-
VIDEO
SPAK zgjati hetimet për Metën, Berisha: Akt politik i organizatës kriminale të Ramës dhe Altin Troplinit
Kreu i PD, Sali Berisha sulmoi sërish drejtësinë, kësaj radhe pas zgjatjes së hetimeve për aleatin e tij politik, Ilir Meta. Në një konferencë nga selia blu, Berisha tha se vendimi i organizatës kriminale të Ramës dhe Altin Troplinit për zgjatjen e hetimeve është një akt kriminal.
“Vendimi i fundit i kreut të organizatës kriminale të Ramës dhe Altin Troplinit për të mbajtur në burg kryetarin e PL, partisë opozitare të dytë më të madhe, është akt politik kriminal që dëshmon frikën dhe tmerrin e Ramës nga Ilir Meta, që dëshmon papajtueshmërinë e tij, intolernacën absolute ndaj opozitës dhe opozitarizmit. Meta u burgos në mënyrë brutale pa asnjë urdhër arresti, me urdhër të Ramës. Meta u mbajt dhe mbahet në burg si person nën hetim pa asnjë provë, fakt penal. Ndaj tij edhe pasi dorëzoi dosjen, Altin Troplini kërkoi shtytje 6 muaj të hetimeve. E kanë arrestuar pa i paraqitur fletë arreste, Rama donte të goditej me çdo kusht nga banditë që i kishte dërguar për atë qëllim. E mbajnë në qeli pa asnjë provë, vetëm urdhër politik. Dorëzojnë dosjen në gjykatë pa fakt penal. Dhe vendosin t’i zgjasin dhe 6 muaj burgun s’ka kufij urrejtja e Ramës për kundërshtarin politik”, tha Berisha.
-
VIDEO
Sezoni turistik/ Bashkia e Shkodrës masa për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Velipojës
Rreth 40 kilometra nga Shkodra, Velipoja është qendra kryesore turistike e Bashkisë Shkodër, ku gjatë fundjavave numri i pushuesve arrin në më shumë se 100 mijë vizitorë.
-
VIDEO
Tentoi të vidhte në një automjet, arrestohet 36-vjeçari në Kavajë! Në kërkim pronari i makinës
Një 36-vjeçar banues në Kosovë ka rënë në prangat e policisë së Kavajës. Blutë bëjnë me dije se 36-vjeçari tentoi të vidhte në një makinë pranë një karburanti, në fshatin Luz i Vogël.
-
VIDEO
Dhori Kule një orë në SPAK, flet pas daljes: Dhashë sqarime për mikrokreditë
Pas një ore në prokurorinë e posaçme, ai shpjegoi për gazetarët edhe arsyen pse është thirrur.
-
VIDEO
Shisnin ekstazi, kokainë e kanabis çokollatë në plazhin e Shëngjinit, në pranga francezi e dy kosovarët
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale organizuan dhe finalizuan, operacionin policor të koduar “Kamuflimi”.
-
VIDEO
Arrestohet në Dubai vëllai i Nuredin Dumanit, sot ekstradohet në Tiranë! Do sillet edhe ‘ushtari’ i grupit të Çopjave
Dy të kërkuar nga SPAK do ekstradohen sot nga Dubai. Bëhet fjalë për Dashnor Dumanin, vëllanë e Nuredin Dumanit, si edhe Armis Stafa, i cili ka pastruar paratë e grupit të Çopjave.
-
VIDEO
Ditët e nxehta te verës, mjekja apel qytetarëve: Mos dilni në orët e pikut! Kujdes për të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna
Albana Koçiu ka përcjellë sot përmes një mesazhi të Eugena Tominit, disa këshilla të vlefshme për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta, ndërsa thekson faktin se fëmijët e vegjël, të moshuarit, gratë shtatzëna apo të sëmurët me diagnoza kronike janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për goditje nga i nxehti, dehidratimi dhe probleme të tjera shëndetësore.
-
VIDEO
Shiste heroinë në doza, arrestohet 53-vjeçari në Fier! Sekuestrohet edhe kanabis në trajtë çokollate
Një 53-vjeçar i cili shiste heroinë në doza është arrestuar nga policia e Fierit.
Adriatik Mone u kap në flagrancë duke i shitur doza heroine një personi i cili do të hetohet në gjendje të lirë.
Sekuestrohen doza Heroine, një sasi kanabisi në trajtë çokollate, peshore elektronike, krehër pistolete, që i posedonte 53-vjeçari, dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e tij kriminale.
-
VIDEO
Pamjet mahnitëse nga plazhi i Spillesë, Rama: Një tjetër perlë e bregdetit tonë
Spilleja, një fshat i vogël, i fshehur diku në bregdetin e Adriatikut, i njohur më shumë për plazhin e bukur dhe pyllin e lartë të pishave përgjatë tij. Gjatë viteve të fundit është kthyer në pikë të rëndësishme turistike, ku numri i turistëve është shumëfishuar vit pas viti.
-
VIDEO
Braçe: S'do e lija mandatin e deputetit për postin e kryebashkiakut! Në fushatë kam vizituar çdo lagje të Tiranës
Deputeti i PS Erion Braçe, i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Frontline Intervieë’, në Report Tv tregoi rutinën e tij gjatë fushatës. Ai tha se bënte rreth 20 mijë hapa në ditë për të bërë takime në çdo lagje.
-
VIDEO
Sulmet e Berishës për Irena Gjokën, Braçe: Nuk jep dot një politikan vendim për drejtësinë
Deputeti Erion Braçe i ftuar në Report Tv komenton sulmet e Sali Berishës kundrejt gjyqtares Irena Gjoka. Braçe shprehet se një politikan nuk jep dot vendimin e tij për drejtësinë.
-
VIDEO
Braçe komplimente Arlind Qorit: Bëri fushatë të mirë, të tjerët e komercializuan! Zgjedhjet nuk bëhen për t’u tregtuar
Erion Braçe komplimenton fushatën e Lëvizjes Bashkë të Alrind Qorit për zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në Report Tv, Braçe thotë se partitë e tjera e komercializuan fushatën.
“Kam vetëm një opinion për Lëvizjen Bashkë, ka bërë një fushatë shumë të mirë, një fushatë që nuk u komercializua, të tjerët e komercializuan. Pagesa pa fund, paratë, vetëmburrja, dalja nëpër media që shiko sa para po harxhoj unë i paguaj vetë nga llogaria ime. Zgjedhjet nuk bëhen për tu tregtuar, janë proces normal demokratik ku ti ofrohesh përkundrejt qyqarëve për të të zgjedhur, jo për t’i blerë.