-
VIDEO
Historia/ Rakip Gilës në dhjetor 2023 iu gjetën armë e drogë në shtëpi! Përgjimi me vellain në gjyq: Ruji fëmijët! Nga amnistia te liria me kusht
Vendimi i gjyqtarit të Shkodrës Albert Keraj që e liroi Ragip Gilën e masakrës së Shkodrës 6 muaj më parë është ankimuar nga prokurorja e çështjes, dhe priste mes dosjesh shqyrtimin në Gjykatën e Apelit. Në vendimin e lirimit gjyqtari arsyeton se ka marrë parasysh rrethana cilësuese për Gilën, i cili vetëm pas gjysmë viti i mori jetën 2 personave dhe plagosi 2 të tjerë.
-
VIDEO
Vijon armiqësia mes 2 fiseve, krahu i djathtë i Licëve siguroi armët për të vrarë njeriun e Bajrave! 2 në kërkim, bazë municionesh në shtëpinë e hallës së Ibrahim Licit
SHKODËR- I konsideruar krahu i djathtë i Ibrahim Licit, Barush Bregu, siguroi të gjitha mjetet e nevojshme për tu realizuar vrasja e njeriut të Bajrave, Erogen Brajoviç mëngjesin e 8 shtatorit, në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës.
-
VIDEO
Ndërtuesit që shkelin lejen 5 vite në ‘listë të zezë’! Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt! Aksioni zgjat gjithë mandatin
PAKETË E RE LIGJORE për mbrojtjen e pronës dhe territorit/ Asnjë objekt në ndërtim nuk do të lidhë ujin dhe dritat pa marrë certifikatën e përdorimit. Kryeministri Edi Rama tha se arkitektët rrezikojnë licencën në rast se pranojnë deformimin e projekteve.
-
VIDEO
Dëmshpërblimi ende larg! Në Delvinë e Finiq nuk është bërë bilanci i dëmeve nga zjarret, Prefekti fajëson Bashkitë
Në Delvinë dhe Finiq, banorët janë në pritje për dëmshpërblimet e premtuara nga Qeveria. Prefekti i Vlorës tha se bilanci nuk është bërë ende, për shkak të pasaktësive në përllogaritje nga bashkitë.
-
VIDEO
Po ndërtonte 8 objekte pa leje në Tropojë, arrestohet pronari
Policia e Tropojës ka goditur disa raste të ndërtimeve pa leje, duke finalizuar me arrestime dhe me hetime në gjendje të lirë.
Kështu, në fshatin Llugaj të Tropojës, policia arrestoi qytetarin me iniciale R.Gj. Ky i fundit po ndërtonte 8 objekte pa leje në fshatin Llugaj.
-
VIDEO
Cërrik/ Bëri drift me makinë dhe videon e publikoi në TikTok, e pëson i riu! Gjobë e lartë dhe nën hetim
Pasi video u publikua në rrjetet sociale, uniformat blu identifikuan 26-vjeçarin dhe e shoqëruan në komisariat së bashku me automjetin në fjalë.
-
VIDEO
Prodhonte mina me telekomandë për krimin, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë! Kishte 'punishte' në kryeqytet për bandat e Shkodrës
Policia arrestoi në Tiranë një shkodran të kërkuar prej më shumë se 1 viti, i dyshuar se në një punishte në kryeqytet, prodhonte bashkë me të vëllanë e arrestuar më parë, mina me telekomandë për shpërthim në distancë, për llogari të grupeve kriminale në Shkodër. I arrestuari është nipi i ish-kryekomunarit të Postribës, Altin Shabaj.
-
VIDEO
Rama: Listë e zezë për ndërtuesit që zihen në faj, konfiskim imediat të objektit! Masa të rënda dhe për ata që shesin apartamente dy herë
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa të ashpra për ndërtuesit.
“Veç rregullores do krijojmë kushte për të asistuar subjektet që do duhet të vendosin me leje dhe me norma e kritere të qarta edhe strehë apo tendë. Nuk bën vvaki më me platforma dhe me hapje të tyre deri te rruga. E dyta, është ajo për paligjshmërinë e ndërtimit të ligjshëm, që është një tjetër fenomen që ne do të bëjmë gjithcka që ta ndalim. Ka një përmirësim të ndjeshëm. Mua s’më intereson përmirësimi por çfarë nuk shkon. Ne do të bëjmë të gjitha këto ndryshime duke i bgarkuar me përgjegjësi të gjithë njerëzit që janë hallka e zinxhirit të ndërtimit nga arkitekti, supervizori dhe inspektorët përkatës. Sepse në një ndërtim ku projekti i miratuar transformohet e deformohet duke u kthyer nga një ndërtim me leje në abuziv të gjithë janë pjesë e një zinxhiri fajësie në qendër është ndërtuesi. Për këtë arsye, ndërtuesit që do të zihen në këtë faj, do të hyjnë në listën e zezë dhe s’do të mund të marrin më asnjë leje dhe të zhvillojnë asnjë aktivitet ndërtimor për një numër vitesh që mendoj se duhet të jetë më i madh se ai që propozoi grupi i punës. Nuk mund të vazhdojmë të shohim sesi disa ndërtues mashtrojnë qytetarët të cilëve mund t’ju themi se në një sistem që kemi zgjedhur, marrëdhëie kontraktuale janë marrëdhnëie mes palëve, jo marrëdhënie ku qeveria mund të ndërhyjë dhe përsa kohë keni marrë përgjegjësi, s’kemi ça të bëjmë…por kjo nuk është zgjidhja se qytetarët kanë paguar dhe rrinë jashtë. Ndodh siç ndodhte në atë pallatin ku shkuam me ministrin që nuk i lenë as të futen brenda ose faktivisht nuk marrin dot shtëpinë se arrijnë deri në absurd që një apartament shitet dy herë. Për këtë arsye masa do të jetë e rëndë për ata që e bëjnë një gjë të tillë dhe përveç listës së zezë, do të jetë imediat konfiskimi i objektit, do ta administrojë shteti dhe do ta bërë në dispozicion të atyre që kanë paguar”, tha Rama.
-
VIDEO
'Zgjedhorja'/ Celibashi 14 propozime: Komisionet partiake, dështim! Numërim në qendra votimi! Ankimimet, jo në Kolegj! Emigrantët votim përmes internetit
Pak ditë nga nisja e Parlamentit, Celibashi u kërkon ligjvënësve të rinj, një reformë zgjedhore të mirë-menduar dhe jo më, të minutës së fundit. Mes 14 propozimeve, ai sugjeron lëvizje të guximshme, siç është shkrirja e Kolegjit Zgjedhor, komisione apartiake, numërim në qendrat e votimit apo ndryshimi i mënyrës sesi të votojnë emigrantët.
-
VIDEO
Begaj takohet me ministrin e Jashtëm të Qipros: Të rrisim bashkëpunimin mes dy vendeve
Gjatë bisedës, u vlerësuan marrëdhëniet e konsoliduara midis dy vendeve dhe u shpreh gatishmëria për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.
-
VIDEO
Aksident në Gjirokastër, dërgohet në spital drejtuesi i motorit, shoqërohet në komisariat shoferi i makinës
Një aksident mes një motorri dhe një makine është shënuar këtë mëngjes në Gjirokastër. Drejtuesi i motorit është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Shembja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit, Rama ndan PAMJET pas aksionit: Forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga situata në Kepin e Rodonit, pas shembjes së ndërtimeve pa leje në këtë zonë.