-
VIDEO
Sot 1 Qershori, presidenti Begaj: Urojmë që çdo fëmijë të ketë festë në jetën e tij
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë e Republikës, Armanda Begaj, ftuan sot në një festë të madhe fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare nga Prizreni e Drenasi, Ulqini e Tuzi, nga Tetova, si dhe fëmijë nga diaspora shqiptare në Gjermani, Itali, Greqi për të festuar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve. Festa madhështore, e dedikuar fëmijëve, “Kam në zemër shqiptarinë”, i qëndroi kësaj teme në koncertin artistik ku performuan fëmijë nga të gjitha trevat, në teatrin e kukullave, në performancat e cirkut dhe lojërat animuese.
-
VIDEO
Partia e Lirisë kundër taksës progresive 23%: Mashtrim elektoral dhe cënim i rendit kushtetues
Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas vendosjes së taksës progresive 23% për të ardhurat mbi 14 milionë lekë në vit, duke e cilësuar këtë masë si një akt politikisht të papranueshëm dhe institucionalisht të dënueshëm.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, tha se qeveria e ka mbajtur të fshehtë këtë politikë fiskale gjatë fushatës së 11 majit, duke mashtruar votuesit dhe duke cenuar besimin mes qytetarit dhe shtetit.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Darëzezë, 3 vatra zjarri aktive! 4 mjete zjarrfikëse në vendngjarje
Një zjarr masiv ka përfshirë masivin pyjor të Darëzezës, me flakë që po përhapen me shpejtësi.
Katër mjete zjarrfikëse mësohet të kenë shkuar në vendngjarje me qëllim shuarjen e flakëve, të cilat janë aktive në tre vatra.
-
VIDEO
Motori del nga rruga në aksin Vlorë-Fier dhe përplaset me dy shtylla, një i vdekur dhe një tjetër i plagosur rëndë
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:35, në rrugën nacionale Vlorë-Fier, pranë një karburanti, kur një motomjet tip ‘Piagio’, me targa AK653, ka humbur kontrollin dhe si pasojë kanë dalë jashtë rruge
-
VIDEO
Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë! Nuk ka të lënduar
Një makinë është përfshirë sot nga flakët në autostradën Elbasan-Tiranë. Fatmirësisht nga ky incident nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale
-
VIDEO
Devoll/ Makina përplaset me motorin, vdes drejtuesi i moshuar! Policia shoqëron 25-vjeçarin
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, në hyrje të qytetit të Bilishtit. 67-vjeçari drejtonte motomjetin, 25-vjeçari në timonin e makinës, po pyetet në Komisariat
-
VIDEO
Ekspertim 12 celularëve që u kapën në burgun e VIP-ave në Durrës! Hetim kush i futi dhe i përdori: U gjetën në oborr!
Aparatet dëgohen për ekspertim në laborator, për të zbuluar gjurmët e gishtrinjve. Një ndihmë pritet të japin kamerat e sigurisë së brendshme, por edhe të zonës afër vendit ku u gjetën telefonat. Në qelitë e burgut të Durrësit, mes të paraburgosurve të shumtë janë aktualisht zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të arrestuar nga Prokuroria e Posaçme
-
VIDEO
Afera e dosjes ‘Partizani’/ Të hënën hidhet shorti për treshen gjykuese të çështjes në GJKKO! Të pandehur Berisha, dhëndri i tij Malltezi dhe 3 të tjerë
Javën e dytë të qershorit pritet seanca e parë, përballja e vërtetë me Drejtësinë, Berisha-Malltezi në gjyq! Thuajse 2 javë pas vendimit për kalim në gjyq, dosja e aferës Partizani, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerë, do të njohë të hënën treshen gjykuese. Report Tv ka mësuar se shorti hidhet nesër, ndërsa të vetmet gjyqtarë të përjashtuar nga shorti janë Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi
-
VIDEO
Qafë Botë/ Po trafikonte një grup klandestinësh drejt Greqisë, arrestohet në kufi 31-vjeçari britanik
Goditet një rast i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Shtetasi britanik ishte përfshirë në aktivitetin e paligjshëm, u pikas në zonën e Kataetos, me grupin e klandestinëve
-
VIDEO
Vetëvrasja e emigrantit maroken, homazhe dhe protestë në kampin e Gjadrit! Aktivistët: Hetim i pavarur, kushtet çnjerëzore!
Aktivistët shqiptarë dhe të huaj u mblodhën në një protestë para ambienteve të kampit. Kërkuan hetim të pavarur për rastin e 42-vjeçarit, që i dha fund jetës, ndërsa denoncuan raste të tjera incidentesh që po ndodhin çdo ditë brenda kësaj strukture
-
VIDEO
Lezhë, 57-vjeçari vritet brenda makinës në oborrin e shtëpisë! Pista kryesore hakmarrja, vjet i vranë vëllanë në Belgjikë! 5 viktima në tre dekada mes dy fiseve
Krimi i rëndë ka ndodhur duke zbardhur dita e sotme në Tale të Lezhës, gruaja gjeti trupin rreth orës 05:00 të mëngjesit. Viktima është gjetur i qëlluar me armë zjarri brenda mjetit të tij që po e parkonte në oborrin e banesës. Po kthehej nga puna në minierën e Spaçit. Saga e gjakmarrjes nisi më 1994 me ekzekutimin e shefit të Krimeve, 5 viktima deri tani mes dy fiseve
-
VIDEO
E rëndë në Lezhë, 57-vjeçari gjendet i vrarë brenda makinës në oborrin e shtëpisë! Policia nis hetimet, dyshimet e para
Krimi i rëndë ka ndodhur duke zbardhur dita e sotme në Tale të Lezhës. Viktima është gjetur i qëlluar me armë zjarri brenda mjetit të tij që po e parkonte në oborrin e banesës. Policia heton në disa pista, të panjohura ende rrethanat dhe shkaqet