-
VIDEO
Vrasja në Klos, flet kunati i 65-vjeçarit: Rrija çdo ditë me të, s’më ka thënë se kishin konflikte
Gjetan Dalipi, kunati i 65-vjeçarit Selim Velsulës që u vra me thikë nga 32-vjeçari Hazbi Velsula, thotë se nuk ishin në dijeni të një konflikti mes tyre. Sipas tij, ai rrinte çdo ditë me 65-vjeçarin dhe se nuk i kishte thënë asgjë për ndonjë konflikt të mundshëm.
Dalipi tha gjithashtu se ka qenë një elektricist që e ka parë 65-vjeçarin të shtrirë përtokë, i cili ka njoftuar menjëherë policinë dhe familjarët.
“Kur u ktheva nga Tirana, më merr vëllai dhe më tregon ngjarjen. Erdha direkt, kishte dy orë që kishte ndodhur ngjarja. Nga ora 5-6 pasdite. Unë nuk kam dijeni se kam pasur qëndruar me Selimin. Autori këtu banonte por ishte larguar. Mund të ketë ardhur para dy ditësh. Edhe Selimi s’më ka thënë se ka mosmarrëveshje. Nuk kanë pasur asnjë konflikt pronësie. Ne nuk dimë asgjë për çfarë e ka bërë krimin. S’dihet asgjë se nuk ka pasur njeri tjetër aty. E ka parë rastësisht një elektricist, ka qenë duke punuar te kanali. Ka kaluar me fuoristradë, e ka parë të shtrirë, i cili ka njoftuar policinë dhe familjen.”, tha Dalipi.
-
VIDEO
Shkodër/ Asgjësohen 19 739 fidanë kanabis! Nën hetim kryetari i fshatit Kir dhe roja i mjedisit
Vijon operacioni në kuadër të asgjësimit të parcelave me kanabis në qarkun e Shkodrës
-
VIDEO
Gjyqi për shpifje ndaj Albana Vokshit, Vilma Nushi paraqitet në GJKKO
Vilma Nushi është paraqitur paraditen e kësaj të enjteje në GJKKO për seancën për shpifje që ka me deputeten demokrate Albana Vokshi.
-
VIDEO
Tiranë/ Iu gjet armë në makinë, arrestohet 28-vjeçari! Në kërkim
Tiranë- Një 28-vjeçar është arrestuar nga Forcat 'Shqiponja' pasi iu gjet armë zjarri pistoletë në automjetin që drejtonte.
Në kërkim janë shpallur në kërkim 2 persona (pronari i automjetit dhe përdoruesi aktual i tij).
Ndërsa në gjendje të lirë do të hetohet një i mitur.
-
VIDEO
Klos/ Vrasja e 65-vjeçarit nga kushëriri, banori: Nuk dimë të ketë pasur konflikte mes familjeve
Një banor i fshatit Xibër, ku u vra 65-vjeçari Selim Velsula u vra me thikë nga kushëriri 32-vjeçar Hazbi Velsula, thotë për mediat se nuk ka pasur konflikte mes familjeve. Ai thotë se si punonjës i Njësisë Administrative Xibër, nuk është në dijeni të një ankese që mund të jetë bërë nga familjet.
“U shokuam kur e morëm vesh rastin. Iu shpreh ngushëllimet familjes. Nuk dimë që ka pasur ngatërresa mes familjeve, mendoj se mund të ketë qenë diçka e çastit.
Janë kushërinj, por në dijeninë time, nuk kanë pasur ndonjë kontraditë apo konflikt përveç diçkaje të momentit. Unë jam punonjës i njësisë administrative këtu dhe nuk kemi pasur asnjë ankesë nga njëra familje apo tjetra për probleme pronësie, kufijsh”, u shpreh banori.
-
VIDEO
Durrës/ Përfshihet nga flakët garazhi i një pallati! Flakët përhapen me shpejtësi,panik tek banorët
Garazhi i një pallati në Durrës është përfshirë nga flakët natën e së mërkurës. Zjarri ka rënë në zonën e Spitallës, te ish-zdrukthtaria. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik mes banoreve të zonës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë mundur ta vënë nën kontroll zjarrin, duke mos lejuar përhapjen e mëtejshme të ti -
VIDEO
Durrës/ Këshilli Bashkiak miraton ndarjen e re të plazheve: Në çdo 1000 metra plazh, 300 metra do të jetë publik
Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi vendimin për hartën e re të ndarjes së hapësirës bregdetare me shumicë votash. Në çdo 1000 metër vijë bregdetare, 300 metra do të jenë plazh publik.
-
VIDEO
Hapen 42 kutitë e Dibrës, demokratët vodhën votat e njëri-tjetrit! Ngushtohet diferenca Spahiu-Gjunkshi! KAS rrëzon kërkesën për rinumërimin e kutive të tjera
Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, me kërkesë të demokratit Xhemal Gjunkshi, për të verifikuar vetëm votën preferenciale mes kandidatëve të opozitës. Rinumërimi konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. KAS nuk pranoi hapjen e kutive të tjera të këtij qarku.
-
VIDEO
U arrestuan në Dubai, ekstradohen në Tiranë vëllai i Nuredin Dumanit dhe ‘ushtari’ i grupit të Çopjave
Dy anëtarë të grupeve kriminale janë ekstraduar ditën e sotme nga Dubai në Tiranë. Dashnor Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, që dyshohet pjesë e grupit të vrasësve të masakrës së Bradasheshit dhe Armes Stafa, i grupit të Çopjave të Elbasanit do të përballen me drejtësinë për një sërë krimesh.
-
VIDEO
Tafani dëshmon në GJKKO: Pas vrasjes së Bashaliut, babai i Haxhiut na solli 30 mijë €! E kërkoi 'Lili', krahu i djathtë i Sajmir Taullahut! Meta mik i Aldo Bares
Gjykata e Posaçme zhvillon seancën e dytë të dëgjimit të dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani. Zbërthen sagën kriminale të grupit të drejtuar nga Laert Haxhiu, i ekstraduar nga Greqia vitin e kaluar. E vijon dëshminë aty ku e la herën e kaluar, me vrasjen e Albi Bashaliut. Kush e kërkoi vrasjen, motivi dhe takimet. Kush është personazhi me pseudonimin "Lili" dhe lidhjet me Taullahun. Kurse Kujtim Meta shpëtoi i plagosur, shkak miqësia e tij me Aldo Baren
-
VIDEO
Shpërthen në flakë furgoni në autostradën Fier-Lushnje, tymi mbulon rrugën
Një furgon ka marrë flakë sot në autostradën Fier-Lushnje, pranë zonës Vajkan, dhe shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për fikjen e zjarrit. Sipas raportimeve nuk ka persona të lënduar.
-
VIDEO
Goditi disa herë me thikë një person, 26-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Greqia
Një 26-vjeçar është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë pasi akuzohet se ka goditur disa herë me thikë një person