-
VIDEO
Lot, kambana dhe duartrokitje, Diogo Jota e Andre Silva përcillen për në banesën e fundit
Arkmortet me trupat e pajetë të Diogo Jotës dhe Andre Silvës u futën në kishën e 'Ngjalljes' në Gondomar në orën 11:07 të kësaj të shtune, në qytezën e tyre të lindjes në afërsi të Portos. Të udhëhequr nga prifti katolik i Dioqezës dhe mijëra të pranishëm, miqtë dhe të afërmit shoqëruan për herë të fundit dy vëllezërit që humbën jetën tragjikisht dy ditë më parë.
Futbollistët e Liverpool, Portugalisë dhe Penafiel ishin të pranishëm në ceremoni. Të shumtë ishin personalitetet e futbollit ndërkombëtar, gazetarë dhe drejtues klubesh e institucionesh që zhvilluan homazhe për futbollistët.
Me lule në duar, lot në sy dhe kambanat me tingullin funebër, dy vëllezërit u përcollën për në banesën e fundit me duartrokitjet e fansave.
-
VIDEO
Me kallash, çifte e pistoletë pa leje në banesë, pranga 50-vjeçarit në Lushnjë
Blutë i ushtruan 50-vjeçarit një kontroll të befasishëm në banesë dhe i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte pa leje, si edhe 3 krëhëra dhe dhjetëra fishekë luftarak.
-
VIDEO
Erdhën si turiste, dy kinezet bazë prostitucioni në Qerret! Vihen në pranga, merrnin pagesa deri në 200 euro
Policia goditi një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës. Dy vajza kineze, 41 dhe 41 vjeçe u arrestuan. Përmes komunikimeve në rrjetet sociale, ato siguronin klientë dhe ofronin shërbime seksuale nga 80-200 euro.
-
VIDEO
Kërcënimi për bombë në Kuvendin e Kosovës, nis kontrolli nga policia
Pas kërcënimeve për bombë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, Policia na nis kontrollin e ndërtesës dhe makinave që gjenden në parkingun e këtij institucioni.
Ndërkohë, deputetët, punonjësit dhe gazetarët janë larguar nga ndërtesa dhe oborri i Kuvendit.
-
VIDEO
Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, gazetari për Report Tv: Telefonata mbërriti në zyrën e Konjufcës! Policia po kontrollon edhe makinat e deputetëve
Policia e Kosovës i ka urdhëruar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit e tjerë në ndërtesën e Kuvendit të largohen, ndërsa pritej të mbahej seanca e konstituive, pas dyshimeve për një kërcënim me bombë. Gazetari Venhar Isufi nga Kosova dha detaje në një lidhje live për Report Tv. Isufi tha se telefonata për kërcënim me bombë ka mbërritur në zyrën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
-
VIDEO
Vlorë/ Bashkia dhe policia aksion për lirimin e hapësirave publike, Dredha: Nuk ka lidhje me deklaratat e Ramës! Duhet të kemi drejtorë më të motivuar
Aksion bashkia dhe policia zbatim në terren për porositë e lëna nga kryeministri, lidhur me lirimin e hapësirave publike të zaptuara prej kohësh në mënyrë të paligjshme. Ka qenë kryebashkiaku Ermal Dredha dhe drejtori i Policisë Helidon Çela që kanë dalë në terren dhe po ndjekin nga afër zbatimin e masave. Ky aksion është përqendruar kryesisht te parkimet e paligjshme dhe do të vazhdojë çdo ditë deri në rikthimin e hapësirës për qytetarët.
-
VIDEO
Korriku sjell fluks pushuesish në Shëngjin, dominojnë ata nga Kosova! Shtohen shërbimet dhe kontrollet në vijën bregdetare
Korriku nis me fluks të shtuar në plazhet e Shëngjinit, ku dominojnë pushuesit nga Kosova. Ata shprehen të kënaqur me kushtet, sidomos me pastërtinë, ndërsa çmimet janë të njëjta me sezonin e kaluar.
-
VIDEO
Pushuesit dynden drejt bregdetit, trafik kilometrik në aksin nacional Milot-Lezhë dhe në rrugen e Shëngjinit
Dyndja e pushuesve drejt bregdetit të Lezhës, në Shëngjin dhe Tale, ka sjellë fluks të lartë automjetesh dhe trafik të rënduar në akset kryesore rrugore gjatë kësaj fundjave.
-
VIDEO
Aksident në Vlorë, shoferi i moshuar përplas këmbësorin te vijat e bardha
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në shëtitoren Lungomare. Një makinë e llojit Renault Clio, e cila drejtohej nga një shtetas i moshuar, ka përplasur një tjetër të moshuar tek vijat e bardha.
-
VIDEO
Mijëra njerëz homazhe për Diogo dhe Andre Silvën, sot përcillen për në banesën e fundit! Të dhënat nga hetimet e aksidentit tragjik
Mijëra njerëz morën pjesë të premten në homazhet për ndarjen nga jeta të Diogo Jotës dhe të vëllait të tij, pas aksidentit fatal që i mori jetën dy futbollistëve. Sot paradite do zhvillohet edhe ceremonia për të përcjellë vëllezërit në banesën e fundit.
-
VIDEO
Aksioni te Bankers/ CEO kinez dhe ish-drejtori mbërrijnë në Gjykatën e Fierit, do njihen me masën e sigurisë arrest me burg
FIER- Në Gjykatën e Fierit mbahet sot seanca për të arrestuarit në kuadër të aksionit të zhvilluar në zyrat e kompanisë “Bankers”. Në gjykatë kanë mbërritur CEO kinez, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobe për verifikimin e masës arrest me burg. Pritet që para gjyqtares Gladiola Bregu, ata të japin edhe dëshminë e tyre.
-
VIDEO
7 vite nga transformimi i Zogut të Zi, Veliaj: I dhamë Tiranës një hyrje dinjitoze
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale transformimin rrënjësor të një prej zonave më hyrëse të kryeqytetit – Rruga “Dritan Hoxha” dhe sheshi “Zogu i Zi”.