-
VIDEO
Shkodër/ Sherr mes të rinjve, goditet me thikë 33- vjeçari, policia në kërkim të autorit
Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme, pas një sherri mes të rinjve në lagjen Skënderbeg në Shkodër. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti mes të rinjsh, ndërsa i plagosuri Pjeter Guraleci, 33- vjeç është paraqitur vetë në spital.
-
VIDEO
Zjarri në Dukat, ministri Vengu zbret në terren: Do të jenë orë të vështira, shkak temperaturat dhe era e fortë
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, kanë shkuar në Dukat të Vlorës ditën e sotme për të parë nga afër situatën me zjarrin problematik që kërcënon Parkun Kombëtar të Llogarasë.
-
VIDEO
Iu gjet punishte për prodhimin e silenciatorëve në Tiranë, 30-vjeçari hesht para hetuesve! S’tregon bashkëpunëtorët
Haxhi Nezaj qëndroi i ftohtë gjatë marrjes në pyetje, duke mos dhënë detaje të bashkëpunëtorëve të mundshëm, apo atyre që u kishte modifikuar armët më herët, me synim përdorimin në ngjarje kriminale.
-
VIDEO
Zjarr në Shashicë të Vlorës, flakët shumë pranë rrugës së Bypassit
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Shashicës në Vlorë, shumë pranë rrugës së re të Bypass-it.
-
VIDEO
Operacioni ‘Siguria Detare’, bllokohen 30 mjete lundruese nga 431 të kontrolluara! 13 shqiptarë e të huaj u shpëtuan në det
Janë bllokuar 30 mjete: 18 janë jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motorë të instaluar. 12 prej tyre po lundronin brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit janë ndëshkuar me masë administrative prej 100,000 lekësh secili
-
VIDEO
Kërcënohet drejtori i IKMT-së në Shkodër, i vendosin kurorë mortore te shtëpia e prindërve! Dyshohet se lidhet me shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth
Emiljan Nika, drejtor i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër, ka marrë një kërcënim 2 ditë më parë, që dyshohet se lidhet me prishjet e ndërtimeve të paligjshme në Theth.
-
VIDEO
Pastrim parash nga Zvicra në Shqipëri, SPAK godet grupin kriminal: Miliona Euro nga trafiku i drogës u transferuan me sistemin Hawala
Dy persona janë arrestuar në Shqipëri dhe një i tretë është kapur në Zvicër. Vlera e përfitimit monetar që përfitohej nga të akuzuarit ishte 6% e shumës së parave që transferohej, që ndahej më pas në mënyrë të barabartë. Ata realizonin dhe transferonin ilegalisht paratë e trafikut të drogës. Përveç akuzës për pastrim parash, ata janë të përfshirë edhe në disa raste të trafikut të drogës.
-
VIDEO
Kanabis i fshehur mes misrit, zbulohet parcela me bimë narkotike në Kurbin. Arrestohet kultivuesi, nën hetim gruaja e tij
Bimë narkotike kanabis sativa janë zbuluar në Fushë-Milot të Kurbinit gjatë një operacioni policor të koduar “Koordinata”.
Sipas policisë, 50 bimët e kanabisit ishte fshehur mes një parcele misri.
Në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm, është arrestuar 34-vjeçari A.P., i cili u kap në flagrancë duke ujitur bimët narkotike.
-
VIDEO
Vlorë/ Zaptoi plazhin publik në Radhimë, shpallet në kërkim 45-vjeçari, vihet nën hetim djali i tij! Sekuestrohen 90 çadra dhe shezlongë
Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia dhe djali i tij 17-vjeçar është vënë nën hetim lidhur me ndërtimin pa leje të një beach bar dhe zaptimin e plazhit publik në Radhimë.
-
VIDEO
Zjarr në Gjirokastër, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang rrezikun nga zonat e banuara
Një zjarr ka rënë në lagjen Granicë të Gjirokastrës ditën e sotme, ku disa shkurre e barëra u përfshinë nga flakët.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ “Odisea” e ndotjes me naftë në Vjosë, AKM gati gjobën e radhës! Por në tre vite Albpetrol mori 50 mijë euro gjoba dhe 6 'ultimatume’ dhe asgjë s’ndryshon
Tre javë pas ndotjes së rëndë të lumit Vjosa nga vendburimi i naftës së Albpetrol në Gorisht, Report Tv ka mësuar se AKM e ka gjobitur me 2 milionë lekë dhe ka kërkuar marrjen e masave urgjente. Por këto sanksione janë marrë prej të paktën 3 vitesh dhe kompania e naftës nuk ka reflektuar asnjë ndryshim.
-
VIDEO
Vijon prej 14 orësh operacioni për shuarjen e flakëve në Shkopet të Kurbinit! Në terren 50 forca nga Bashkia dhe 30 nga ushtria
Vijon prej më shumë se 14 orësh operacioni për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë një sipërfaqe pyjore me pisha dhe lisa në fshatin Shkopet, të Kurbinit. Flakët u shfaqën mbrëmjen e së shtunës në një Zonë të Mbrojtur Natyrore, duke shkaktuar rrezik për përhapje të mëtejshme, ndërsa është punuar deri në orët e vona të mbrëmjes për vënien nën kontroll të zjarrit.