë masa se situata është shumë kritike. Gjendja në gjykatat shqiptare është e papranueshme, siguria është në nivelin zero. E them me bindje të plotë dhe nuk mund ta lejojmë një gjë të tillë. Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”, u shpreh ai.
-
VIDEO
U qëllua për vdekje në sallën e gjyqit, mbahen homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja
Gjyqtari Kalaja u qëllua për vdekje dy ditë më parë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit gjatë kohës që po ushtronte detyrën. Një ngjarje e rëndë kjo jo vetëm për drejtësinë, por dhe për shtetin shqiptar, një skenë krimi që nxori në pah të metat madhore të sistemit ligjor si dhe të sigurisë në vend.
-
VIDEO
Arrestohet 23-vjeçari që nxiste të miturin për të vjedhur, ndalohen edhe tre bashkëpunëtorë
Nga hetimet dyshohet se i riu me iniciale J. K. nxiste në mënyrë të vazhdueshme 13-vjeçarin e proceduar, për të kryer vjedhje. Gjithashtu u proceduan edhe një 13-vjeçar tjetër, si edhe 48 vjeçari me iniciale Sh.M., pasi përvetësonin sendet e vjedhura
-
VIDEO
Kush e ka përgjegjësinë për sigurinë në Gjykata? ‘Repolitix’ zbardh VKM e 2020-ës: KLGJ rol kryesor, rregulli garantohet nga punonjësit e sigurisë, jo nga Policia
Siguria në gjykata u kthye cështje debati pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. KLGJ akuzoi Policinë e Shtetit se nuk garanton sigurinë në sallat e gjyqeve edhe pse ia kishte kërkuar. Por, sipas një VKM të vitit 2020 del që roli i KLGJ është vendimtar për hartimin e politikave të sigurisë në gjykata. VKM-ja thotë se siguria garantohet nga punonjës të sigurisë, të cilët janë në varësi të gjykatave.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË REPOLITIX l Zbulohet biseda e fundit e gjyqtarit Kalaja para vrasjes/ Debate të forta, kush i siguron gjykatat?!
Avokati Indrit Sefa, tha se nëse në sallën e gjyqit do të kishte punonjës policie, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk do të ndodhte. Avokati Idajet Beqiri tregoi edhe bisedën e fundit që pati me gjyqtarin në Gjykatën e Apelit para se të ndodhte vrasja.
-
VIDEO
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Beqiri: Gjykatat pa kushte, KLGJ e KLP të marrë masa! Sefa: Po të kishte polic s’do ndodhte! Faik Basha: Siguria të jetë parësore
Avokati Indrit Sefa, tha se nëse në sallën e gjyqit do të kishte punonjës policie, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk do të ndodhte. Avokati Idajet Beqiri tregoi edhe bisedën e fundit që pati me gjyqtarin në Gjykatën e Apelit para se të ndodhte vrasja.
-
VIDEO
Lezhë/ Merr flakë makina e parkuar, zjarrfikësit ndalojnë përhapjen e zjarrit te mjetet e tjera! Policia nis hetimet
Policia po heton nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme apo për një defekt teknik në automjet.
-
VIDEO
Vrasja e gjyqtarit/ KLGJ: Policia detyrim të ruajë sallat e gjyqit, nuk e ka bërë! Vetëm një polic rri jashtë gjykatave! Ia kërkuam me shkresa, na tha se nuk kishte personel!
Sipas KLGJ-së, vetëm një punonjës i Policisë së Shtetit qëndron jashtë gjykatave në hyrjen kryesore. Për shkak të situatës që ndodhi, Këshilli i Lartë Gjyqësor apelon për përgjegjësi të menjëhershme institucionale nga organet ligjzbatuese dhe ekzekutive.