-
VIDEO
Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku në 2017, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim përjetë për porositësin dhe bashkëpunëtorin
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar mbylljen përjetësisht në qeli të dy të akuzuarve Bledar Jambelli dhe Krisqa Leci të dyshuar si porositës të vrajses së ish komisarit të policisë Artan Cuku. Ata janë gjykuar në mungesë pasi megjithese janë arrestuar në Greqi nuk jane ekstraduar në Shqipëri. Gjykata pritet ta japë vendimin në 16 qershor
-
VIDEO
Festa e Republikës italiane/ ‘Neri per Caso’ ndez skenën në Lungomare! Në amfieatrin e Durrësit, orkestra ‘Magna Grecia’ sjell kryeveprat e Verdit e Morricones
Artistë të njohur kanë ardhur në Shqipëri me rastin e Javës Italiane të Kulturës. Grupi “Neri per Caso” mbajti koncert në Vlorë, ndërsa në amfiteatrin e Durrësit u luajt muzikë klasike nga orkestra rinore “Magna Grecia”.
-
VIDEO
Hasani vizitë në Athinë: Ka ardhur koha për të trajtuar me seriozitet të gjitha çështjet e mbetura! Gerapetritis: Hijet e të shkuarës duhet të eliminohen
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një vizitë zyrtare në Greqi, takohet me homologun Gerapetritis dhe presidentin Tassoulas. Diskutohet forcimi i bashkëpunimit strategjik edhe si vende anëtare të NATO-s. Hasani vë theksin tek trajtimi dhe qasja konstruktive me interes të përbashkët për çështjet e mbetura, siç është Marrëveshja për Detin, Hasani: Në përputhje me të drejtën ndërkombëtare! gerapetritis: Të shohim nga e ardhmja
-
VIDEO
Kujtohen themeluesit e Arsimit të Lartë dhe të shkencës në Shqipëri, Fatos Tarifa: Sot po përjetojmë një zhbërje të madhe intelektuale
Emrat më në zë të shkencës shqiptare u kujtuan në një forum të organizuar nga Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave. Takimi iu kushtua themeluesve të arsimit të lartë dhe të shkencës në vendin tonë.
-
VIDEO
Trafik droge Holandë-Spanjë drejt Finlandës, 4 ‘kokat’ e organizonin nga Shqipëria! 9 në pranga me urdhër të SPAK, 2 në kërkim! Sekuestrohet 300 kg drogë
Një rrjet kriminal i trafikut të drogës nga Shqipëria, Spanja e Holanda drejt Finlandës, me 4 krerë grupesh kriminale që i komandonin nga Shqipëria është goditur nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet finlandeze. 9 persona janë vënë sot në pranga, 2 në kërkim. 55 persona të dënuar në Finlandë, pjesë e këtij grupi, 10 prej tyre shqiptarë.
-
VIDEO
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe kultivimit të drogës në Fier, 4 në pranga! Sekuestrohen 6 armë zjarri, kanabis, radio e uniforma policie
Grupi vepronte në disa qytete për trafikun e armëve. Të arrestuarit janë me rrezikshmëri shoqërore dhe me precedentë penalë. U sekuestruan 6 armë zjarri, municion luftarak, mijëra fidanë dhe fara kanabisi.
-
VIDEO
‘Mbushën’ Finlandën me drogë/ Dalin pamjet e operacionit, momenti i arrestimit të 9 trafikantëve
Ky është momenti ku 9 personat e arrestuar në Shqipëri në kuadër të operacionit “Pietari” dërgohen në polici. Operacioni u realizua në bashkëpunim me autoritetet finlandeze.
Autoritetet vendase lëshuan 11 masa sigurie, 9 prej të cilave u ekzekutuan, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Njëri prej tyre mësohet se është larguar jashtë vendit.
Në operacion u përfshinë 110 punonjës të Policisë së Shtetit. Konkretisht, u përfshinë Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forca Kombëtare e Sigurisë.
-
VIDEO
Trafik droge Shqipëri-Holandë-Spanjë drejt Finlandës, goditen 4 grupet me drejtues shqiptarë! 9 në pranga me urdhër të SPAK, 2 në kërkim! Sekuestrohet 300 kg drogë
SPAK, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, ka goditur një rrjet kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge dhe që drejtohej nga shqiptarë. Janë sekuestruar 170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë dhe 100 kg kanabis. 9 të arrestuar në Shqipëri 2 në kërkim. 54 persona të proceduar dhe shumica të dënuar në Finlandë.
-
VIDEO
4 shqiptarë drejtonin grupet kriminale të trafikut të drogës! 2 me origjinë nga Vlora, 2 të tjerët nga Kuçova e Berati! Si kryhej transporti
Prokurori Alfred Shehu ka dhënë detaje se si funksiononte grupi kriminal i trafikut të drogës i goditur në bashkëpunim me autoritetet finlandeze. Bëhet fjalë për 4 grupe kriminale të drejtuara nga shqiptarë, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë mes tyre për organizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Shqipëria, Spanja e Holanda drejt Finlandës. Dy nga drejtuesit e grupit janë me origjinë nha Vlora, 2 të tjerë Kuçova dhe Berati, por janë të vendosur me banim në Tiranë.
-
VIDEO
Zyrtari finlandez: Dokumentuam 4 raste të mëdha të trafikut të drogës! Shehu: E ‘veçanta’ e këtyre grupeve kriminale
Në konferencën për mediat, u bë me dije se janë dokumentuar 4 raste të mëdha të trafikut të lëndëve narkotike. Ndërkohë prokurori Alfred Shehu bëri me dije se e “veçanta” e këtyre grupeve është se grupet “shkëmbenin” anëtarët me njëri-tjetrin në raste specifike.
-
VIDEO
Goditja e grupit kriminal, zyrtari finlandez: Anëtarët përdornin Telegram, Signal dhe WhatsApp
Zyrtari finlandez tha se anëtarët e grupit kriminal përdornin Telegram, Signal dhe ËhatsApp.
-
VIDEO
Bulqizë/Përplasen dy makina te ‘Ura e Vocit’, dy persona përfundojnë në spital
Dy automjete janë përplasur në vendin e quajtur 'Ura e Vocit' në Bulqizë, duke lënë të lënduar lehtë drejtuesit V.D. dhe A.H., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.