-
VIDEO
Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, plagosen pas përplasjes së dy maikinave 3 policët që udhëtonin së bashku
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Paulesh, ku 3 efektivë policie që udhëtonin së bashku mbetën të plagosur
-
VIDEO
Has/ Konflikti për pronat dhe hakmarrja për plagosjen e çiftit të bashkëshortëve, vritet me armë 34-vjeçari! Policia arreston autorin e dyshuar!
Një 34- vjeçar është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Has. Viktima është Reshit Sallahu, kurse autori i arrestuar është Ylber Jaku, 41- vjeç. Autori dyshohet se e ka pritur viktimën disa metra nga shtëpia sa po ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën. Ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar një ditë më parë, ku dy bashkëshortët përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat.
-
VIDEO
Aksident në aksin Fier-Lushnje, kamioni përplaset me një ambulancë, 4 persona të plagosur
Një kamion është përplasur me një ambulancë dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur katër persona të plagosur, dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore.
-
VIDEO
HARTA/ I zhdukur prej 5 ditësh, hapësira gjigande ku janë përqendruar kërkimet për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit që e zuri poshtë masivi i dheut në Burrel
Kjo hartë tregon hapësirën gjigande ku vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit Ardit Beshiri në Qafë-Burrel, i cili rezulton prej pesë ditësh i zhdukur nën masivin e dheut që u shemb teksa po punonte me eskavator.
Nga pika 1 ku ndodhet fabrika dhe pak më poshtë pika 2, ku po punonte i riu pasditen e së shtunës janë mbi 7 kilometra deri në pikën 4, ku është pika fundore e mbetjeve, ku është gjetur edhe shasia e eskavatorit.
Aktualisht forcat e kërkimit janë përqendruar në pikën 3, një hapësirë pyjore disa kilometra nga vendi ku Beshiri po punonte. Kërkimet për të gjetur trupin e 29-vjeçarit vijojnë prej pesë ditësh.
-
VIDEO
Basir Çollaku paraqitet në SPAK, kandidat i Berishës në listën e hapur të Dibrës
-
VIDEO
'Dikujt ia nxjerr pija, dikujt tjetër lajthitja…!’ Rama ironizon Berishën me ‘lëmshin’ e mitingut të Matit: Përshëndetjet më të papërzemërta...!
Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar përsëri ditën e sotme rivalin e tij politik, Sali Berisha, me një video-postim që shoqëron gafën e radhës të kreut të PD-së. Ndërsa ka qenë për takim elektoral në zonën e Dibrës, gjatë tubimit në Mat para mbështetësve, Berisha ka bërë “lëmshin” e radhës
-
VIDEO
Zgjedhjet, sot mbërritën 13 mijë vota nga diaspora! Ja sa kanë ardhur në total deri tani
Sot kanë mbërritur 13 mijë vota nga diaspora në KQZ. Në total, kanë mbërritur 149 009 zarfe me votat e votuesve nga jashtë. Një ditë më parë, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se 21 mijë zarfe nuk kanë shkuar ende në adresën e zgjedhësve nga kompania postare. Nga këto, 11 mijë nuk janë dorëzuar për shkak të adresës së pasaktë, ndërsa 10 mijë rastet e tjera votuesit s'i kanë tërhequr.
Problematikat kryesore janë raportuar në Greqi. Sipas të dhënave në KQZ, 25 375 vota kanë mbërritur nga Greqia nga 68 380 në total. Për këto problematika me votën e diasporës, kanë dorëzuar ankesa edhe partitë politike. Sot, PD depozitoi edhe një shkresë, ku kërkonte audit për Greqinë dhe Italinë.
-
VIDEO
Fadromisti i zhdukur në Klos prej 5 ditësh, ushtria e Kosovës vjen për të ndihmuar në kërkime
Në Qafën e Burrelit prej 5 ditësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me ekskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit.
-
VIDEO
Kukës/ Dhunohet për shkak të detyrës nga disa persona polici rrugor, u përfshi në debat me ta pak ditë më parë, 1 person në kërkim
Një efektiv policie i rrugores në Kukës është dhunuar për shkak të detyrës nga disa persona, ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku ka qenë inspektori me inicilaet Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në Kukës, i cili ka njoftuar se në rrugën për në fshatin Pobreg, është konfliktuar fizikisht me disa persona.
-
VIDEO
Dhunoi gruan, fëmijët e mitur dhe qëlloi me kallashnikov drejt policisë, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë
45-vjeçari dhunoi gruan dhe fëmijët e mitur. Me mbërritjen e efektivëve të policisë, ai ka qëlluar me kallashnikov drejt tyre.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Rama flet për të gjitha, mandatet që merr PS, Berisha pengmarrës i opozitës l Repolitix
Ndryshe nga çdo palë zgjedhje të tjera, kryeministri Edi Rama kërkon mandatin e katërt me premtimin për ta integruar vendin në Bashkimin Europian. Për kryetarin e PS, integrimi nuk është as iluzion e as një truk magjik, por një mundësi historike, për të cilën thotë se për herë të parë BE na hapi dyert.
-
VIDEO
Tensionet e fushatës në Lezhë/ Nënkryetari i Bashkisë publikon videon kur Gjin Gjoni i bllokon rrugën! Kandidati i Berishës: Po të kontrolloj
Zefi ka bërë thirrje për reagim të organeve të drejtësisë dhe ka njoftuar se pas kallëzimit në Komisariatin e Lezhës, do t’i dorëzohen materialet filmike dhe do të depozitohet kallëzim në SPAK për ‘bandën me persona të inkriminuar’ të PD-së që, sipas tij, po ushtrojnë presion në qytet.