-
VIDEO
Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët
Në fshatin Miras të Korçës ku është shfaqur një vatër zjarri, është angazhuar nga ajri helikopteri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Ish-drejtori i IMT-së në Durrës ndërtoi pa leje resortin 5600 m2 te Kepi i Rodoni, do hetohet nga SPAK për 3 vepra penale
Ish-kryeinspektori i IMT Durrës, Ardian Halili, kishte ndërtuar pa leje një resort pranë kepit të Rodonit, me shtëpi pushimi, fushë minifutbolli e pishinë, gjatë kohës ishte drejtues në zyrat e shtetit, prej vitit 2018. Drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, tha se shembuj të tillë do të marrin fund në qarkun e Durrësit dhe apeloi që qytetarët të denoncojnë çdo shpërdorim detyre nga punonjës policie e zyrtarë.
-
VIDEO
‘Para në gotë kafeje’/ ‘Kurthi’ ku ranë inspektorët e IMT-së në Tiranë, s’prishën tendën për 1 mijë euro! I denoncoi pronari i lokalit
Padia e një pronari lokali se i kishin kërkuar 1 mijë euro për të mos i prishur një tendë pa leje, fundosi përfundimisht 3 inspektorë të IMT-së. Pasi pronari denoncoi në polici, SPAK autorizoi uniformat blu që të kryenin përgjime ambientale dhe të simulonin dhënien e parave. Në pranga ra punonjësi i IMT-së që kërkoi paratë, ndërsa u shpall në kërkim ai që i mori.
-
VIDEO
13 të vdekur deri tani në gusht, INSTAT nxjerr shifrat: Korriku 2025, më pak aksidente por më shumë të vdekur e të plagosur! Bien shifrat e 7-mujorit
15 aksidente më pak u regjistruan në korrik 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të shkuar. Të dhënat nga Instituti i Statistikave flasin për rënie të aksidenteve edhe në periudhën janar-korrik të këtij viti me 16%. Ndërkohë, nga të dhënat e Policisë, që Report Tv përpunoi, rezulton se nga 1 gushti u regjistruan 13 viktima në rrugë, ndërkohë gushtin e një viti më parë, 16 persona humbën jetën në rrugët e vendit.
-
VIDEO
Policia nis hetimet për ‘firmën piramidale’ online TXEX: Qytetarët të tregojnë kujdes, është mashtrim
Drejtoria e Krimit Kibernetik dhe Ekonomik në Policinë e Shtetit, njoftoi zyrtarisht se ka nisur hetim mbi një skemë të dyshuar investimesh piramidale nëpërmjet platformave online.
-
VIDEO
Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, 5 makina përplasen mes tyre! Vetëm dëme materiale, trafik i rënduar
Nuk ka të lënduar, dëmtohen 5 automjetet. Nga aksidenti është shkaktuar trafik i rënduar, të cilin e kanë disiplinuar patrulla e policisë së qarkullimit
-
VIDEO
Kanosi gjyqtarin e Lushnjes, ekstradohet nga Italia ‘ish-kandidati’ për Drejtor të Policisë (EMRI)
Ai akuzohet për “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”
-
VIDEO
Zjarr masiv në pyjet e Kukësit, flakët i afrohen malit të Gjallicës dhe Parkut Natyror Korab-Kortnik! Nuk ka rrezik për banesat
Një zjarr masiv ka përfshirë fushat e thara dhe pyjet në fshatin Bratë, të Njësisë Administrative Bicaj, në bashkinë Kukës.
-
VIDEO
Merr fund saga e zgjedhjeve, Komisioni Rregullator 'vulos' rezultatet e 11 majit! Vendimi me 3 vota pro dhe 2 kundër
Komisioni Rregullator nisi mbledhjen në orën 11:30, teksa miratoi zyrtarisht me shumicë votash rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku PS fiton 83 mandate dhe PD 50 mandate, Mundësia e Agron Shehajt 2 mandate, PSD e Tom Doshit 3 mandate dhe Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga 1 mandat
-
VIDEO
Certifikimi i zgjedhjeve/ PD: 11 Maji farsë elektorale,PS: Zgjedhje të lira, opozita në rreth vicioz
Komisioni Rregullator nisi mbledhjen në orën 11:30, teksa miratoi zyrtarisht me shumicë votash rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku PS fiton 83 mandate dhe PD 50 mandate, Mundësia e Agron Shehajt 2 mandate, PSD e Tom Doshit 3 mandate dhe Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga 1 mandat
-
VIDEO
Rama njofton krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve: Në dispozicion të të gjithë republikës, bashkitë do jenë kliente
Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, një agjenci e re që do të jetë në funksion të të gjithë republikës, ndërsa bashkitë do të jenë kliente. Kreu i qeverisë tha se kjo agjenci parashikohet në projektligjin e ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ai e cilësoi kapitullin e BE-së për mbetjet si më sfiduesin.
-
VIDEO
Qeveria e re, Rama pritet të mbledhë Asamblenë e PS më 11 shtator! Ministri Vengu i shkon në zyrë
11 shtatori është data që qarkullon më së shumti, por ende mbetet e pa konfirmuar zyrtarisht, pasi anëtarët e Asamblesë së PS ende nuk kanë marrë një komunikim zyrtar për datën e mbledhjes.