Aksioni në Theth/ Braçe: Perspektiva e atij vendi s’mund të jetë dominimi nga paratë e krimit! Mungon plani i zhvillimit

15 Korrik, 15:32 | Përditesimi: 15 Korrik, 15:32

Deputeti socialit Erion Braçe e sheh të nevojshëm aksionin në Theth e në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike. Në një intervistë për Report Tv, pavarësisht të gjitha kritiakve për këtë aksion, Braçe thotë se nuk është i shqetësuar sepse ky vend ka nevojë për ligj e rregull. “E ardhmja e Thethit nuk shkon, që kjo është toka ime, ndërtoj unë ça dua”, thotë Braçe duke theksuar se perspektiva e këtij vendi nuk mund të jetë dominimi nga paratë e krimit.

Por ai thekson se banorëve të Thethit u mungonte një plan zhvillimi në letër, në mënyrë që t’u jepeshin modelet se si duhet të ndërtojnë.

r.k./Shqiptarja.com