-
VIDEO
‘Bija ime, a je gjallë?’/Nëna e Juliana Hoxhës shpërthen në lot, kujton rrëmbimin e saj
Historia e Julianës së vogël ngjan me atë të Bleonës, një histori e cila trumbeton edhe sot si mjaft histori të rrëmbimit të fëmijëve në Shqipëri. Koha ndyshon, vendi por jo mosha. Juljanës Hoxha sikundër Bleona ishte një 6-vjeçare e mitur asokohe kur u zhduk pa lënë gjurmë ende edhe sot. Nw emisionin “Pa Gjurmë” u prezantua rasti i Valentina Hoxhës një nëne , e cila prej 33 vitesh vuan mungesën e vajzës së saj. Historia daton që në vitin 1992, mëngjesin e 12 marsit e cila do të ishte fillimi i një ditë e zezë për familjen Hoxha kur paraditen e asaj dite Juliana do të dilte për të blerë dy tullumbacë për vete dhe vëllain e saj. Ishte një realitet i trishtë për dhe jo një ëndërr si kjo. Shtëpia e familjes Hoxha ndodhet në afërsi të spitalit Pediatrik, të Tiranës jo shumë larg banesës së tyre. Vajza e vogel u nis me para në dorë dhe është drejtuar për në kioskën e lagjes. Pasi ka blerë tullumbacet, ajo është nisur për në drejtim të banesës. Nga një dëshmitare mësohet se vajzës së vogël i ishte afruar një makinë tip " Benz" me derën e makinës të hapur. Sipas po të njëjtës dëshmitare është parë që nga makina të zbriste një femër bionde që ka zgjatur duart për të rrëmbyer Julianën. Automjeti është larguar në drejtim të paditur dhe që atëherë nuk dihet më asgjë për fatin e Juliana Hoxhës, një histori e trajtuar edhe më parë në media. Kjo ka qenë pak a shumë skena e rrëmbimit me mënyrën sesi është përshkruar nga e vetmja dëshmitare në arë kohë, e cila pati dëshmuar të njëjtën gjë edhe në polici. Dyshimet janë se në rrëmbimin e vajzës ka patur edhe bashkëpunëtorë fqinj të familjes të cilët kanë dhënë sinjalizimet e mundshme për rrëmbyesit e Julianës asokohe 6 vjeçe që sot është 39 vjeçe. Me shpresën e vetme se një ditë do ta gjej të bijën e humbur sot kjo nënë ka nevojë për ndihmë, në kërkim të vajzës të cilën e kërkon prej 33 vitesh.
-
VIDEO
Fier/ Riaktivizohet zjarri në Darëzezë, 4 mjete zjarrfikëse në gatishmëri për shuarjen flakëve!
Zjarri në pyllin me pisha të Darëzezës është riaktivizuar këtë mëngjes, ndërsa 4 mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve. Një vatër tjetër është përhapur edhe në ullishtet e Zhupanit, ku për shkak të terrenit të vështirë ndërhyrja mbetet e kufizuar.
-
VIDEO
Krijohet Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes, ministri i Mbrojtjes Vengu: Përgjigje ndaj sfidave të reja të sigurisë! Jemi trajnuar nga aleatët amerikanë
Në fjalën e tij, Vengu theksoi se siguria kibernetike është një komponent strategjik në mbrojtjen kombëtare, duke risjellë në kujtesë sulmet kibernetike të vitit 2022 që goditën institucionet shqiptare.
-
VIDEO
Detaje të tjera nga zjarri në Darëzezë/ Shtohen forcat për shuarjen e flakëve, kërkohet ndihmë nga ajri
Forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit, punonjës të pyjores dhe banorë të zonës janë angazhuar në shuarjen e flakëve që kanë shpërthyer përsëri në masivin pyjor të Darëzezës. Zjarri i djeshëm u shua në mëngjes, por në mesditë vatrat e zjarrit u riaktivizuan, duke u përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme.
-
VIDEO
Zbulohet parcela me kanabis në Mirditë, arrestohet 35-vjeçari
Policia e Mirditës ka zbuluar në fshatin Trazhë një parcelë me 225 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, ndërsa në pranga ka vënë një 35- vjeçar
-
VIDEO
Mbi 4 mijë gjoba në një muaj, Rrugorja e Shkodrës bën bilancin: 6 shoferë të arrestuar
Gjatë muajit maj, janë vendosur rreth 4997 gjoba, ndërsa janë arrestuar 6 drejtues mjetesh dhe ka nisur hetimi për 12 të tjerë, për veprat penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
-
VIDEO
Afera Partizani/ Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do gjykojnë Berishën, dhëndrin e 3 të tjerët! Elsa Ulliri kryesuese
Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë treshja gjykuese për dosjen e aferës Partizani. Brenda 10 ditësh duhet të caktojnë datën e seancës së parë të gjyqit në themel.
-
VIDEO
Treshja e dosjes Partizani/ Ulliri dënoi dy ish-kryebashkiakë të PS! Palloj, gjyqtare e dosjeve ‘big’! ‘Sikletet’ e Ndrecës me vettingun dhe dosjen 339
Kush janë tre gjyqtarët e caktuar me short për të gjykuar ish-kryeministrin Berisha në një prej dosjeve që pritet të tërheqë vëmendjen më të madhe publike. Skeda na njeh me historinë e 3 togave të zeza, përballja me vettingun dhe dosjet më të bujshme.
-
VIDEO
Çështja e detit ende pezull, Hasani para vizitës në Greqi: Të hapur të punojmë për zgjidhje të drejta
Teksa çështja e detit me Greqinë ka mbetur pezull, Ministri Igli Hasani nuk e përjashton mundësinë e zgjidhjes së kësaj mosmarrëveshje në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Në një intervistë për median greke “Ta Nea”, ai thotë se Shqipëria mbetet e përkushtuar për zgjedhjen e të gjitha çështjeve dypalëshe.
-
VIDEO
Kavajë/ Tentoi të korruptonte efektivin që mos t’i vendoste gjobë, nis hetimi për 28-vjeçarin
28-vjeçari u ndalua nga Rrugorja në Harizaj me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë
-
VIDEO
Rrugorja e Tiranës bën bilancin, 15 të arrestuar dhe 14 496 gjoba në një javë
Të paktën 15 shoferë janë arrestuar për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur/ose pa leje ndërsa nga ana tjetër Rrugirja bën me dije se ka pezulluar 21 leje drejtimi.
-
VIDEO
Fier/ Riaktivizohet zjarri në Darëzezë, 4 mjete zjarrfikëse në gatishmëri për shuarjen flakëve! Një vatër tjetër zjarri dhe në ullishten e Zhupanit
Zjarri në pyllin me pisha të Darëzezës është riaktivizuar këtë mëngjes, ndërsa 4 mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve. Një vatër tjetër është përhapur edhe në ullishtet e Zhupanit, ku për shkak të terrenit të vështirë ndërhyrja mbetet e kufizuar.