-
VIDEO
Dumani tregon se si funksiononte grupi kriminal: Kishte krijuar një rrjet në Finlandë! Dërgonin njerëzit e tyre nga Shqipëria, fokusi te drogërat sintetike
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zbuluar se si funksiononte grupi kriminal që drejtohej nga Shqipëria.
-
VIDEO
SPAK godet grupin kriminal, Kraja: Trafik droge nga Shqipëria e Spanja drejt Finlandës
Prokurori Arben Kraja jep detaje për operacionin e SPAK dhe autoriteteve finlandeze për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Kraja tha se droga trafikohej nga Shqipëria drejt Finlandës, ose nga Spanja drejt Finlandës.
-
VIDEO
Prokurori Shehu: SPAK ka lëshuar 11 masa sigurie, 9 janë zbatuar! Sekuestrohen automjete, celularë dhe dokumente
Prokurori i SPAK, Alfred Shehu tha se janë lëshuar 11 masa sigurie, 9 prej të cilëve janë ekzekutuar.
-
VIDEO
Komisari finlandez: U sekuestruan 300 kg drogë, drejtuesit kryesorë të grupit kriminal vepronin nga Shqipëria
Komisari për Krimin në Byronë Kombëtare në Finlandë tha se drejtuesit kryesor të grupit kriminal vepronin nga Shqipëria
-
VIDEO
SPAK operacion me autoritetet finlandeze/ Dumani: Krimi shqiptar ka shtrirë aktivitetin edhe në vendet nordike
Altin Dumani flet për operacionin me autoritetet finlandeze.
-
VIDEO
SPAK godet grupet kriminale të trafikut të drogës, operacioni në bashkëpunim me autoritetet finlandeze! Dumani konferencë për shtyp
SPAK ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet e Finlandës, duke goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike.
-
VIDEO
Zjarri në Darëzezë/ Përfundon ndërhyrja për 2 orë me helikopterët Cougar, nis kontrolli tokësor
Ka përfunduar ndërhyrja ajrore me dy helikopterë Cougar në pyllin e Darëzezës, ku flakët përfshinë mbi 10 hektarë bimësi. Aktualisht, situata po monitorohet nga toka.
-
VIDEO
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe lëndëve narkotike në Fier, 4 persona në pranga! Sekuestrohen armë zjarri dhe bimë kanabisi (EMRAT)
Të arrestuarit janë me rrezikshmëri shoqërore dhe me precedentë penalë. U sekuestruan 6 armë zjarri, mijëra fidanë dhe fara kanabisi. Grupi vepronte në disa qytete.
-
VIDEO
‘Hugo Boss’ e ‘Tommy Hilfiger’, pamjet brenda fabrikës me veshje fake
Policia ka zbuluar në Rrugën e Arbërit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.
-
VIDEO
Tiranë/ Përfshihet nga zjarri apartamenti në 'Astir', shkak një bombol gazi, vetëm dëme materiale
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në zonën e “Astirit” në Tiranë, pranë zyrës postare. Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se zjarri ka përfshirë apartamentin në katet e sipërme të një pallati. Shkak dyshohet bombola e gazit, Policia po vijon me hetimet. Nuk ka të lënduar, ngjarja shkaktoi edhe panik
-
VIDEO
Prefekti i Fierit flet për zjarrin në Darëzezë, Çuko: Flakët po vihen nën kontroll, ndërhyrje me helikopterin ‘Cougar’! Po hetohet edhe për zbardhjen e shkaqeve
Prefekti i Qarkut Fier Arben Çuko, i pranishëm në operacionin e shuarjes së flakëve në masivin pyjor në Darëzezë, është shprehur sot (2 qershor) se me ndërhyrjen nga ajri të helikopterit ‘Cougar’ të Ministrisë së Mbrojtjes, flakët po vihen nën kontroll.
Çuko shpjegoi se ende nuk ka të dhëna paraprake për sipërfaqen e dëmtuar, ndërsa ka theksuar se policia e Fierit po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri masiv.
Prej disa ditësh po vijon puna për pastrimin e korridoreve brenda masivit pyjor ka thënë Çuko, por përmasat e zjarrit kanë qenë të mëdha, duke vështirësuar hyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
Zjarri ka përshkuar bimësinë poshtë kurorës së masivit pyjor të pishave, teksa prefekti ka vlerësuar edhe punën e efektivëve zjarrfikës, duke i cilësuar si ‘heronj të ditës’.
-
VIDEO
Sërish zjarr në pyllin e Darëzezës, 7 mjete zjarrfikëse në terren! 10 ha në flakë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopterin Cougar
Një zjarr masiv ka përfshirë rreth 10 hektarë pyll në Darëzezë, duke shkaktuar një situatë jashtë kontrollit për shkak të erës dhe terrenit të vështirë. Në shuarjen e flakëve janë angazhuar 7 automjete zjarrfikëse, dhjetëra efektivë dhe mjete të rënda, ndërsa ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopterin Cougar