-
VIDEO
1 në 6 tendera të shpallur vjet u ankimuan nga bizneset, raporti i KPP: Në 2024 u bënë 1151 ankesa
Nga totali i ankesave të paraqitura pranë Komisionit të Prokurimit Publik pjesa më e madhe e tyre janë për shkak se kompanitë janë të pakënaqura me vlerësimin. Janë 714 ankesa të bërë për vlerësimin e ofertave, ku privati ka pretenduar se ky proces nuk është bërë në mënyrë të drejtë nga komisioni i vlerësimit të ofertave pranë institucionit që ka shpallur garën.
-
VIDEO
Njohja e të shkuarës, nxënësit e Lezhës vizitojnë ekspozitën me dokumente arkivore për Frashërin dhe Fishtën
Nxënësit e shkollave “Gjergj Kastrioti” dhe “Hydajet Lezha” patën mundësinë të njihen për herë të parë me dokumente arkivore dhe dosje gjyqësore, të cilat hedhin dritë mbi persekutimin e disa prej figurave më të rëndësishme të historisë shqiptare, si Mit’hat Frashëri, Gjergj Fishta, Lef Nosi e të tjerë.
-
VIDEO
Itali/ Po trafikonte 8,4 kg kokainë, arrestohet korrieri shqiptar në Parma! I sekuestrohen dhe 40 mijë euro
Operacioni mori fill javën e kaluar, kur agjentët e GdF u vunë në ndjekje të të riut dhe e ndaluan në postbllok në autostradë. Kishte modifikuar pjesën e pasme të sediles me shtresë të dyfishtë, vlera në treg rreth 1 mln euro
-
VIDEO
Vila Art Explora/ Ish shtëpia e Enver Hoxhës hap dyert si qendër kulturore, mirëpriten vizitorët e parë! Rama: Dikur vend makbethian
Ditën e sotme ka hapur dyert ‘Art Explora’ ose e njohur ndryshe si vila 31 e ish-diktatorit Enver Hoxha. Prej më shumë se 1 viti, fondacioni francez Art Explora është kujdesur për të rehabilituar dhe për të marrë në menaxhim vilën e njohur dhe për ta kthyer në një qendër vizitorësh.
Ideatori për kthimin e vilës 31 në një qendër kulturore është Frederik Jousset, këtë e theksoi dhe kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, ku veçoi se për këtë ide ai kishte vendosur që t’i jepte sot, në këtë përurim, Yllin e Lartë të Mirënjohjes. Sipas Ramës, ky është një kontribut i veçantë dhe jo thjesht një lavdërim për faktin e gjithë simbolikës që mban ky vend.
-
VIDEO
Vrasja e Ilaria Sulës, dy shokë të Samson të dyshuar! Prindërit e 22-vjeçares për autorin: Të kalbet në burg
Prokuroria e Romës ka urdhëruar bërjen e një ekspertize të tabletit dhe kompjuterit personal të Ilaria Sulës, së vrarë nga ish i dashuri Mark Samson. Të dyshuar edhe janë dy miq të 23-vjeçarit që mund ta kenë ndihmuar në fazat pas vrasjes së studentes shqiptare.
-
VIDEO
Atentat në Fier/ Qëllohet drejt një motori, plagoset e ëma e drejtuesit! Në kërkim dy autorët, kishin konflikt para 1 viti(EMRI)
Suzana Merrnica ka mbetur e plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit.
-
VIDEO
Tiranë/ Grabiste me thyerje marketet në seri, arrestohet ‘Arsen Lupeni’ 20-vjeçar! U denoncua nga 3 pronarë subjektesh, vodhi paratë në arka (EMRI)
Burime zyrtare bënë me dije se finalizuan operacionin e koduar “Precedenti” dhe akuzat lidhen me thyerjen e dyerve të 3 marketeve në kryeqytet me sende të forta, për të vjedhur shuma parash. I skeduar për ngjarje kriminale, sekuestrohen edhe prova
-
VIDEO
Hapen dy klasa mësimore në spitalin pediatrik në QSUT, inspektohet nga Rama! Përfaqësuesi i Fondacionit izraelit: Do zbatojmë projektin edhe në spitale të tjera
Kryeministri Edi Rama vizitoi spitalin Pediatrik në QSUT, ku janë hapur dy klasa mësimore për fëmijët e shtruar. Përfaqësuesit e fondacionit izraelit tha se një projekt të tillë ta 'shtrijnë' edhe në spitalet e tjera.
-
VIDEO
Përplasja me armë mes dy vëllezërve në Divjakë/ Shkak dyshohet një konflikt pronësie, arrestohet njëri prej tyre! Nën hetim edhe një 57-vjeçar
Pronësia mesa duket ka qenë shkaku i përplasjes mes dy vëllezërve Shpëtim Konja e Zarif Konja mbrëmjes e 8 prillit në Fier-Seman të Divjakës. Ata u konfliktuan fillimisht me grushte, por më pas degjeneroi me përdorimin e armës.
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë/ Gjadri do përdoret edhe për ndalimin e emigrantëve në pritje të dëbimit, 40 prej tyre vijnë nesër me 2 anije
Nesër në Shëngjin do të mbërrijnë 2 anije me 40 emigrantë që kanë urdhër dëbimi nga Italia. Lëvizja vjen pas dekretit të Melonit që parashikon që qendrën e Gjadrit ta përdorë edhe për qëndrimin e emigrantëve në pritje të dëbimit. Ata mund të qëndrojnë aty deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre.
-
VIDEO
I zhdukur prej tre ditësh, rinisin kërkimet për 27-vjeçarin në bjeshkët e Domajve
Kërkimet për Ajet Leshin do të bëhen nga banorët e zonës, gjahatarë, policë, ushtria dhe emergjencat civile të Hasit. Ndërkohë një ditë më parë Shërbimi Kombëtar i Kërkimit Shpetimit Malor i Kosovës njoftoi se e ndërpreu operacionin për të riun
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 Majit, delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK
Delegacioni i OSBE-ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet e 11 Majit, ka shkuar paraditen e kësaj të mërkure në SPAK.