-
VIDEO
Zjarret djegin 269 ha me bimësi e pyje, 23 vatra në 24 orët e fundit! AKMC: 7 prej tyre ende aktive, zjarre në Dukat dhe Parkun Kombëtar të Lurës
Zjarret në vend janë kthyer në një problem kombëtar, teksa pothuajse çdo ditë regjistrohen vatra të reja dhe hektarë me pyje e bimësi të shkrumbuara.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri sot (21 korrik) bilancin e zjarreve të një ditë.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 23 vatra zjarri, nga të cilat 7 janë ende aktive dhe 2 të tjera janë nën monitorim. 269 ha të djegura në total”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.
Ndër vatrat më problematike aktive mbetet ajo te Liqeni i Luleve, parku Kombëtar i Lurës në Dibër. Por edhe në fshatin Derjan të Matit, ku terreni është i vështirë dhe ndërhyrja e pamundur me mjete.
Po kështu në Shmil të Elbasanit, Vernik të Devollit, Dishnicë të Korçës apo Dukat të Vlorës.
-
VIDEO
Vlorë/ Vijon zjarri në malin e Dukatit, po punohet për të shmangur përhapjen e flakëve drejt parkut të Llogarasë! Pritet edhe ndërhyrja nga ajri
Forcat zjarrfikëse dhe të FA-së po punojnë për të lokalizuar flakët për të mos lejuar përhapjen e tyre drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.
-
VIDEO
Aksion për ndotjen akustike në Durrës, policia ngre pika kontrolli: Qytetarët të denoncojnë çdo shkelje
Policia e Durrësit thotë se ka zhvilluar takime informuese me subjekte, dhe ka ngritur grupe kontrolli në terren, sipas hartëzimit të zonave me ndotje akustike.
-
VIDEO
Rimorkio e kamionit me depozitë karburanti merr flakë në rrugën Vlorë-Fier! Shoferi reagoi në kohë, zjarrfikësit e shuan zjarrin! Ferrotat dogjën gomat
Drejtuesi i kamionit ka vrejtur tym në pjesën e gomave të rimorkios, e cila ka qënë me ngarkesë. Ai menjëherë ka ndaluar kamionin dhe ka bërë shkëputjen e rimorkios, pasi rrezikonte të digjej kamioni për shkak të depozitës së karburantit
-
VIDEO
Maliq/ Bombola e gazit pëson rrjedhje në banesë, zjarfikësit shmangin tragjedinë! S’ka të lënduar, vetëm dëme materiale
Një bombol gazi ka pësuar rrjedhje në ambientet e një banese, duke shkaktuar dëme materiale.
Ngjarja ndodhi në fshatin Vloçisht të Maliqit, ditën e sotme. Fatmirësisht flakët nuk janë përhapur më tej, ndërsa nuk raportohet për të dëmtuar.
Janë evidentuar vetëm dëme materiale në një mjedis të banesës, ku ishte edhe vatra e ngjarjes, i cili përdorej nga familja.
-
VIDEO
Rama: Monitorim me dronë për hapësirat publike, s’ka kthim pas në zaptimin e territorit
Kryeministri Edi Rama tha se procesi i çlirimit të hapësirave publike do të mbështetet gjithnjë e më shumë në teknologji, duke shmangur kthimin pas në zaptimin e territorit nga subjektet private.
Gjatë rubrikës “Sy m’SY”, Rama njoftoi se ka nisur puna për monitorimin teknologjik të rrugëve me kontrollin e trafikut, por do të shtrihet edhe te shkollat dhe hapësirat publike, duke theksuar se s’ka kthim pas në zaptimin e territorit.
-
VIDEO
Evazioni i ‘Bankers’, Rama: Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi, u heq kapelën! Koncesion i trashëguar, na detyrohen 240 mln euro
Kryeministri Edi Rama komenton evazionin fiskal në Bankers. Rama thotë se shyqyr që erdhi dita që Prokuroria të bëjë investigim në mënyrë të pavraur dhe u heq kapelën. Rama kujton edhe Arbitrazhin që ka fituar qeveria me Bankers, duke thënë se kompania i detyrohet 240 mln euro.
"Se di a je njeri me këtë identitet apo maskë e dikujt tjetër. Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 mln euro. Shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapelën përkatëse që ka bërë këtë invetsigim dhe uroj ti nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje, ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është akoma sot e gjithë ditën, kostoja e një koncesioni të dhënë poara se unë të merrja detyrën. Koncesionet që kemi dhënë, nuk do ti lija pa i ribërë, janë në shërbim të popullit shqiptar po koncesionet që kemi trashëguar janë ç’janë, ato janë vrima të zeza. Pavarësisht se në ndonjë rast ka pasur edhe ndonjë gjë që s’ka shkuar, por koncesionet që kemi bërë ne kanë bërë të mundur rrugën e Arbrit pa asnjë kosto, zero për qytetarët, pastrimin e qyteteve tona pa asnjë kosto, krahasuar se çfarë ndodh me kostot e pastrimit dhe trajtimit të mbtejeve në vendet e tjera, ne e kemi nën 30 euro. Në vendet e tjera nuk nis pa 100 euro për ton. Kemi bërë të mundur sterilizimin e instrumenteve mjekësorë në spitale, rënien drastike të infeksioneve post respiratorë, pavarësisht se çfarë thuhet. Të gjitha këto pa kosto, pa fatura për publikun. Kur dikush shkon në spital dhe hyn në operacion, apo bën analizë nuk paguan, zero. Ndërkohë që dikur ishte ndryshe. Nuk kam asnjë problem, sa i përket Bankersit, apo kush e ka bërë Bankersin, dhe çfarëdolloj emri që mudn të gjesh nëpër rrugët historike të ekonomisë Shqipërisë dhe kush i ka vënë emra apo kush ka lidhje me ato emra", tha Rama.
-
VIDEO
Rama nis rubrikën ‘Sy m’sy’, iu përgjigjet ndjekësve për aksionin e lirimit të hapësirave publike
Kreu i qeverisë po adreson pyetjet e ndjekësve lidhur me aksionin e nisur së fundmi në shkallë vendi për lirimin e hapësirave publike.
-
VIDEO
Zjarr në Vernik të Devollit, flakët rrezikojnë të përhapen drejt zonës kufitare! Janë angazhuar 48 forca zjarrfikëse
Një zjarr ka rënë në fshatin Vernik të Devollit. Prefekti i Korçës thotë se flakët rrezikojnë të përhapen drejt zonës së pikës kufitare. Janë angazuar 48 forca zjarrfikëse, ndërsa në gatishmëri janë edhe 3 mjete me efektivë nga bashkitë Korçë, Maliq e Pustec.
-
VIDEO
Korçë/ Zjarri përfshin malin e Moravës, digjen sipërfaqe me shkurre, shoqërohet një person për zjarrvënie të qëllimshme
Zjarri përfshin një sipërfaqe në malin e Moravës, pjesë e fshatit të Dishnicës. Zjarri ka përfshirë fillimisht një sipërfaqe me shkurre por në afërsi ndodhet pylli dhe ka depërtuar edhe brenda tij.
-
VIDEO
Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë: Nga zemra e çliruar e Komunës së Parisit
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje të tjera nga dita e sotme nga lirimi i hapësirave publike në Tiranë. Pamjet e publikuara nga kryeministri janë në zonën e Komunës së Parisit.
-
VIDEO
Sherr në Sarandë, ish-efektivi goditet me tytën e pistoletës! Në kërkim autori, arma shkrepet në ajër
Një ish efektiv policie, është goditur me tytën e një pistoletë në Sarandë gjatë një konflikti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku i plagosuri është 56- vjeçari Adil Velit. Policia është vënë në kërkim të autorit.