-
VIDEO
Mbyllja e legjislaturës së 10-të të Kuvendit, Spiropali: Mbështetja ndaj SPAK dhe vota e diasporës, hapa të guximshëm për demokracinë! Sfidë anëtarësimi në BE
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në video-mesazhin përmbyllës për legjislaturën e 10-të, falënderoi deputetët dhe qytetarët për mbështetjen dhe angazhimin. Spiropali, ka bërë bilancin e dy sesioneve të fundit parlamentare, duke i cilësuar ato si ndër më të suksessshmet e kësaj legjislature.
-
VIDEO
Gërmime arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës, arkeologia: Dolën në pah fragmente të një kulle, i përket antikitetit të vonë
Pas rreth 30 vitesh arkeologët janë rikthyer sërish në muret e kalasë së Gjirokastrës, ku kanë nisur gërmimet për të hedhur dritë mbi historikun e kësaj kështjelle në kohëra të hershme. Aktualisht gërmimet, që drejtohen nga Instituti Kombëtari Trashëgimisë Kulturore, janë fokusuar tek hyrja kryesore e kalasë, ku kanë nxjerrë në dritë pjesë të një kulle që i përket antikitetit të vonë.
-
VIDEO
Shkodër/ Aksident i rëndë në Kryebushat, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e makinave!
Sipas të dhënave të para, 3 persona janë transportuar në spital, ku njëri prej tyre raportohet se ka vdekur pasi ishte në gjendje të rëndë për jetën pas përplasjes
-
VIDEO
Ekskluzive/ U ‘dogj’ nga dekriminalizimi, Kajmakut do i paguhen rrogat për 4 vite nga Bashkia Vorë dhe Këshilli i Qarkut! Fiton edhe 30 mijë € dëmshpërblim nga KQZ
Agim Kajmaku, ish-kryetari i PS në bashkinë Vorë, ka fituar betejën financiare me institucionet, 6 vite pasi u shkarkua si i prekur nga ligji i dekriminalizimit. Bashkia e Vorës dhe Këshilli i Qarkut Tiranë detyrohet t’i paguajnë Kajmakut të gjitjha pagat e një mandati 4 vjeçar. Ndërsa, KQZ detyrohet të paguajë 30 mijë euro dëmshpërblim. Gjykata: KQZ tejkaloi kompetencën, shkarkimi pa vendim të formës së prerë.
-
VIDEO
Shkodër/ Transportonin turistë me varka në të zezë në liqenin e Komanit, persona nën hetim
Pesë persona u vunë në hetim në gjendje të lirë pasi kryenin aktivitete në kalatën dhe në liqenin e Komanit, në kundërshtim me ligjin.
-
VIDEO
Kreu parakalim të rrezikshëm në urën e Matit, shoferi gjobitet me njëqind mijë lekë
Policia Rrugore e Lezhës ka gjobitur me njëqind mijë lekë drejtuesin e një automjeti.
-
VIDEO
Vodhi 30 mijë euro në një banesë arrestohet 49-vjeçari në Tiranë (EMRI)
Një 49-vjeçar i cili në bashkëpunim me dy persona të tjerë vodhi 30 000 euro dhe sende me vlerë në një banesë vitin e kaluar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit.
-
VIDEO
Aksident në rrugën Peqin-Elbasan, mjetet përplasen kokë më kokë, kamionçina përfundon në kanal!
Një aksident ndodhi orët e para të pasdites së sotme në rrugën Peqin-Elbasan, po për fat të mirë pa persona të dëmtuar dhe vetëm me dëme të konsiderueshme materiale
-
VIDEO
Rrugorja e Vlorës bën bilancin/ Gjatë tre ditëve, 200 gjoba për parkime të gabuara
Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin gjatë tre ditëve, ku ndër të tjera bën me dije se ka vendosur në 200 gjoba për parkim të gabuar, ndërsa 25 makina i ka tërhequr me karrotrec.
-
VIDEO
Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri ,dy të arrestuar në Kukës! Sekuestrohen 8 pistoleta
Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, me qëllim shitjen.
-
VIDEO
Situata e zjarreve mbetet alarmante, 21 vatra gjatë 24 orëve të fundit, 4 janë ende aktive! U dogjën 6 ha, ja ku ka rrezik të lartë, harta dhe masat
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën prognozën operacionale të një ditë në shkallë vendi, aktiv zjarri në landfillin e Elbasanit, Finiq, Has dhe në Vaqarr të Tiranës. Të tjerat janë shuar. U dogjën 6 ha me bimësi, 36 mjete dhe 232 forca në terren. Edhe helikopteri i ushtrisë ‘Cougar’ në operacion
-
VIDEO
Po ecte te vizat e bardha, makina përplas këmbësorin në Fier
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Kastriot Muço” në qytetin e Fierit. Drejtuesja e automjetit, nuk ka mundur të frenojë dhe si pasojë ka përplasur edhe këmbësorin.