-
VIDEO
Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani
Drejtori i Policisë së Dibrës, Artion Duka, ka dhënë detaje të tjera në lidhje me zbardhjen e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje për të cilën janë arrestuar 2 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Dyshimet mbi integritetin e përzgjedhjes së kandidatëve në Akademinë e Sigurisë, Policia reagim: Pretendimet, të pavërteta dhe tendencioze
Sipas policisë, pretendimet se disa kandidatë po përfshihen padrejtësisht në programin e trajnimit në terren është i pavërtetë dhe keqinformues.
-
VIDEO
Ekstradohet në Itali shqiptari që kishte falsifikuar vdekjen e tij, i dënuar për rrëmbim, zhvatje e trafik droge
Shqiptari me 3 identitete dhe që kishte arritur të falsifikonte vdekjen e tij që në vitin 2003, u ekstradua sot në shtetin italian për t’u përballur me drejtësinë aty.
-
VIDEO
Tre vëllezër nga Tropoja ‘kokat’ e rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës në Mat, shkak konfliktet për drogën në Gjermani! 2 në pranga, 2 në kërkim
4 persona, tre prej tyre vëllezër, rezultojnë të përfshirë në vrasjen e Renis Dobrës nga Mati. Dy nga autorët vihen në pranga, në kërkim dy vëllezërit e tjerë. Shkak i ngjarjes dyshohen problemet me drogën.
-
VIDEO
Report Tv siguron VIDEON, momenti kur autorët ndjekin Dobrën me makinën me qira! Largohen me shpejtësi pas rrëmbimit
Ky mjet i bardhë që shihni në video, është makina me qira e përdorur nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat. Report Tv me gazetarin Sokol Dema ka siguruar këto pamje nga momenti kur autorët e vrasjes, dyshohet të kenë ndjekur të riun nga Mati, të cilin më pas e rrëmbyen dhe e torturuan deri në vdekje. Mjeti i marrë me qira fillimisht shihet teksa ndjek një mjet, i cili dyshohet të jetë i të riut Dobra.
-
VIDEO
Aktivizohet vatra e zjarrit në malin “Vlashaj” të Shupenzës në Bulqizë
Erërat e forta kanë kontribuar në përhapjen e shpejtë të flakëve, duke bërë që zona të jetë e rrezikuar dhe të zgjerohet më tej.
-
VIDEO
Tiranë/ Lëvizte me armë me vete, arrestohet 31-vjeçari! Nën hetim pasagjeri
Një 31-vjeçar i cili lëvizte me armë me vetë në makinë ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Egzon Murataj kap nga blutë në urën e Babrroit.
-
VIDEO
Taksa e re për shtëpitë e dyta/ Eksperti Imobiliar: Në fuqi nga 1 janari 2026, kush i mban banesat bosh do detyrohet t’i shesë, mund të sjell rënie çmimesh
Eksperti imobiliar Armand Shkëmbi, tha se do të ketë një dyfishim të taksës së pronës së dytë. Sipas ekspertit, kjo do të prek ata pronarë që i kanë aktualisht pronat e dyta dhe për ata që do ti blejnë pas 1 janarit 2026 kur ligji të hyjë në fuqi.
-
VIDEO
Ndreu: Në Tiranë, lokali i parë që u çmontua ishte i vëllait tim!
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku dha këndvështrimin e tij për valën e shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, sezonin turistik në qytetin që ai qeveris, "shkundjen" e pushtetit vendor na kryeministri Edi Rama, si dhe rezultatin historik që Partia Socialiste mori në zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Shuhet zjarri në Drenovë/ Shefi i zjarrfikëses në Mallakastër: Disa efektivë do qëndrojnë në zonë për të monitoruar situatën
Është izoluar pasditen e sotme vatra e fundit e zjarrit në Drenovë, rreth orës 18:30. Shefi i zjarrfikëses në Mallakatër Hajri Malaj tha se disa efektivë do të qëndrojnë në zonë për të monitoruar vatrat e zjarrit.
'Ekipet zjarrfikes analizuan situatën në terren duke konkluduar se zjarri është shuar. Megjithatë disa efektivë do të qëndrojnë në zonë për të monitoruar vatrat e zjarrit të cilat mund të riaktivizohen pasi ka ende trungje pemësh që digjen", tha ai.
Zjarri në Drenovë nisi dy ditë më parë dhe dogji mbi 100 ha pyll me pisha dhe disa ullishte.
-
VIDEO
Dekonspiroi aksionet e policisë, SPAK mbyll hetimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja: Ndihmoi Altin Hajrin në këmbim të votave
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen ndaj tre të pandehurve; Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri. Në krye të listës qëndron Jurgis Çyrbja, ish-deputet i Partisë Socialiste, i cili akuzohet për një sërë veprash penale të kryera gjatë kohës kur ushtronte funksion publik në Kuvendin e Shqipërisë.
-
VIDEO
Shembet me eksploziv ndërtesa e fundit në Theth! Shpërthimi i komanduar përmbyll aksionin ndaj objekteve pa leje
Është shembur paraditen e sotme me eksploziv ndërtesa e fundit në zonën e Thethit, duke përmbyllur kështu aksionin për lirimin e hapësirave në një prej destinacioneve turistike më të njohura të veriut të vendit.
Prej orësh, forcat xheniere kishin montuar kallëpet e eksplozivit në strukturë, ndërsa shpërthimi i komanduar u realizua me sukses, pa incidente.