-
VIDEO
Plagosja me thikë e 21-vjeçarit dje në Durrës, vihet në pranga autori i dyshuar
Policia e Durrësit ka vendosur në pranga autorin i cili dyshohet se plagosi me thikë një 21-vjeçar dje në lagjen nr.13 në Durrës
-
VIDEO
Lezhë/ Kandidati i Koalicionit Euroatlantik akuzon për blerje votash nënkryetarin e bashkisë dhe drejtorin e OSHEE: Kallëzim në SPAK! Ndreu: Bandat e PD po provokojnë tensione pa shkak
Mbrëmjen e së hënës janë shënuar sërish tensione mes kampeve politike në Lezhë me pretendimin për blerje votash. Nënkryetari i bashkisë Fatjon Zefi dhe drejtori i OSHEE, Andi Marku janë bllokuar nga përfaqësues të opozitës, teksa po lëviznin me një automjet me targa franvceze.
-
VIDEO
Peshkopi/ Shofer i dehur humb kontrollin mbi automjetin dhe përplas punonjësin e policisë, efektivi transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë
Një punonjës policie është përplasur nga një automjet ditën e sotme rreth orës 18:30 në kryqëzimin Velia të Peshkopisë.
Blutë njoftojnë se efektivi i policisë është përplasur nga një automjet tip “Golf”, që po drejtohej nga 27-vjeçari Alban Murja, pasi ky i fundit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një dyqan.
Efektivi i policisë, i identifikuar me iniicalet V.Gj., ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku u transportua me helikopter, në kujdesin e mjekëve.
-
VIDEO
Shpallen 'Dëshmorë të Atdheut' 11 bij e bija të fshatit Vajzë në Vlorë, ministri Vengu: Me anëtarësimin në BE, do të çojmë në vend amanetin e tyre për Shqipërinë!
Me rastin e 5 Majit, njëmbëdhjetë bij e bija të fshatit Vajzë në Vlorë, që ranë në periudha të ndryshme historike të vendit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit kombëtar, u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”. Vengu në ceremoni: Një borxh që ua kishte historia!
-
VIDEO
Lapaj denoncon: Anëtarë të krimit të organizuar në Durrës kërcënuan me armë kandidaten tonë Valbona Myhedin, do njoftojmë dhe ambasadën e SHBA! Policia të reagojë
Kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet” denoncoi sot edhe me një video të një personi që pretendon se është autori i kërcënimit, ngjarjen në lagjen nr. 8. Policia nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar nëse ka denoncim apo nëse ka ndodhur incidenti në fjalë
-
VIDEO
Sot 5 maj, në Vlorë dhe Berat veteranë dhe familjarë të dëshmorëve kryejnë homazhe tek 'Varrezat e Dëshmorëve'
Në Berat është kremtuar sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve. Me një ceremoni në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, janë përkujtuar sot dëshmorët, ata që dhanë jetën në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Në ceremoni ishin të pranishëm drejtues të pushtetit vendor,përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare,veteranë,pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve,pasardhës të tyre,drejtues e efektivë të policisë së shtetit,qytetarë etj.
-
VIDEO
5 maji/ Homazhe edhe në Elbasan, vendosen kurora me lule tek 'Varrezat e Dëshmorëve'
Në qytetin e Elbasanit është mbajtur ceremonia e homazhit të dëshmorve të atëdheut. Familjarë dhe qytetarë të Elbasanit sot nderuan me buqeta dhe kurora me lule individëve që sakrifikuan jetën e tyre për një liri që e gezojmë me krenari të gjithë dhe ata efektiv të policisë që ndërruan jetë në detyrë.
Ceremonia u mbajt në varrezën e dëshmorëve teksa homazheve ju bashkua dhe grupi i PS në Elbasan. Për kryetaren e LANÇ Zhulieta Graceni kjo datë është tej mase e rendësishme për të gjithë kombin shqiptarë, pasi të rinj dhe të reja mbrojtën trojet me gjakun e tyre. Graceni shpreh mirnjohje për organizimin e krijuar, pasi qyteti Elbasani ka kryer një rol tej mase të rëndësishëm në luftën nacional çlirimtare.
Gjithashtu dhe ish koloneli Syria Kaso përkujton deshmorët e qytetit të Elbasanit, ku një prej tyre është dhe vëllai i tij. Ai përcon një mesazh tek brezi i ri që duhet ti duan dhe ti rrespektojnë dëshmorët, dhe të njihen me veprat e tyre.
Qyteti i Elbasanit mbetet një ndër vatrat më të nxehta të patriotuzmit ndër vite duke nxjerrur individë që kontribuan në krijimin e shtetit shqiptar dhe mbrojtjes së tij, ajo që veçohet mbetet Normalia e Elbasanit.
-
VIDEO
Zbardhen PAMJET e përplasjes, familjarët e kandidates së PS në Lezhë denoncojnë njerëzit e PD
Report Tv siguron filmimin e ngjarjes së ndodhur në mesnatën e djeshme në Dajç të Lezhës, ku makina e babait të kandidates për deputete të PS-së pretendohet se është ndjekur nga anëtarë të PD-së, që i kanë kanosur dhe kërcënuar me armë, e për të cilën u depozitua denoncim në Polici
-
VIDEO
Vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin në Burrel, familjari apel shtetit: Na sillni pajisjet e duhura për gjetjen e trupit! Kanë sjellë 4-5 ushtarë! Po na ndihmojnë vullnetarisht fshatarët
Në Qafën e Burrelit prej 48 orësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me ekskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit.
Një tjetër familjar i 29-vjeçarit, nëpërmjet Report Tv i bën thirrje shteti të asistojë në gjetjen e Arditit me pajisje të specilizuara, pasi deri tani punën më të madhe për gjetjen e të riut po e bëjnë disa banorë të fshatrave përreth në mënyrë vullnetare dhe një grusht ushtarësh.
-
VIDEO
Burrel/ E zuri poshtë masivi i dheut teksa po punonte me eksavator, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin
Në Qafën e Burrelit prej 48 orësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me eskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit
-
VIDEO
Konklava/ Vatikani bën përgatitjet e fundit, vendosen perdet e ‘llozhës së bekimeve’ në Shën Pjetër, kardinalët do nënshkruajnë betimin e sekretit! Akreditohen mbi 5300 gazetarë e operatorë
Në Vatikan po bëhen përgatitjet e fundit për zhvillimin e konklavës që do të nisë pasditen e së mërkurës. Sot kardinalët firmosin betimin e sekretit, ndërsa Selia e Shenjtë i dha dorën e fundit edhe “llozhës së bekimeve”, ballkonit të famshëm ku Papa prezantohet për herë të parë me botën. Mbi 5300 gazetarë e kameramanë janë akredituar për zgjedhjen e peshkopit të ri të Romës.
-
VIDEO
Diaspora/ Avioni sot nuk solli asnjë votë! Greqia ende me probleme, 10 mijë zarfe pa shpërndarë! Ja shanset e fundit për të votuar
Po ngushtohen afatet për diasporën, gjysma e së cilës ende nuk i ka kthyer votat në Shqipëri. Problem ngelet Greqia. Për shqiptarët që jetojnë nëpër ishujt e saj, afati për të votuar skadon nesër, ndërsa për Greqinë jo ishullore, shansi i fundit është deri të premten.