-
VIDEO
Lamtumirë Astrit Kalaja! I gjithë shteti në homazhe për gjyqtarin që u vra në sallën e Apelit! Nderohet edhe në Shkodër
Familjarë, miq, si dhe figura të njohura nga drejtësia dhe politika i dhanë lamtumirën e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit në Apelin e Tiranës në krye të detyrës.
-
VIDEO
Drejtësia në këmbë, kërkon siguri! KLGJ ‘harroi’ VKM-në e 2020-ës: S’ka policë në sallat e gjyqit! Vendimi i qeverisë: Kompetencë e gjykatave
Siguria në gjykata, kush e ka përgjegjësinë për garantimin e saj? Kjo është tema më e rëndësishme e këtyre ditëve pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Kalaja. Gjyqtarë, prokurorë e avokatë kërkojnë garanci për jetën e tyre, ndërsa KLGJ dje bëri fajtore policinë. Por një vendim qeverie i vitit 2020 përgjegjësinë kryesore për sigurinë në gjykata, ia jep organit qeverisës të gjyqësorit.
-
VIDEO
U vra në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja, nderohet edhe në Shkodër
Pas homazheve të mbajtura në kryeqytet, gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja do të nderohet edhe në Shkodër, në vendin e tij të lindjes.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shohim se figura të njohura në Shkodër, miq e familjarë janë mbledhur në vendiin ku do zhvillohen homazhet.
Gjyqtari Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat Stom-Golemm në orën 16:00.
-
VIDEO
Durrës/ Apartamenti ‘çerdhe’ prostitucioni, arrestohen 2 prostitutat e huaja, nën hetim edhe 3 klientë! Sekuestrohen tufa parash
Prostitutat nga Kolumbia dhe Venezuela akuzohen për prostitucion dhe përshtatje e ambienteve për prostitucion, pasi kishin marrë me qira apartamentin ku ushtrohej veprimtaria kriminale.
-
VIDEO
Mirditë/ Zbulohen 2 parcela me 220 bimë kanabisi në fshatin Shtuf! Dy të arrestuar
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kishin kultivuar 220 bimë kanabisi në fshatin Shtuf.
-
VIDEO
Kthjellime dhe vranësira të pakta, reshje shiu të dobëta priten në zonat malore
Moti parashikohet me kthjellimedhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, më të theksuara përgjatë maleve.
-
VIDEO
Homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja/ Kreu i ILD: Iku një njeri që nuk kthehet më! Ilir Rusi: Kurajo magjistratëve për të ushtruar profesionin
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani nderoi sot figurën e gjyqtarit Astrit Kalaja. Pas daljes nga Pallati i Kongreseve, Metani ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.
“Ditë e trishtë. Iku një njeri që nuk kthehet më!” tha Artur Metani.
Pjesë në homazhe ishte dhe kreu i Këshillit të lartë të Drejtësisë, Ilir Rusi, i cili në prononcimin për mediat, iu drejtua të gjithë magjistratëve të Shqipërisë për të pasur kurajo për të ushtruar profesionin e tyre.
“Do të them që ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që ushtrojnë funksionin e magjistratit të kenë kurajon për të përmbushur misionin e tyre në lidhje me drejtësinë”, tha Ilir Rusi.
-
VIDEO
Projekti për ndarjen e mbetjeve në burim, Rama: Berati, shembulli që duhet të përhapet në gjithë vendin
Kryeministri Edi Rama shkruan se kjo iniciativë ka bërë që Berati të kalojë nga modeli “merr-përdor-hidh”, në një ekonomi ku mbetjet kthehen në materiale të vlefshme për industrinë qarkulluese.
-
VIDEO
Mbyllen homazhet për gjyqtarin Kalaja, trupi i tij do të prehet në Shkodër
Janë mbyllur homazhet shtetërore për gjyqtarin e vrarë, Astrit Kalaja, ku figura të njohura jo vetëm të drejtësisë i dhanë lamtumirën e fundit. Trupi i tij do të dërgohet për në Shkodër, ku do të prehet në vendin e lindjes.
-
VIDEO
Erion Bani: Duhen godina të reja që të garantohet siguria në gjykata! Deklarata e KLGJ? Ligji e përcakton se sallat duhet të ruhen nga policia
Gjyqtari i GJKKO tha se për të garantuar sigurinë në gjykata, duhet të ketë godina të reja. Ai thotë si KLGJ se ligji e përcakton se që nga viti 2010, siguria në salla duhet të garantohet nga forcat e policisë. Megjithatë, në një VKM të vitit 2020, thuhet se siguria garantohet nga punonjës të sigurisë, të cilët janë në varësi të gjykatave.
-
VIDEO
‘Tetori Fishtjan’, Bashkia Lezhë organizon disa aktivitete kulturore në muajin e lindjes së shkrimtarit Gjergj Fishta
Muaji tetor në Lezhë është pagëzuar këtë vit si “Tetori Fishtjan”, ku zhvillohen një sërë aktivitetesh me rastin e 154-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, një prej figurave më të shquara të letërsisë dhe kulturës shqiptare
-
VIDEO
Dumani në krye, prokurorët e SPAK bashkë në homazhet për gjyqtarin Kalaja
Prokurorët e SPAK janë bërë bashkë në homazhet për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja. Bashkë me prokurorët e tjerë të SPAK, ishte edhe kryeprokurori Altin Dumani.