-
VIDEO
Sekuestrohet për herë të dytë autobusi i agjencisë të kryetarit të PD-së në Sarandë, po nxirrte ilegalisht nga Greqia një emigrant
Në pikën kufitare të Mavromatit, në Thesproti të Greqisë, autoritetet kanë sekuestruar për herë të dytë autobusin e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Sarandë. Brenda mjetit është zbuluar një emigrant i paligjshëm, i cili po përpiqej të largohej në mënyrë të jashtëligjshme nga territori grek.
-
VIDEO
Aksioni në Theth, Shabani: Nuk mbroj paligjshmërinë, t’i jepet fund lejeve korruptive
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani i ftuar në Report Tv komenton aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Shabani thotë se nuk mund të mbrojmë paligjshmërinë, por thekson se fillimisht duhet zgjidhur problemi i lejeve korruptive.
-
VIDEO
Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit 'në luftë' me flakët
Edhe pas ndërhyrjes nga ajri me helikopter në masivin pyjor me pisha të Drenovës zjarri vijon të jetë ende aktiv.
25 forca zjarrfikëse dhe 20 forca bashkiake janë duke punuar për neutralizimin e flakëve me mjete rrethanore, ndërsa tre mjetet zjarrfikëse nuk po mund të operojnë për shkak të terrenit të vështirë dhe të thyer kodrinor.
Burimet nga vendngjarja pohojnë se pavarësisht situatës shqetësuese, intensiteti i flakëve po ulet.
-
VIDEO
Policia Rrugore bën kërdinë, mbi 3 mijë gjoba në një javë
2 dronë dhe 3 radarë Poliscan janë përdorur për të evidentuar në kohë reale sjelljet e rrezikshme gjatë drejtimit të mjeteve.
-
VIDEO
Vrasja e Martin Canit, autori në gjykatë: S'e mbaj mend dinamikën! Nuk kisha thikë, e gjeta në rrugë! 3 ditë para më goditi me grushte
Në praninë e psikologut, autori i mitur ka dëshmuar në gjykatë, ku ka deklaruar se nuk e mban mend dinamikën e ngjarjes. Për thikën me të cilin goditi bashkëmoshatarin, thotë se e ka gjetur në rrugë.
-
VIDEO
Shkodër/ I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia
Një i ri ka kërcënuar me armë një tjetër, për shkaqe që akoma mbeten të paqarta në zonën e Dobraçit në Shkodër. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit.
-
VIDEO
Rama vizitë në Gjermani, pritet nga Kryeministri i Bavarisë
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë, me ftesë të Kryeministrit të Bavarisë, Markus Soder.
Kreu i qeverisë shqiptare është pritur në Bavari nga z.Soder, të cilin e konsideron mik të shqiptarëve.
“Të ftuar nga Kryeministri i Bavarisë z.Markus Söder, një mik i çmuar me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë”, ka shkruar Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social Facebook.
-
VIDEO
Tedi Blushi: Të ndalen shembjet në Theth, të nisë dialogu me banorët
Përmes një deklarate për mediat, Blushi shprehet se banorët e Thethit janë të prerë në besë nga Kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Me plagë arme në kokë, 17-vjeçarja në Vlorë tenton vetëvrasjen
Një vajzë 17-vjeçare në Vlorë ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë si pasojë e një plage në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit.
-
VIDEO
Ura e Matit drejt shembjes, udhëtarët: Kalojmë me frikë! ARSH injoron kërkesat e Prefekturës së Lezhës për riparim
Ura e Matit në aksin e vjetër rrugor Lezhë–Milot po degradon dita-ditës, duke u kthyer në një kërcënim serioz për drejtuesit e automjeteve. Prefektura e Lezhës jashtë kameras tha se ka bërë disa kërkesa në ARRSH për riparimin e saj por kanë përfunduar në kosh.
-
VIDEO
Mallakastër/ Vijon zjarri në Drenovë, era favorizon përhapjen e flakëve, forcat zjarrfikëse në terren
Vijon zjarri në Drenovë të Mallakastrës, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë me të gjitha mjetet për ta vënë nën kontroll, por era po favorizon flakët
Zjarri ka përshkruar dhjetëra hektar pisha, ndërsa është përhapur edhe në zonën e Belishovës.
-
VIDEO
Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional, Rama thirrje të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton se të rinjtë mund të regjistrohen përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë.