-
VIDEO
SHBA/ Kandidati për kryetar bashkie i New York-ut arrestohet nga agjentët e emigracionit
Brad Lander po shoqëronte një të pandehur jashtë gjykatës kur u kap nga agjentët e emigracionit, u përplas pas një muri dhe u vendos në pranga nga agjentën e emigracionit.Lander është në garë për postin e kryetarit të bashkisë së New York-ut, në konkurrencë me ish-guvernatorin Andreë Cuomo dhe kryebashkiakun aktual Eric Adams.
-
VIDEO
Për herë të parë 10 shkolla verore, përfitojnë 1 mijë fëmijë, Report Tv në shkollën Kosova, nxënësit bëjnë eksperimente e lojëra në klasa
10 shkolla në Tiranë, Kamëz e Durrës po funksionojnë për herë të parë edhe gjatë verës, me konceptin e kampeve verore. 1000 fëmijë janë bërë pjesë e një programi 2-javor që ndërthur mësimin me argëtimin. Report Tv sjell disa pjesë të programit në shkollën “Kosova”.
-
VIDEO
Hapen kutitë e Gramshit dhe Peqinit, anëtari i PD në KAS: Ka pasaktësi, por nuk e di sa vlejnë për pavlefshmërinë e rezultatit! Po përdoreni nga Berisha? Jemi profesionistë
Anëtari i PD në KAS, Elvis Çefa në një prononcim për mediat foli pas verifikimit të 94 kutive të Gramshit dhe Peqinit. Çefa tha se kanë evidentuar disa problematika si pasqyrim jo të saktë të numrit të fletëve të votimit të papërdorura apo kur procesverbalet nuk janë administruar sipas akteve nënligjore që përcakton Komisioni Rregullator.
Por Çefa thekson se është ende herët për të arritur në konkluzione, pasi procesi do të vijojë në faza të tjera, ku palët do të ridëgjohen në KAS, ku do të merret edhe vendimi për ankimin e PD për pavlefshmëri të rezultatit të zgjedhjeve për qarkun e Elbasanit.
-
VIDEO
Eksportet ‘Made in Albania’ arritën në vlerën 1.6 mld euro, shitëm më shumë ushqime e lëndë djegëse! INSTAT: importet ranë
Bizneset shqiptare kanë shitur 1.6 miliardë euro produkte shqiptare në 5-mujorin e parë të këtij viti duke u rritur me 2.1% në raport me vjet. Në raportin e INSTAT thuhet se kontribut pozitiv kanë dhënë eksportet e energjisë, lëndëve djegëse dhe të produkteve ushqimore. Ndërsa importet u ulën gjatë kësaj periudhe.
-
VIDEO
Masakra e Urës Vajgurore, 28 vite nga vdekja heroike e 4 efektivëve të policisë në përleshjen me bandat kriminale
Më 17 qershor 1997, në Urën Vajgurore, pas një përplasjeje mes policisë dhe bandave kriminale, katër efektivë policie u vranë dhe u dogjën brenda një mjeti të blinduar, ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën rëndë. Autorët e kësaj masakre nuk janë kapur ende, megjithëse janë dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm.
-
VIDEO
Zjarri përfshin kodrat e Krastës, 'mushkëritë' e Elbasanit në tym e flakë! Zjarrfikësit në terren, hetime dhe për shkaqet
Deri tani nuk rrezikohen banesat, por vetëm pishat dhe shkurret që ndodhen në këtë kodër dhe dëmet materiale janë të konsiderueshme. Mbetet i panjohur edhe shkaku dhe rrethanat e përhapjes së kësaj vatre, teksa po hetohet edhe nga policia për ta zbardhur, nëse ka qenë e qëllimshme
-
VIDEO
Shkodra 'kantier ndërtimi',10 milionë euro për zgjerimin e rrugës nga harku i Bërdicës deri tek ura e Bahçallëkut
Për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit turistik, puna është organizuar në mënyrë që të shmanget sa më shumë bllokimi i trafikut, duke garantuar qarkullim të vazhdueshëm për banorët dhe vizitorët.
-
VIDEO
Blushi i PL: KE certifikoi shkatërrimin e Reformës, drejtësia patericë e narkoregjimit, negociatat në stanjacion!
Numri dy i PL e cilësoi drejtësinë të kapur nga qeveria dhe mazhoranca, teksa ngriti edhe shqetësimin e moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga partia në pushtet. Akuzon drejtësinë edhe për rrëmbimin e kryetarit të partisë, Ilir Meta
-
VIDEO
Çështja ndaj Veliajt, SPAK thërret Plarent Ndrecën në cilësinë e personit që ka dijeni
Ndreca është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni. Nuk dihet nëse ka të bëjë me takimet e raportuara në paraburgim apo me ndonjë fakt tjetër penal që mund të ketë dalë nga hetimet.
"Isha si person në dijeni për hetimin. Nuk mund te flas dot sepse është çështje nën hetim", tha Ndreca.
-
VIDEO
Raporti i KE: Shqetësim pasiguria ligjore për ripërtëritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe moszbatimin nga Kuvendi të disa vendimeve të saj
Komisioni Evropian kërkon nga institucionet shqiptare që ta zgjidhin pasigurinë e krijuar në lidhje me ripërtëritjen e Gjykatës Kushtetuese. Në draftraportin e KE për shtetin e së drejtës në Shqipëri thuhet se shqetësim mbetet edhe moszbatimi i disa vendimeve të Kushtetueses, sidomos nga Kuvendi.
-
VIDEO
‘Plumbi i artë’/ Alibej në GJKKO: Kishim Biznes kokaine me Dritan Gjikën, Suel Çela donte eliminimin tonë! Talo, trim që rrinte vetëm në Dubai! I pandehuri Hoxha: O Tommaso Buscetta!
Kreu i organizatës së fuqishme në Elbasan, Erion Alibej, rrëfen pse ndërmori sagën e hakmarrjes pas 'Masakrës së Bradasheshit' dhe aleanca me Nuredin Dumanin për eliminimin e kundërshtarëve. Bujar Çelën thotë se e vrau për hakmarrje ndaj të vëllait, Talo Çela. Misteri i ngarkesës me 530 kg kokainë që po vinte nga Ekuadori në Turqi, biznesi me Dritan Gjikën dhe pse u vranë i vëllai dhe miku turk. Tension me të pandehurin Xhuljan Hoxha, e krahason Alibejn me të penduarin Buscetta të 'Cosa Nostrës'
-
VIDEO
Dosja 5D/ GJKKO dënon me 4 vite burg 5 ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë për ‘shkelje të barazisë në tenderë’! Përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar
Gjykata e Posaçme jep në total 4 vite burg për 5 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës për dosjen 5D. Të gjithë përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.