-
VIDEO
Mbetjet në landfillin e Elbasanit vijojnë të digjen prej 6 ditësh, bie intensiteti i ‘resë’ toksike
Mbetjet në landfillin e Elbasanit, vijojnë të digjen prej 6 ditësh. Report TV sjell pamjet me dron, ku vihet re se intensiteti i tymit ka rënë ndjeshëm. Në terren janë 5 automjete zjarrfikëse dhe 22 forca për të normalizuar situatën.
-
VIDEO
Tiranë/ Prodhonin dokumente false në banesë, babë e bir e kishin krijuar laboratorin në një dhomë të fshehtë! Dera hapej me sistem inteligjent
Babë e bir që prodhonin dokumente false në banesë, e kishin krijuar laboratorin brenda një dhome të fshehtë. Për hapjen e derës, përdornin një mekanizëm të fshehtë me karikues. Report TV siguron foton e këtij mekanizmi, që iu jepte mundësinë babë e bir të punonin në fshehtësi.
-
VIDEO
Kukës/ Me kallashnikov e municion luftarak në banesë, arrestohet 53-vjeçari (EMRI)
Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak
-
VIDEO
Aksion pastrimi në Vlorë, Dredha: Ku ka rezistencë për lirimin e hapësirave publike, ndërhyjmë me forcën e ligjit! Të hënën ‘inspekton’ Rama
Pas kritikave të kryeministrit Rama, një aksion është ndërmarrë edhe për pastrimin e qytetit të Vlorës. Kryebashkiaku Dredha dhe ministri Vengu kanë ndjekur aksionin nga afër. Për lirimin e hapësirave publike, Dredha thotë se nëse ka kundërshti, do të ndërhyjë forca e ligjit. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Rama do të rikthehet në qytet për të 'inspektuar' ecurinë e porosive që ka lënë.
-
VIDEO
Vlorë/ Policia aksion për lirimin e hapësirave publike gjatë orëve të mbrëmjes, ‘çliron’ rrugët nga makinat e parkuara keq! I 'shkul' me karrotrec
Këtë mbrëmje, vëmendja është përqendruar te mjetet e parkuara në zona që janë hapësira publike, të cilat po largohen me karrotrec. Të gjitha automjetet e bllokuara transportohen në pika të caktuara bllokimi, ku më pas ndaj pronarëve të tyre vendosen edhe masa administrative
-
VIDEO
Zjarri në landfillin e Elbasanit, bie intensiteti i resë toksike të tymit!
Bie intensiteti i resë toksike të tymit në landfillin e Elbasanit.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Shpërthen zjarri te transformatori i fshatit Kakoz, rrugës zjarrfikësit shuajnë edhe flakët në kabinën elektrike të Valaresë
Teksa shkonin në vendngjarjen e parë, forcat zjarrfikëse rastësisht rrugës konstatuan një tjetër vatër zjarri në fshatin Valare, në vendin e quajtur “Stallat”, afër një kabine elektrike
-
VIDEO
Pamje të tjera nga ndotja e lumit Fan prej mbetjeve të fabrikës së pasurimit të bakrit në Fushë-Arrëz
Këto janë pamje të tjera nga ndotja e ujërave në lumin Fan të Fushë-Arrëzit, si pasojë e mbetjeve nga pasurimi i bakrit në fabrikën “Ber Alb”, të shkarkuara nga kompania koncesionare.
-
VIDEO
Aksioni te Bankers/ Report Tv zbardh mbrojtjen e ish-drejtorit Çobo: S’kam asnjë funksion prej 2015! Në vitin 2021 jam hetuar dhe çështja u pushua
Report Tv ka arritur të zbardhë mbrojtjen e ish-administratorit të kompanisë Bankers, Leonidha Çobo, i cili ka dalë para Gjykatës së Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg. Në mbrojtjen e siguruar ekskluzivisht nga gazetarja e Report Tv, Marsela Topi, mësohet se avokati i Çobës ka deklaruar në gjyq se ai e ka kryer detyrën në mënyrë korrekte nga viti 2010-2015. Avokati ka deklaruar se periudha e hetuar nga Prokuroria e Fierit, i referohet viteve 2018 e në vijim, kur Çobo nuk ka më pasur asnjë funksion në kompani, ndërsa raportet mbi të cilat janë ngritur akuzat janë të pas 2018-ës.
-
VIDEO
Zjarri në landfillin e Elbasanit aktiv prej 5 ditësh, 30 forca dhe 7 mjete zjarrfikëse në vendngjarje! Mblidhen kryetarët e 7 bashkive të qarkut
Mbi 20 mijë metër kub dhera janë hedhur deri tani, por mungesa e materialit ka vënë në vështirësi ekipin në operacion. Gjatë natës së fundit, rreth 50 kamionë me dhera janë sjellë nga Tirana për të përballuar emergjencën. Aktualisht po punojnë 30 forca, ndërsa aty ndodhen dhe 7 mjete zjarrfikëse, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.
-
VIDEO
Klos/ Banorët e fshatit Kurdari protestojnë sërish kundër HEC-it mbi lumin e Lusës: Rrezikon burimet ujore e tokat bujqësore
Edhe këtë të shtunë, situata në fshatin Kurdari të Klosit mbetet e tensionuar. Banorët kanë dalë përsëri në terren dhe kanë bllokuar makineritë e kompanisë “Global Interprise Group”, e cila po tenton të vazhdojë punimet për ndërtimin e HEC-it Doma mbi lumin e Lusës.
-
VIDEO
Inertet e hotelit hidhen në në plazhin e Gjilekës në Dhërmi, arrestohet inxhinieri
Një inxhinier ndërtimi u arrestua nga policia, pasi u zbulua se në vijën bregdetarë të Gjilekës në Dhërmi, po hidheshin mbetje inerte nga ndërtimi i një hoteli në këtë zone, objekt i cili u bllokua.