-
VIDEO
Vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë në qendër të Shkodrës, mbërrin në gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë autori Ragip Gila
Në masakrën e 8 shtatorit të vrarë mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra. Vetë autori u arrestua pak minuta pas ngjarjes. Në polici ai tha se objektiv për të vrarë kishte Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, pjesë e grupit të Bajrave.
-
VIDEO
Reshjet e shiut shkaktojnë probleme edhe në Lezhë, përmbytje në lagjen Besëlidhja
Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës kanë krijuar probleme edhe në Lezhë.
Kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve dhe ujërat kanë dalë në sipërfaqe, duke sjellë përmbytje në bllokun e banimit 11 Janari të lagjes Besëlidhja.
Ndërkohë, punonjësit e shërbimeve publike ndodhen në terren prej orëve të mëngjesit dhe po ndërhyjnë për zhbllokimin e pusetave.
-
VIDEO
Aksident në Kukës/ 22-vjeçari humb kontrollin e automjetit, përplaset me makina të parkuara dhe del nga rruga! Pasagjeri 17-vjeçar, në gjendje të rëndë
Një automjet tip "Benz", ku udhëtonin dy të rinj, ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me disa automjete të parkuara, për të përfunduar disa metra më poshtë, jashtë rrugës. Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të mjetit, një 22-vjeçari, si dhe të pasagjerit, një 17-vjeçari.
-
VIDEO
Durrës/ Ra në kontakt me një kabllo elektrik të zhveshur, ndërron jetë një burrë pranë stadiumit
Dyshohet se viktima ka rënë në kontakt me një kabëll elektrik të zhveshur duke ndërruar jetë menjëherë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.5, pranë stadiumit të futbollit në Durrës, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të...
-
VIDEO
Rikthehen reshjet e dendura të shiut, Vlora përmbytet sërish
eshjet e dendura të shiut kanë përshirë qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:25.
Sasia e madhe e shiut ka bërë që disa rrugë dhe lagje të përmbyten. Si zakonisht, më të prekura kanë qenë lagjja “Pavarësia 3”, zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti”.
Gjithashtu nën ujë kanë mbetur edhe disa lagje të tjera, si “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”.ujërat e mbledhura në rrugë vijojnë të jenë të pranishme.
-
VIDEO
Fier/ Aksident në rrugën 'Ramiz Aranitasi', automjeti përplas 2 të moshuarit në vijat e bardha
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Ramiz Aranitasi”, në Fier, ku një automjet ka përplasur dy të moshuar teksa po kalonin në vijat e bardha.
-
VIDEO
I mori 8 mijë euro klientit, ‘arrest shtëpie’ për avokatin Besart Logu! SPAK: Do të ndikonte te drejtësia për ta nxjerrë nga burgu
Avokati Logu i cili mban postin e zv.drejtuesit të Departamentit të Drejtësisë në partinë e Berishës, dyshohet se mori 8 mijë euro klientit të tij në hetim për mashtrim me TVSH. Rasti është dokumentuar me metoda speciale hetimore, ndërsa paratë që avokati i kërkoi klientit u regjistruan me numra serie përpara dorëzimit. Avokati: S'jam përfshirë në asnjë rast korrupsioni.
-
VIDEO
Kroacia bllokoi rreth 8 ton domate me pesticide, tre të arrestuar në Berat! Pranga administratorit të ‘Era-Fruit’ dhe dy inspektorëve të AKU
Pas aksionit në Berat, u arrestua Mariglen Qorri, administrator i ‘Era-Fruit’ dhe dy inspektorët Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani. Në magazinën e ‘Era-Fruit’ u sekuestruan perime të ndryshme që dyshohet se mund të jenë me përbërje të lartë preparatesh.
-
VIDEO
SPAK dërgon për gjykim Erjon Veliajn dhe Ajola Xoxën, 5 akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës, 9 raste korrupsioni! 28 persona e shoqëri të pandehur
Shumica e akuzave ndaj Veliajt është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani të cilat janë akuzuar gjithashtu nga SPAK.
-
VIDEO
Rrugorja e Korçës bën bilancin/ Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe parakalime të gabuara, 8 të arrestuar dhe 694 gjoba gjatë një jave
Policia Rrugore e Korçës ka bërë bilancin në më shumë se një javë. Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
-
VIDEO
Memaliaj/ Kishin kultivuar kanabis në pyllin e fshatit Selckë e Madhe, pranga dy vëllezërve
Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Memaliajt pasi kishin kultivuar kanabis. Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies.
-
VIDEO
Tropojë/ U arrestua se ndërtoi 8 objekte pa leje dhe një pishinë brenda rrethimit të banesës, familjarët: E padrejtë, presim prej 30 vitesh të na zgjidhet problemi i tokës
Sipas Prokurorisë, ky person ka ndërtuar 8 objekte dhe një pishinë pa leje brenda rrethimit të banesës së tij në fshatin Llugjaj të Tropojës. Familjarët e cilësojnë arrestimin si të paligjshëm.