-
VIDEO
Përplasja me armë në Laç/ 4 persona u plagosën dhe 1 humbi jetën, gjykata lë në burg dy autorët
Klevis Ndreca u paraqit në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa Danjel Gjeloshi, i cili po merr mjekim në spital, pasi mbeti i plagosur, u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës.
-
VIDEO
Dhunuan shoferin e kamionit, Gjykata e Korçës liron nga qelia vëllanë e Bledjon Nallbatit! E lë në detyrim paraqitjeje
Lirohet nga qelia vëllai i deputetit demokrat Bledjon Nallbatit, pasi u arrestua për dhunën ndaj shoferit të kamionit në Bilisht. Gjykata e Korçës e la në detyrim paraqitjeje. Kandidati i Berishës, ndonëse shpëtoi pa u proceduar, vijoi sërish akuzat për ndërhyrje politike.
-
VIDEO
Dhunuan shoferin e kamionit, gjykata e Korçës liron nga qelia vëllain e Bledjon Nallbatit! E lë në detyrim paraqitjeje
Gjykata e Korçës ka lënë në detyrim paraqitjeje Alti Nallbatin, vëllain të Bledjon Nallbatit, që u arrestua pak ditë më parë për dhunën ndaj shoferit të kamionit në Bilisht.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në 7 KZAZ-të e qarkut Korçë
Ka nisur këtë të martë shpërndarja e materialeve zgjedhore në 7 KZAZ-të e qarkut të Korçës, përkatësisht për 422 qendra votimi.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Nxënësi hidhet nga dritarja në gjimnazin ‘Siri Shapllo’, rrethanat e paqarta! Shokët në polici: U hodh për bastin 10 mijë lekë
Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin "Siri Shapllo" në Gjirokastër dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i shkollës, në rrethana ende të paqarta.
-
VIDEO
Burrel/ E zuri poshtë masivi i dheut teksa po punonte me ekskavator, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin
Familjarët e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, vijojnë prej të shtunës kërkimet pa rezultat, për gjetjen e trupit të tij, nën masivin e kromit që u shemb në Qafë-Burrel të Klosit.
-
VIDEO
Basha ‘shigjeton’ Berishën: Me kë do ta luftojë korrupsionin? Me Ilir Metën, Elvis Rroshin apo prokurorë e gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu
Basha shënjestroi edhe Sali Berishën, për të cilin tha se bërtet se do të luftojë korrupsionin, ndërkohë që pranë tij ka persona si Ilir Meta e Elvis Rroshi apo ish-prokurorë e gjyqtarë të shkarkuar.
-
VIDEO
'Giro d'Italia' me tre etapa në Shqipëri nga 9-11 maji! Si ndryshon qarkullimi i mjeteve në Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Vlorë
Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit “Giro d’Italia 2025” që përfshin tri etapa brenda territorit të vendit tonë, më datat 9, 10 dhe 11 maj 2025, konkretisht në qytetet Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Vlorë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash.
-
VIDEO
Krimet zgjedhore/ SPAK dhe BKH takim me prokurorët në Elbasan, të pranishëm edhe shefat e policisë
SPAK dhe BKH po zhvillojnë një takim këtë të martë në Prokurorinë e Elbasanit në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Report TV ka siguruar edhe pamjet nga momenti që mbërrijnë në Prokurori.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Kallëzoi kryebashkiakun e Dibrës, Gjunkshi i PD në SPAK: Po shkelet Kodi Zgjedhor, po ndërton rrugë në fushatë! Kryeçyryku Rama do marrë përgjigje për ofezën ndaj dibranëve
Një kallëzim është regjistruar në SPAK nga kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Xhemal Gjunkshi, ndaj kryetarit të Bashkisë Dibër Rahim Spahiu dhe një zyrtari të shërbimeve publike, drejtorit Bedri Kamberi. Ish-gjenerali që lejoi dhe firmosi aferën 'Partizani' kur ishte në krye të Ushtrisë me pronat e tjetërsuara të klubit sportiv, akuzoi mazhorancën për asfalt elektoral. Mesazh dhe Ramës për "ofendimin e dibranëve"
-
VIDEO
Aksident në Roskovec, makina del nga rruga dhe përfundon në kanalin anësor! Plagosen dy indianë
Një aksident është regjistruar sot në fshatin Strum në Roskovec.
-
VIDEO
‘Më 16 maj, e gjithë bota sytë nga Tirana’, Rama nga sheshi ‘Skënderbej’: Këtu po bëhet ‘shtëpia’ ku do të kalojnë udhëheqësit e Evropës
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar pak nga përgatitjet që po bëhen në sheshin “Skënderbej” , ku do të mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian më 16 maj. Përmes një videoje në rrjete sociale, kryeministri shprehet se me 16 maj, e gjithë bota do t’i ketë sytë nga Shqipëria e Tirana.
“Mirëmëngjesi edhe njëherë nga këtu, nga sheshi Skënderbej, nën hijen e vetë atij, profetit të historisë sonë, Gjergj Kastriotit, ku do të kalojnë të gjithë udhëheqësit e Evropës më 16 maj dhe këtu po bëhet edhe shtëpia e Evropës me vizatimet e fëmijëve të të gjitha qytetet e Shqipërisë, për Evropën.
Këtu do t’i mikëpresim ata që do të vijnë në kryeqytetin e Evropës së Ballkanit. Ky do të jetë spektakël i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do ti ketë sytë nga Shqipëria, nga Tirana, nga sheshi i heroit kombëtar.”, thotë Rama.