-
VIDEO
Vdekja e turistit anglez në Durrës, në pranga personi që i dha Jet Ski-të! Nuk i pajisi me veshjet e sigurisë
Pas vdekjes së turistit anglez në Durrës, policia ka vendosur në pranga personin që i jepte Jet Ski-të për shkak të mungesës së plotë të dokumentacionit për ushtrimin e aktivitetit.
-
VIDEO
Plagosja e kamerierit 15-vjeçar në Tiranë, në kërkim autori dhe administratori i picerisë! Në pranga edhe tre punonjës (EMRAT)
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri atipike një 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri te “Ali Demi”.
-
VIDEO
Ekzekutimi i 57-vjeçarit në Lezhë, u qëllua me dy plumba! Policia shoqëron në komisariat 10 persona! Hakmarrja pista kryesore
Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se pista kryesore mbi të cilën po përqendrohet hetimi është ajo e hakmarrjes, ndërsa referuar ekspertizës mjeko-ligjore, viktima është qëlluar me dy plumba - një në kokë dhe një në pjesën e gjoksit.
-
VIDEO
Lot, lule dhe qirinj! Nxënësit e shkollës industriale nderojnë dy të rinjtë që humbën jetën me motor
Sot familjarë, miq dhe shokë të tyre të kanë vendosur buqeta me lule, qirinj dhe një çelës servisi pikërisht në vendin ku u aksidentuan dy të rinjtë.
-
VIDEO
Korçë/ Shisnin kokainë e kanabis në doza, arrestohen burrë e grua! Në pranga edhe bashkëpunëtori i tyre (EMRAT)
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë mes tyre edhe një çift bashkëshortësh pasi shisnin kokainë e kanabis në doza në qytetin e Korçës
-
VIDEO
Digjen dy mjete në Maliq, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme! Pronari: S’kam konflikte
Dy mjete janë djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se njëri prej mjeteve është djegur plotësisht.
-
VIDEO
Në kërkim nga Kosova për drogë dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 37-vjeçari nga Tepelena (EMRI)
Me 2 urdhër arreste nga Gjykata e Pejës, për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje, kapet me qëllim ekstradimin, 37-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, nga rrjeti ENFAST, ndërmjet homologëve në njësisë FAST, në Shqipëri dhe në Kosovë, u kap në Tepelenë në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, A. K., 37 vjeç, i lindur në Tepelenë.
Gjatë vitit 2024, Gjykata Themelore e Pejës ka lëshuar 2 urdhër arreste për këtë shtetas. Konkretisht njërin për kultivim të bimëve narkotike dhe tjetrin për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A. K., në Kosovë.
-
VIDEO
Kamioni përfshihet nga flakët në Rrugën e Kombit, s'ka persona të lënduar
Një kamion është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit, në afërsi të Kalimashit. Pamjet filmike tregojnë mjetin e tonazhit të rëndë të përfshirë totalisht nga zjarri, me tym të zi që ngrihet në ajër dhe flakët që kanë përfshirë pjesën e përparme të kabinës.
-
VIDEO
Pylli me pisha në Darëzezë u përfshi nga zjarri, flakët drejt shuarjes, forcat zjarrfikëse mbeten në gatishmëri
Zjarri i cili përfshiu mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës është drejt shuarjes.
Flakët pas disa orë përpjekjesh të shërbimeve zjarrfikëse, punonjësve të pyjores dhe banorëve të zonës, janë neutralizuar.
Dy mjete zjarrfikëse dhe tre grupe do të qëndrojnë në gatishmëri në rast të riaktivizimit të vatrave të zjarrit.
Ndërkohë, do të ngrihet edhe një grup pune për verifikimin e dëmeve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
-
VIDEO
Festa e Amantias, traditë që bashkon brezat! Zyrtarë e deputetë: Më shumë vëmendje siteve arkeologjike!
Festa e Amantias, me këngë isopolifonike, lojëra sportive dhe kulinari, bashkoi brezat në qytetin antik. Pjesë e festës edhe pushues e turistë të huaj.
-
VIDEO
Pogradec/ 3 automjete përplasen me njëra-tjetrën, s'ka persona të lënduar
Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në një nga rrugët e brendshme të qytetit të Pogradecit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Të tre automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e sakta të ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
-
VIDEO
Sot 1 qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve, uron politika: Gëzuar festën
1 qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.