-
VIDEO
Protestoi për pagë më të lartë dhe kushte më të mira pune, kompania ‘Albchrome’ shkarkon nga puna vagonistin në minierën e Bulqizës
Të hënën që lamë pas, punonjësve të minierës së Bulqizës u është shpërndarë nga kompania Albchrome një “Deklaratë përgjegjësie individuale”, të cilën ata janë ftuar ta firmosin. Në dokument, u kërkohet të distancohen nga çdo akt apo thirrje për ndërprerje të paligjshme të punës dhe të deklarojnë se nuk janë ndikuar apo nuk do të ndikohen nga persona të tjerë për të ndërmarrë veprime proteste.
-
VIDEO
'Peizazhi më i bukur në grykëderdhjen e lumit Vjosa', deputetja Antoneta Dhima publikon pamje nga Darëzeza, por nafta derdhet ‘lumë’
Deputetja e PS Antoneta Dhima ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga Darëzeza, por ajo që duket në pamjet me dron është një derdhje masive nafte.
-
VIDEO
Tregtarët e bulmetit në 'ankth' nga kontrollet tatimore për faturat: 30 vite që 'ushqehemi' me qumësht, paguajmë taksa e po vuajmë
Vendimi i qeverisë për të kërkuar kuponë tatimore për produktet bujqësore dhe blegtorale ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te fermerët. Ata e konsiderojnë masën të padrejtë dhe të papërshtatshme me kushtet në terren.
-
VIDEO
Gjenerata e re e PS, Braçe për Report Tv: Ende s’janë gati të shërbejnë si deputetë....
Deputeti i PS, Erion Braçe për Report Tv komenton edhe Akademinë politike të PS. Braçe thotë se ende deputetët e rinj, nuk janë gatti të bëjnë punën e deputetit që javën e parë të shtatorit.
Raziela Myslimaj: Ajo që ju po bëni me shkollën verore në Partinë Socialiste, mendoni që do duhet të ishte një strukturë brenda Kuvendit të Shqipërisë. Pra, ju jeni një nga lektorët, trajnoni deputetët e rinj, që i njihni me organigramën, me mënyrën se si funksionon kuvendi, me rolin që ata do të kenë. Duhet ta bëjë Kuvendi këtë dhe jo Partia Socialiste?
Erion Braçe: Jo në çdo rast mund të qeshë deputet të gatshëm, por duhet të synosh. Të kandidosh njerëz që mund të jenë të gatshëm të bëjnë punën në Kuvend. Në qoftë se listat e mbyllura kishin ndonjë vlerë, kishin vlerë që ti të merrje apo të sillje të sillje në Kuvend njerëz të gatshëm për të bërë punën e deputetit në Kuvend, se është punë.
Raziela Myslimaj: E ka ruajtur bërthamën Partia Socialiste me këto zgjedhje, të njerëzve profesionistë të aftë të punojnë në Kuvend?
Erion Braçe: Po bërthamën e ka ruajtur por unë do doja që të 83, të ishin të gatshëm që në javën e parë të shtatorit të shërbenin si deputetë në Kuvend. Janë të gatshëm? Jo
-
VIDEO
Aksioni në Theth/ Braçe: Perspektiva e atij vendi s’mund të jetë dominimi nga paratë e krimit! Mungon plani i zhvillimit
Deputeti socialit Erion Braçe e sheh të nevojshëm aksionin në Theth e në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike. Në një intervistë për Report Tv, pavarësisht të gjitha kritiakve për këtë aksion, Braçe thotë se nuk është i shqetësuar sepse ky vend ka nevojë për ligj e rregull. “E ardhmja e Thethit nuk shkon, që kjo është toka ime, ndërtoj unë ça dua”, thotë Braçe duke theksuar se perspektiva e këtij vendi nuk mund të jetë dominimi nga paratë e krimit.
Por ai thekson se banorëve të Thethit u mungonte një plan zhvillimi në letër, në mënyrë që t’u jepeshin modelet se si duhet të ndërtojnë.
-
VIDEO
Presidenca daneze e BE: Partitë në Shqipëri të mbështesin planin ambicioz të qeverisë për negociatat! Tirana, progres mbresëlënës
Në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, presidenca daneze e BE shpalosi objektit për zgjerimin, teksa ministrja për Çështjet Evropiane Bjerre tha se Shqipëria dallon për progresin që ajo e quajti mbresëlënës në negociata. Ajo inkurajoi forcat politike shqiptare që të mbështesin planin e qeverisë Rama për të përfunduar negociatat me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur
-
VIDEO
‘Plumbi i Artë’, Tase dëshmon për atentatin ndaj Aredin Beharit: E qëlluam në lokal, u ul poshtë tavolinës! Edhe Gim Boriçi shpëtoi se më ngeci kallashi
Tre tentativa vrasjesh me Henrik Hoxhajn shkuan dëm, 2 prej të cilave për Aredin Beharin dhe e treta për Agim Boriçin. Skerdi Tase, i penduari i radhës në gjyqin “Plumbi i Artë” rrëfeu gabimet në atentate dhe konfliktet me Hoxhajn, i cili e cilësonte fajtor për dështimet.
-
VIDEO
U vetëplagos me armë në kokë, e mitura s’donte të kthehej në fshat te njerka
Nën presion nga babai, e mitura jetonte me gjyshërit në Vlorë. Arrestohet babai për dhunë, gjyshi nën hetim për shkak se fshehu armën.
-
VIDEO
Sot shembet me tritol objekti i fundit pa leje, qytetarë dhe aktivistë nga Mirdita nisen drejt Thethit: U bë masakër, shteti është kthyer në agresor
Forcat xheniere ndodhen në Theth për të shembur me tritol objektin e fundit pa leje. Një grup qytetarësh nga Mirdita janë nisur drejt fshatit turistik në solidaritet, siç thonë ata, me vëllezërit e tyre.
-
VIDEO
Situatë absurde në “Ali Dem”, familja bllokonte parkimin e pallatit me blloqe betoni. Arrestohet babai, nën hetim djali
Një familje bllokonte një hapësirë publike me blloqe betoni, përpara hyrjes së një parkimi në pallat.
-
VIDEO
Ndotja e ajrit nga zjarri në landfill përfundon në gjykatë. Nënë e bir padi ndaj ‘Eco-Elb’ dhe Bashkisë Elbasan
Në emër të shëndetit, Fatmira dhe Gentjan Serjani, nënë e bir, çuan në gjykatë çështjen e djegies së mbetjeve në landfillin e Elbasanit. Ata dorëzuam një padi civile ndaj kompanisë “Eco-Elb” dhe Bashkisë së Elbasanit, duke kërkuar përgjegjësi për ajrin e ndotur dhe pasojat në shëndet.
-
VIDEO
Merr flakë autobusi në aksin Gjirokastër-Sarandë
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kardhiq, 4 kilometra përpara hyrjes në tunelin e Skërficës.