-
VIDEO
Task-Forca e Durrësit ‘kujtohet’ të kontrollojë Jet Ski-të pas vdekjes së turistit! Gripshi: Kusht, dëshmia e lundrimit
Pas dy aksidenteve të njëpasnjëshme me Jet Ski, njëri prej tyre me vdekje, Task-Forca e Durrësit ka nisur më në fund inspektimet në bregdet. Oltsen Gripshi, kordinator i Task-Forcës tha se drejtimi i çdo lloj mjeti lundrues, përfshirë dhe Jet Ski-të, pa dëshmi lundrimi (patentë) është rreptësisht i ndaluar.
-
VIDEO
36 qendra shëndetësore verore, 4600 vizita në 2 javë! 10% e pacientëve, pozitiv me COVID
Qendrat verore të ngritura për sezonin veror po përballen me një numër të lartë pacientësh. Në dy javë, u kryen mbi 4600 qytetarë dhe turistë, me alergji, viroza apo hipertension. Falë këtij shërbimi janë shpëtuar jetë në rrezik nga infarkti.
-
VIDEO
U vodhën 15 mln € europianëve përmes Call Center, GJKKO dënon me 23 vite burg 2 kokat e grupit! Iu konfiskohen 14 pasuri
12 vite burg për Jusel Micin dhe 11 të tjera për Mendim Domin ka vendosur GJKKO për 2 organizatorët e grupit kriminal që përmes Call Centarave i zhvatën qytetarëve evropianë rreth 15 milionë euro. Të dy do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, ndërsa u janë konfiskuar 14 pasuri teksa vijon ende hetimi pasuror.
-
VIDEO
U dënua për korrupsion, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa! E kthen në qeli
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 2 vite e 4 muaj burg për ish magjistratin e akuzuar për korrupsion, me ndryshimin që pjesën e mbetur të dënimit ta vuajë në qeli dhe jo në shërbim prove.
-
VIDEO
Kuvendi i ‘vjetër’ heq dorë, shtyhet raportimi për institucionet e pavarura! Dumani e të tjerët ‘llogari’ para deputetëve në shtator
Kreu i SPAK, Altin Dumani nuk do të raportojë javën e ardhme përpara Komisionit të Ligjeve, siç ishte parashikuar. Report TV ka mësuar se socialistët kanë vendosur që të gjitha raportimet e institucioneve të pavarura, të shtyhen për në shtator, kur të vijnë deputetët e rinj, pasi aktualët, po shënojnë mungesa të mëdha, sidomos ata që janë në fund të mandatit e nuk do të jenë më në Kuvend.
-
VIDEO
Prezantohet projekti 'BE për migracionin', Gonzato: Përgjegjësi e përbashkët! Mbështet përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim
Bashkimi europian do të mbështesë Shqipërinë në menaxhimin e flukseve migratore. Vendi është pjesë e të ashtuquajturës “rruga ballkanike”, e kalimit të migrantëve që synojnë shtetet europiane. Për ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato, bëhet fjalë për një përgjegjësi të përbashkët, e njëkohësisht, një pikë kyçe edhe në procesin e anëtarësimit.
-
VIDEO
"EU4Migration", Lungarotti: Projekt për njerëzit, forcohen kapacitetet kombëtare për menaxhimin e migracionit dhe azilit
Në eventin ku u prezantua projekti "EU4Migration", koordinatorja e IOM për Ballkanin Perëndimor Laura Lungarotti theksoi se projekti ka për synim që ta afrojë Shqipërinë më pranë BE.
-
VIDEO
Rama prezanton skuadrën e deputetëve fitues në Durrës! PS fitoi 8 mandate, 4 ligjvënës ulen për herë të parë në Kuvend
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, prezantoi për publikun skuadrën fituese të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Durrësit. PS arriti të fitonte 8 mandate në qarkun bregdetar, kundrejt 6 mandateve të PD-së
-
VIDEO
Përfshihen nga flakët banesat e komunitetit rom në Shkodër! Nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale
Një zjarr ka përfshirë sot në orët e para të mëngjesit kampin social të komunitetit rom në Shkodër. Aktualisht, në këto kontejnerë jetojnë mbi 142 banorë të komunitetit rom, të cilët më parë banonin në kushte ekstreme varfërie dhe pasigurie
-
VIDEO
Lushnjë/ Zjarr masiv pranë qytetit, rrezikohen edhe banesat, shmanget përhapja e flakëve! Shkak këputja e telave të energjisë elektrike
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bar të thatë në lagjen “Çlirim”, në periferi të qytetit të Lushnjës. Flakët ranë në një zonë me banesa a private, teksa u vunë nën kontroll në kohë të shpejtë nga zjarrfikësit, pasi rrezikonte edhe godinat përreth. Nisin hetimet, edhe grupi i avarive të OSSHE në terren
-
VIDEO
I shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje arrestohet 41-vjeçari në Durrës (EMRI)
Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Amarild Muka ishte shpallur në kërkim më parë për mashtrim dhe i dyshuar për disa vjedhje të tjera të kryera më parë
-
VIDEO
Pogradec/ Me armë, drogë e shufër metalike me mbishkrimin 'Policia', arrestohet 27-vjeçari! Ishte dënuar për vrasjen e bashkëmoshatarit (EMRI)
Vijojnë operacionet e uniformave blu për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Një 27-vjeçar i dënuar më parë për vrasje është arrestuar nga policia e Pogradecit