-
VIDEO
Lezhë/ Aksident tragjik në autostradën Milot-Thumanë, një viktimë dhe tre të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Fushë Gjorëm, ku një makinë me katër anëtarë të një familjeje ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Si pasojë, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë dërguar të plagosur në spitalin e Traumës në Tiranë.
-
VIDEO
Vrau me thikë kushëririn në Klos, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë, dyshohet për motive pronësie! Vajza e viktimës kërkon drejtësi: S’ja falim gjakun
Një ngjarje e rëndë u regjistrua një dite me parë në fshatin e thellë malor, Xibër-Murriz të Klosit, ku 65-vjeçari Selim Velsula u vra me thikë nga kushëriri i tij. Viktima është qëlluar teksa kulloste bagëtitë pranë pronës së tij per motive te panjohura. Autori e krimit u dorezua nga familjarët në polici
-
VIDEO
‘Bllokadë’ krimit në kufi! Në 5 muaj u sekuestruan 1.2 mln € pa deklaruar
Në 5 muajt e parë të vitit 2025, në pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendit u kapën dhe sekuestruan më shumë se 1.2 milionë euro në 20 raste, që u tentuan të hyjnë apo dalin po u deklaruar. Pjesa më e madhe e tyre u gjetën në Portin e Durrësit, Rinas dhe Kakavijë. Burime pranë policisë thonë se pjesa me e madhe e këtyre parave dyshohet se rrjedhin nga aktivitetet e paligjshme.
-
VIDEO
Indi/ Avioni u përplas me godinat e konviktit të mjekësisë, 60-të studentë të plagosur, 2 prej tyre në kujdesin intensiv
Rreth 60 studentë kanë mbetur të plagosur pasi një avion pasagjerësh i “Air India” u rrëzua në godinat e konviktit të mjekësisë në Ahmedabad.
Sipas Federatës së Shoqatës Mjekësore Gjithë-Indiane (FAIMA) e Indisë, dy prej tyre ndodhen në njësinë e kujdesit intensiv, ndërsa pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur.
-
VIDEO
Ekskluzive/ DHL kërkon 9.2 mln euro për votën e diasporës, KQZ refuzon pagesat: Paguajmë vetëm zarfet për të cilat ka firma
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do ta paguajë kompaninë postare për asnjë zarf zgjedhor që jua ka dorëzuar emigrantëve shqiptarë pa firmën e tyre. Report TV ka mësuar se KQZ ka refuzuar të paguajë faturën 9.2 milionë euroshe që ka paraqitur DHL dhe po heton një më një të gjitha firmat.
-
VIDEO
Vrasja e Fatos Cenajt në Itali, 58-vjeçari ka punuar si gardian në paraburgimin e Beratit! U largua në shtetin fqinj pasi e hoqën nga puna
Fatos Cenaj, i cili u vra me armë zjarri në Itali, ka punuar si gardian në paraburgimin e Beratit, para se të largohej te djemtë e tij në Itali.
-
VIDEO
Ankimet ngelin ekskluzivitet i partisë, kandidatët e PD rrëzohen në Kolegj: S’mund të ankohen për vjedhjen e brendshme të votave
Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot kandidatët e Partisë Demokratike të cilët të vetëm kërkuan rinumërim në zonat e tyre. Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja dhe Ilirjana Kuçana nuk kanë të drejtë si individë të kërkojnë rinumërim, as sipas gjykatësve. Kështu kishte vendosur më herët edhe KQZ, që ja njeh të drejtën e ankimit, vetëm partive.
-
VIDEO
Murtaja e bagëtive/ Partia e Lirisë: Vaksinim në të gjitha vatrat
Sekretari i për Bujqësinë në Partinë e Lirisë, Edmond Panariti tha sot se është bërë rreth dy javë që murtaja e bagëtive të imëta ka prekur veriun e Shqipërisë dhe se ekziston rreziku që kjo sëmundje të përhapet edhe në zona të tjera të Shqipërisë.
-
VIDEO
Vrau me thikë kushëririn në Klos, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë! Dyshohet për motive pronësie, motra e autorit njoftoi policinë
Autori, kushëri i 65-vjeçarit, u arrestua në shtëpinë e të vëllait në zonën e Alliasit. Ka qenë motra e 32-vjeçarit që ka njoftuar policinë pas bisedës që ka zhvilluar me të vëllanë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.
-
VIDEO
Banesa në Fier përfshihet nga flakët! Shkak dyshohet një bombul gazi
Një banesë private është përfshirë nga flakët në fshatin Lalar, Fier. E zonja e shtëpisë ka treguar se si ra zjarri ndërkohë që ka theksuar se fatmirësisht ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e fqinjëve ajo që ka mbajtur nën kontroll flakët deri në mbërritjen e shërbimit zjarrfikës.
-
VIDEO
Manastirliu prezanton Shkollën Verore: Pilotimi nis më 16 qershor në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, prezantoi sot modelin e ri të Shkollave Verore, i cili do të pilotohet duke filluar nga data 16 qershor në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës.
-
VIDEO
I dënuar në Itali për plagosje, dhunë në familje e përdhunim, arrestohet në Elbasan 50-vjeçari
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 47”.