-
VIDEO
Report TV vëzhgim në plazhin publik të Vlorës! Pushuesit ankohen mungesën e pastërtisë dhe dusheve! Vonesa në licencimin e plazheve private
Në Vlorë janë shtuar plazhet publike këtë sezon por pushuesit ankohen për mungesë pastërtie, mungesë të dusheve e tualeteve. Nga ana tjetër, ndarja e parcelave për plazhet private ende nuk ka përfunduar për shkak të vonesave nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
-
VIDEO
Zjarr në lagjen '30 Vjetori' në Berat, vatra shumë pranë banesave, dyshohet i qëllimshëm
Një zjarr ka rënë në një zonë me shkurre e ferra në lagjen "30 Vjetori" në Berat, pranë Drejtorisë së Bujqesisë. Pas njoftimit të marrë, drejt zonës u nisën shërbimet zjarrëfikëse dhe u ndërhy me grupin e shërbimit dhe 2 mjete zjarrefikese.
-
VIDEO
‘Debat’ te Komisioni për Çështjet Evropiane/ Tabaku: S’mund të sillemi si evropianë në Bruksel, e shqiptarë në Tiranë! Kodheli: Të mos bëjmë politikë këtu
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Çështjet Evropiane pati replika mes Tabakut dhe Kodhelit. Teksa Tabaku, duke përmendur zgjedhjet, deklaroi se “nuk mund të sillemi si evropianë në Bruksel e si shqiptarë në Tiranë”, Kodheli iu drejtua duke i thënë se nuk mund të bëjnë politikë në këtë komision.
-
VIDEO
Sulmet ndaj Iranit/ Izraeli mbyll dhe ambasadën në Tiranë, thirrje qytetarëve: Ja 6 hapat dhe këshillat që duhet të ndiqni në rast emergjence!
Pas ngjarjeve më të fundit me bombardimin nga Tel Avivi të Iranit, izraeli njofton mbylljen e shërbimeve edhe në Shqipëri, sikurse në të gjitha selitë në botë. I kërkon qytetarëve të plotësojnë formularin e izraelitëve jashtë vendit dhe statusin aktual. Këshillohen të mos mbajnë shenja identifikuese, simbole identifikuese, të shmangin tubimet, të mos njoftojnë planet e tyre në rrjete sociale apo dhënien e detajeve dhe të jenë vigjilentë
-
VIDEO
Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në qarkun e Korçës! 15 krerë të ngordhur
Konfirmohet vatra e parë e murtajës në qarkun Korçës konkretisht në fshatin Shuec të Devollit. Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), e njohur edhe si Peste des Petits Ruminants, është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kafshët e imta, kryesisht delet dhe dhitë.
-
VIDEO
I dënuar me 12 vite burgim për grabitje në Tetovë, kapet i fshehur në Durrës shqiptaro-maqedonasi! Policia: Do ekstradohet, ngjarja në vitin 2023 (EMRI)
Sipas dosjes hetimore, në muajin shkurt 2023, 37-vjeçari ka hyrë gjatë natës në një banesë në fshatin Prshovcë, Tetovë, ku ka sulmuar fizikisht pronarin e banesës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda dhe i ka marrë një shumë parash
-
VIDEO
Mungesa e ujit për vaditje, banorët e Maliqit në protestë: Po na dëmtohen produktet bujqësore
Një grup banorësh te fshatit Velitërnë të Maliqit kanë protestuar ditën e sotme për shkak të mungesës së ujit te vaditjes. Ata shprehen se kjo situatë përsëritet prej vitesh ndërsa autoritetet nuk menaxhojnë sic duhet sasinë e ujit të cilën cojnë në kanalizime.
-
VIDEO
Elbasan/ Vodhi në seri çantat e tre punonjëseve të spitalit dhe një dyqan, ‘Skeda’ prangos 40-vjeçarin me precedentë! Kamerat e sigurisë e tradhtuan
Elbasan- Plaçkiste punonjëset e spitalit të Elbasani, arrestohet 40-vjeçari i dyshuar.
Policia vendore bëri sot me dije se ka zbardhur 4 vjedhje në seri të ndodhura më 11-12 qershor, ku një prej ngjarjeve është bastisja e një dyqani ku janë marrë edhe pajisje elektronike.
I arrestuari rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, ndërsa i janë gjetuar në një banesë të braktisur pajisjet e vjedhura. Kamerat e sigurisë së dyqanit e kanë tradhtuar të dyshuarin, nëpërmjet të cilave policia bëri edhe zbardhjen e krimeve në seri.
-
VIDEO
Ankimi i PD për Elbasanin/ Ndërpritet mbledhja, Logu përplaset me Rusmalin: Kujton se me këto skema do shkosh në Gjykatën Kushtetuese?
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve po shqyrtonte ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmërinë e rezultatit në qarkun e Elbasanit. Por mbledhja u ndërpre për shkak të një përplasje mes relatorit të KAS, Ilir Rusmali dhe përfaqësuesit të PD, Marash Logu.
-
VIDEO
Ushtronin lojëra fati në lokal, arrestohen dy persona në Korçë! Në kërkim poseduesi i makinetave
Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit në lokal. Në kërkim është shpallur një tjetër. Sekuestrohen makinetat.
-
VIDEO
Kavajë/ Aksioni për për lirimin e plazheve publike, Policia: Në Golem u hoqën 70 çadra dhe shezlongë
Një natë më parë në Golem, policia e bashkisë Kavajë ndërmori një aksion për lirimin e hapësirave publike. Çadrat dhe shezlongët ishin vendosur në mënyrë të paligjshme nga pushuesit.
-
VIDEO
Izraeli shënjestron centralet bërthamore në Iran, Khamenei: Ndëshkim të ashpër! Rubio: SHBA-të s’janë të përfshira
Izraeli ka nisur një sulm ndaj Iranit. Shpërthime të forta në Teheran, centrale bërthamore në flakë. Udhëheqësi Khamenei tha se do ketë hakmarrje.