-
VIDEO
Gonzato: Garancia për fëmijët, program kyç! Objektivi deri në 2030 është ulja e numrit të tyre në varfëri
Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato kërkoi një vëmendje më të shtuar ndaj fëmijëve, veçanërisht ndaj atyre që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo problematikave të tjera. Ai tha se procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratimi i legjislacionit, por kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj
-
VIDEO
Motori përfshihet nga flakët pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës! Nuk dihen shkaqet
Një motor është përfshirë sot nga flakët pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara për Report Tv, shohim se motori është djegur totalisht.
Policia ndodhet në vendgjarje për menaxhimin e qarkullimit të mjeteve.
-
VIDEO
VIDEO/ SPAK: Gazetarëve u japim ne leje kur botojnë materiale sekrete, na kontaktojnë vetë dhe ne u themi nëse duhet t’i publikojnë ose jo
Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, i caktuar nga Altin Dumani për çështjen Qyno bashkë me Ols Dadon, u shpreh para trupit gjykues se gazetarët, para se të publikojnë një material me natyrë sekrete, marrin leje në SPAK nëse duhet t’a botojnë ose jo materialin.
-
VIDEO
Tiranë/ Trafikonte nga SHBA në Shqipëri kanabis me përqindje të lartë THC, arrestohet 24 vjeçari! Sekuestrohet lënda narkotike me vlerë 50 mijë euro (EMRI)
Një 24-vjeçar është vendosur në pranga nga blutë e kryeqytetit pasi trafikonte nga SHBA në Shqipëri, lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC. I riu është identifikuar si Franci Veizaj.
-
VIDEO
Korridori 8, ish komandanti Mecollari: Porti i Durrësit, kyç për NATO. Ja ku gaboi Qeveria
-
VIDEO
Sherr mes dy vëllezërve në Fier-Seman/ Njëri qëllon me armë ndaj tjetrit, autori largohet në drejtim të paditur
Konja ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij, por të shtënat nuk e kanë prekur mbi të. Pas ngjarjes, vëllai që ka qëlluar me armë është larguar nga vendi i krimit në drejtim të paditur.
-
VIDEO
S’ka gjyqtarë, 41 mijë dosje në ‘supet’ e Gjykatës së Apelit! Monitorimi i Institutit të studimeve Publike e Ligjore: Procese që zgjasin 2 vjet
Nga monitorimi që Instituti i Studimeve Publike e Ligjore i ka bërë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, rezulton se një pjesë e madhe e vendimeve vonojnë shumë kohë, edhe mbi 2 vjet. Ceket që vendimet që nuk janë të nevojshme të argumentohen me qindra faqe të shmanget. Ata sugjerojnë edhe ndërhyrjen e teknologjisë për menaxhimin e çështjeve.
-
VIDEO
Raporti i Agjencisë së Inteligjencës Financiare: ‘Sofistikohet’ pastrimi i parave, zbulohen 13 skema në 2024! 3 të huaj ‘skemë piramidale’, mashtrimi 40 mln €
Agjencia e Inteligjencës Financiare thotë se ka identifikuar 13 skema të pastrimit të parave të përdorura vitin e kaluar. Para kryesisht sipas raportit pastrohen kryesisht në sektorin e ndërtimit. Shkrimi iu njeh me 2 prej skemave të përdorura, që kanë arritur të pastrojnë miliona euro.
-
VIDEO
Rama ndan detaje nga projekti i Portit të Ri Turistik në Durrës: Po merr formë një plazh i ri, aty ku kishte vetëm rrënoja e mbeturina
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit, ku vijojnë punimet për transformimin e zonës.
Ai thekson se tashmë po merr formë një plazh i ri në vendin ku më parë kishte vetëm rrënoja dhe mbeturina.
Gjithashtu, Rama bën me dije se po kryhet pastrimi i ujit të ndotur prej vitesh, duke e kthyer zonën në një destinacion turistik të rëndësishëm për Mesdheun.
“Në kantierin e Portit të Ri Turistik të Durrësit, po merr formë një plazh i ri aty ku kishte vetëm rrënoja e mbeturina dhe po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite, për të krijuar një destinacion fantastik për të gjithë, ndër më të bukurit në Mesdhe”, shprehet ai.
-
VIDEO
Debate në seancën e 'Plumbit të Artë'/ Alibej: Do zbërthej krimet për gjithë Suel Çelat! Xhuljan Hoxha: Porosite vrasjen e Otit të Elbasanit! Qoli: Kam frikë se do vdes në qeli
Xhuljan Hoxha, pjesë e të arrestuarve të “Plumbit të Artë”, në dallim nga Nuredin Dumani, deklaroi në gjykatë se Erion Alibej porositi vrasjen e Elton Kilës, i njohur si ‘Oti i Kilës’. Nga ana e tij, Alibej tha se do të niste rrëfimet e tij pasi Nuredin Dumani të mbyllte të tijat. Deklaratë shqetësuese u dha në gjykatë nga Petrit Qoli i cili paralajmëroi vetëvrasje.
-
VIDEO
Vijon digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët: Kuponët e pasaportave tashmë mund të sigurohen edhe online në ‘IdentiTek’
Ministria e Brendshme dhe Kompania Shtetërore IdentiTek ShA e prodhimit të dokumenteve biometrike njoftojnë disa risi të rëndësishme, që sjellin përfitime për qytetarët, duke synuar modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve.
-
VIDEO
Veliaj ndan videon: Tirana është bërë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, krenar për punën e bërë
Krahas videos, Veliaj shprehet se kur qytetarët i besuan detyrën 10 vite më parë, qyteti ishte i 'varfër' në aspektin kulturor.