-
VIDEO
Presidenti Rumen Radev: Bullgaria mbështet integrimin europian të rajonit
Presidenti bullgarw Rumen Radev, deklaroi se Bullgaria mbështet vendet e rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.
'Bullgaria merr sfidën e bashkëpunimit të procesit të Evropës Juglindore dhe do të festojmë edhe përvjetorin e 30 dhe duke u nisur edhe nga deklarata e përbashkët. Ne, duke qenë për herë të katërt në kryesi, do të zhvillojmë atë që kemi bërë deri tani, do të bëjmë më të mirën me vizionin dhe domosdoshmërinë për të zgjidhur të gjitha sfidat që has rajoni ynë. Prioritetet e kryesisë natyrisht që do të synojnë pikërisht këto, përshpejtimin e integrimit evropian brenda rajonit bazuar në merita.
Lidhja ndërmjet tjetrit, gjithashtu kapitali njerëzor, 150 milion qytetarë. Unë do të doja t’ju garantoj juve që Bullgaria është shteti më i afërt dhe ka dëshirën e zjarrtë për të shtrirë dorën dhe për të qenë ndihma që shoqëria juaj dhe shteti të trajtojë sfidat në mënyrë më të shpejtë. Nëse ne synojmë të njëjtin objektiv që vendet e rajonit t’i bashkohen BE dhe të bëhen shtete anëtare, Bullgaria si një anëtare për një kohë të gjatë e BE dhe si kryesuese e kësaj iniciative vepron në mënyrë aktive në politikën e jashtme dhe mbështet proceset', tha ai.
-
VIDEO
Presidentja e RMV: Sa më të bashkuar më rezistentë përballë sfidave, pengesat e kaluara s'do ta ndalin integrimin
Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova tha se integrimi europian i rajonit po përballet me pengesa që vijnë nga e kaluara.
Por, sipas saj, pengesat e kaluara s'do ta ndalin integrimin
'Të samiti të në Shkup jam i kënaqur që përsëri jam pjesë e këtij procesi dhe urime për organizimin dhe mirënjohje për ata që kanë bërë për përparimin e përbashkët. Ne nuk do të arrijmë kurrë tek solidariteti, humanitet i tillë dhe një kujdes i tillë. Kjo do të thotë që solidariteti rajonal është një praktikë e vërtetë. Dua të them gjithashtu që ka pengesa që kanë penguar integrimin evropian të rajonit. Them që ka tragjedi nga e shkuara që thonë se ne jemi periferia.
Veprime të tilla nuk do të sundojnë në astin tonë, jo vetëm që nuk do të pengojnë procesin por do të përfundojnë… ato e ndikojnë fuqishëm pamjen e rajonit që ne po hasemi me eksode dhe depopullim dhe të rinjtë po largohen nga vendet tona dhe kjo është një tendencë e konsiderueshme dhe kjo ndodh jo vetëm në ekonomi. Mesazhi është që ne nuk duhet të bëhemi një periferi gjeoekonomike, na bashkëpunim, digjitalizim, sepse nëpërmjet bashkëpunimit do të ndërtojmë një rajon më konkurrues. Ne mbështesim integrimin e përbashkët dhe integrimin e përbashkët. Unë them shpesh që sa më të bashkuar të jemi aq më rezistentë do të jemi karshi sfidave', tha ajo.
-
VIDEO
Godinë e re e ‘ish-kinostudios’, përfundon restaurimi, investim i programit EU4Cultur dhe qeverisë, digjitalizohet dhe arkivi qendror shtetëror i filmit
Përfundon restaurimi i godinës së Ish -Kinostudios dhe Arkivit qëndror të Filmit. Një investim i programit EU4Cultur në bashkëpunim me ministrinë e Ekonomisë dhe Kulturës. Restaurimi i dy institucioneve nuk ka të bëjë vetëm me ndërtesat, por edhe si një risjellje e kujtesës kolektive. Ato do të shërbejnë si qendra krijimi, edukimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
-
VIDEO
‘Yzmeqari’ i Ballukut’, Gjekmarkaj ironizon duke propozuar Komisionin ‘estetik’: Të jepen çmimet Miss Oratoria dhe Miss Fjalimi, Toni Gogu kryetar jurie
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka folur ditën e sotme në seancën plenare gjatë diskutimeve për projektligjin mbi performancën energjetike të ndërtesave, të propozuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Gjekmarkaj kërkoi që prezantimi të bëhej nga ministrja Belinda Balluku, por në mungesë të saj projektligji u paraqit nga ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
'Zoti Balla e ka kuptuar që nuk e justifikon dot rrogën si ministër për Parlamentin dhe ka dy seanca që është bërë yzmeqar pranë Ministrisë së Energjetikës'.-tha Gjekmarkaj.
Më tej, deputeti Gjekmarkaj u ndal edhe te ndërhyrjet e deputetëve të mazhorancës gjatë debatit parlamentar. Ai bëri një propozim të ‘çuditshëm’, ku tha se kërkon ngritjen e një ‘Komisioni estetik’ për të vlerësuar fjalimet e mbajtura në Kuvend, me qëllim përzgjedhjen e fjalimit më të mirë.
'Fjalimi i zotit Balla, fjalimi i zonjës Resuli, fjalimi i zonjës Antoneta dhe fjalimi i Dilo Nasufit meritojnë një komision estetik. Do të propozoja Pastorin, njeriun e Zotit, Toni Gogun. Të shpallet Miss Fjalimi ose Miss Oratoria. Fjalimi fitues të lexohet në seancën e fundit për higjienë mendore dhe shpirtërore në shenjë respekti për deputetët.'-tha Gjekmarkaj.
-
VIDEO
Aksident në Korçë/ Automjeti përmbyset e del nga rruga, përfundon në spital një grua dhe tre fëmijë
Një automjet është përmbysur në afërsi të fshatit Bulgarec, duke lënë të plagosur një grua dhe tre fëmijë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton shkaqet e aksidentit dhe po merret me drejtuesin e mjetit.
-
VIDEO
Sulme në Teheran, bombardohet televizioni shtetëror iranian!
8 persona u vranë gjatë natës dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur në Izrael. Forcat izraelite goditën selinë e Forcës Quds në Teheran. Irani shënjestroi qendrat e komandës së IDF. Mediat iraniane 'flasin' për mundësinë e largimit të Khameneit nga vendi. Izraeli thotë se kontrollon hapësirën ajrore të Teheranit.
-
VIDEO
Gjykata e Korçës vendos 'shërbim prove' për Dritson Kurtin, u akuzua për marrëdhënie të paligjshme me të mitur! Avokati: Do diskutoj me klientin nëse do e çojmë çështjen në Strasburg
Gjykata e Korçës dënoi me 5 vite shërbim prove Dritson Kurtin, i cili ishte arrestuar vitin e kaluar. Pas seancës ka folur dhe avokati Cenko i cili ka thënë se do konsultohet me klientin nëse do ta kërkojnë pafajsinë e plot në Strasburg. Ai u akuzua për marrëdhënie të paligjshme me një të mitur, me të cilën solli në jetë një fëmijë.
-
VIDEO
Hekurudha 'hedh në rrugë' 47 punëtorë, mes tyre elektricistin në prag pensioni! Punëtorët protestojnë: Shkurtimi i vendeve të punës, i padrejtë
Hekurudha Shqiptare në Durrës ka larguar nga puna 47 punonjës të mirëmbajtjes. Ata protestuan sot duke e konsideruar vendimin të padrejtë. Të gjithë të larguarit, ishin të angazhuar në linjën hekurudhore të Bajzës që shërben për transportin e zhavorrit drejt Malit të Zi.
-
VIDEO
Rama prezanton skuadrën fituese të Partisë Socialiste në Berat, 3 nga 5 deputetët janë për herë të parë në Kuvend
Kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar në rrjetet sociale skuadrën fituese të PS në qarkun Berat pas zgjedhjeve të 11 majit. Nga 5 deputetët e zgjedhur, 3 prej tyre do jenë për herë të parë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.
-
VIDEO
Lezhë / I moshuari rrëshket në një pus në Balldren, humb jetën! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje nxjerrin trupin e pajetë
Një 73-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në një pus në fshatin Balldren të Lezhës, ku trupi i tij u nxor nga forcat zjarrfikëse dhe policia. Ngjarja u raportua nga familjarët, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
-
VIDEO
Tiranë/ 'Zgara' te rrethi i Komunës së Parisit përfshihet nga zjarri! Tymi 'pushton' zonën
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një 'Zgarë te rethi i Komunës së Parisit. Zjarri dyshohet se ka rënë në pjesën e kuzhinës gjatë momentit të gatimit.
-
VIDEO
Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku në vitin 2017, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Bledar Jambellin dhe Kristaq Leçin
Burg përjetë për Bledar Jambellin dhe Kristaq Leçin për vrasjen e ish-drejtuesit të policisë së Vlorës, Artan Cuku. Bledar Jambelli si organizator dhe financues i krimit, ndërsa Leçi ndihmoi autorin.