-
VIDEO
Zjarri në Dukat, Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së, aktivizon Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile. Ministri Vengu: Temperatura të larta ditët në vijim
Për shkak të situatës problematike të zjarrit në Dukat të Vlorës, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, duke kërkuan ndihmën e BE-së.
-
VIDEO
U lëndua nga zjarri në Dukat, zjarrfikësi Luan Kapaj: Rrezikohet Parku i Llogarasë, duhet të merren masa
Tre zjarrfikësit që mbetën të lënduar nga zjarri në malin e Dukatit, ndodhen në Spitalin e Vlorës në gjendje të stabilizuar.
-
VIDEO
Kreu i Zjarrfikëseve të Bashkisë Devoll, Xhafka: 70 forca në terren për shuarjen e flakëve në Vërnik! Kontakte dhe me shtetin grek për ndërhyrje
Teksa zjarrfikësit dhe forcat operacionale lokale e qëndrore vijojnë aksionin për shuarjen e flakëve në fshatin Vërnik të Devollit, i rënë prej ditës së djeshme, ka reaguar edhe Genti Xhafka, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës në Bashki.
-
VIDEO
Misteri i ushqimeve të skaduara, Kompania “Master AL” asnjë asgjësim në 4 vite! Administratori: Do e bënim kur të kishim lekë
Në 4 vite, kompania “Master AL” nuk ka bërë asnjë asgjësim të produkteve ushqimore të skaduar, çka ngjalli dyshimet te autoritetet se këto mallra mund të përfundonin në duart e konsumatorëve. Në magazinën e kompanisë në Vorë, u gjetën sasi të konsiderueshme mallrash që riambalazhoheshin dhe hidheshin në treg.
-
VIDEO
Vlorë/ Vijon zjarri në malin e Dukatit, asfiksohen 3 efektivë gjatë aksionit, dërgohen në spital! Kërkohet ndërhyrja nga ajri, flakët drejt parkut të Llogarasë
Forcat zjarrfikëse dhe të FA-së po punojnë për të lokalizuar flakët për të mos lejuar përhapjen e tyre drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë. Por era gjatë orëve të pasdites ka favorizuar vatrën që përparon drejt Llogarasë. kërkohet ndërhyrje edhe nga ajri për t'i vënë nën kontroll. Tre zjarrfikës pësojnë probleme me frymëmarrjen, nisen drejt spitalit, ku ndodhen jashtë rrezikut
-
VIDEO
Shpejtësi 3-fish mbi normën, Policia Rrugore apel shoferëve: Respektoni rregullat, për monopatinat marrin masa të posaçme
Si rezultat i monitorimit intensiv, përgjatë fundjavës, nëpërmjet radarëve janë evidentuar shpejtësi nga dy deri në trefish më shumë se norma e lejuar.
-
VIDEO
Bllokimi i anijes me 850 mijë litra naftë/ 9 marinarët e huaj 'ngecin' prej muajsh në portin e Durrësit, s'marrin dot pasaportat! Federata e Transportit apel autoriteteve
9 marinarë të huaj qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, pa mundur të marrin mbrapsht pasaportat e tyre, ndërkohë që situata për mbijetesën e tyre bëhet gjithnjë e më e vështirë.
-
VIDEO
100-vjetori i lindjes së Martin Camajt, Lezha nderon poetin e shquar
Në 100-vjetorin e lindjes së Martin Camajt, Lezha kujton dhe nderon kontributin e tij në zhvillimin e Gjuhës Shqipe dhe Albanologjisë.
-
VIDEO
Nën hetim dy persona që parkuan makinën dysh në Tiranë, aplikohet për herë të parë neni 293
Kjo është hera e parë që aplikohet nen 293 i Kodit Penal, që ka të bëjë me veprën “pengim dhe ndalim i qarkullimit rrugor”.
-
VIDEO
Shkarkimet në disa bashki / Spahiu: Rama krijon skenarë brenda vetes, si lëvizje opozitare mediatike
Kreshnik Spahiu mendon se kryeministri Edi Rama po krijon skenarë brenda vetes si lëvizje opozitare mediatike me urdhrat për shkarkimin e drejtorëve të bashkive, meqë opozita në Shqipëri duket se nuk ekziston më.
-
VIDEO
Zjarri në Shkopet, flakët avancojnë drejt Mirditës. Në ndihmë të zjarrfikësve shkon edhe helikopteri i ushtrisë
Zjarri i fuqishëm që nisi dy ditë më parë në zonën e Shkopetit në Lezhë ka avancuar në drejtim të territorit të Bashkisë Mirditë, duke u afruar rreth 2 kilometra nga fshati Lurth.
Gazetari i Report Tv, Elvis Hila, thotë se për shkak të erës së fortë, flakët po përhapen me shpejtësi, duke e bërë situatën problematike.
Në terren janë angazhuar forcat pyjore, grupet e zjarrfikësve dhe ato të Emergjencave Civile. Gjithashtu, në operacion janë përfshirë forcat zjarrfikëse të Matit, të Mirditës, si dhe trupa të ushtrisë.
Pas koordinimit me institucionin e Prefektit, në zonë ka mbërritur edhe një helikopter për të ndihmuar në shuarjen nga ajri.
-
VIDEO
Zjarri në Kapshticë ende aktiv, favorizohet nga erëra dhe temperatura e lartë
për shkak të temperaturave të larta dhe erës që e favorizon, zjarri në anën e Kapshticës vijon të jetë aktiv duke prekur një sipërfaqe të konsiderueshme, e cila po përfshin me ritme të shpejta të gjithë pllajën e malit.
Gazetari i Report Tv, Armand Braho bën me dije se në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur edhe me mjete rrethanore shuarjen e flakëve, por duket se situata po agravon pasi zjarri po arrin pranë rrugës nacionale Kapshticë-Bilisht.
Pavarësisht angazhimit të forcave zjarrfikëse, era ka bërë që pjesa më e madhe e hapësirës nga Vërniku deri në Kapshticë të përfshihet nga flakët.