-
VIDEO
Pretendoi se i anuluan darkën zyrtare në Strasburg, Rama ironizon Berishën me bufin e kënetës: Vazhdon rrjedhja e lirë...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e PD, Sali Berisha pasi pretendoi anulimin e një darke zyrtare gjatë vizitës së kreut të qeverisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në tetor 2022. Kryeministri ka ndarë një video ku shfaqet një buf, shoqëruar me fjalët që thotë Berisha.
“U turpërova kur mora vesh se kreut të narkoshtetit shqiptar ia kishin aluzuar darkën zyrtare në Këshillin e Evropës sepse ishte sjellë si vigan dhe jo si kryeministër, në mënyrën më të padenjë dhe këtë ua ka fshehur shqiptarëve.”, dëgjohet të thotë Berisha në video.
Këtë deklaratë të Berishës, Rama e ka shoqëruar me fjalët: Vazhdon rrjedhja e lirë...
-
VIDEO
‘Drejtësi për Peshkëpinë!’/ Protestë para SPAK, aktivistët kërkojnë rihapjen e dosjes për masakrën që implikon Fredi Belerin
Një grup personash kanë protestuar këtë të enjte para SPAK duke kërkuar rihapjen e hetimit ndaj eurodeputetit grek Alfred Beleri, në lidhje me masakrën e Peshkëpisë, e cila u regjistrua më 10 prill 1994 pranë kufirit me Greqinë.
-
VIDEO
Mesazhi mashtrues në WhatsApp, eksperti i IT për Report TV: Mos u gënjeni! Asnjë firmë serioze nuk kërkon të dhëna nga rrjetet sociale
Një mesazh i cili është mashtrim u ka ardhur disa përdoruesve të Whtasapp në llogaritë e tyre, ku kërkohet që të votohet në një sondazh për të fituar bursë studimi. Në "Sot Live në Shqipëri' Osmanaj u shpreh se shqiptarët kanë më shumë se një llogari në Facebook, Instagram apo rrjete të tjera
-
VIDEO
Fier/ Tentuan të vrisnin nënë e bir, në pranga 66-vjeçari, në kërkim djali
Është arrestuar 66-vjeçari i cili një ditë më parë së bashku me djalin tentuan të vrisnin nënë e bir teksa po lëviznin me motor në Fier. Dyshohet se mes familjeve Mërnica dhe Cimili ka ndodhur një konflikt pronësie 6 muaj më parë.
-
VIDEO
Nesër nis zyrtarisht ‘beteja’ për 11 Majin/ PD çel fushatën të premten, PS ‘ndez motorët’ më 12 Prill, simbolika me yjet e BE
Nesër nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. PD çel fushatën të premten në sheshin Nënë Tereza, ndërsa PS do të “ndezë motorët” një ditë më pas, 12 Prill, që përkon me yjet në flamurin e BE.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Nis paketimi i fletëve të votimit për diasporën, Celibashi: Shpërndarja në 85 shtete pritet të nisë nga e hëna! Zarfin e çon dhe e merr korrieri në çdo adresë
Në Parkun Olimpik në Tiranë nisi sot vulosja e rreth 246 mijë fletëve të votimit për diasporën, dhe përgatitja e zarfet që do t’u dërgohen më pas votuesve nga jashtë. Shpërndarja pritet të nisë nga e hëna, ndërsa zarfet me fletët e votimit të kenë mbërritur ne destinacion maksimalisht deri më 25 prill.
-
VIDEO
'Do jap paratë dhe i zgjidhim problemet', publikohet mesazhi zanor që Ilaria u dërgoi prindërve para se të vritej! Mes lotësh e ëma thotë se vajza mezi priste të diplomohej
Ilaria Sula kishte shkuar për të studiuar në Romë për statistikë, një degë që e donte shumë, por jeta iu ndërpre në mes nga ish i dashuri i saj, një 23-vjeçar me origjinë filipinase, Mark Antony Samson, i cili e vrau me thikë.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Nis vulosja dhe paketimi i fletëve të votimit për diasporën, shpërndarja në 85 shtete të botës nis për 5 ditë! Ja kur e merr emigranti
Në Parkun Olimpik ka nisur vulosja e fletëve të votimit për diasporën, të cilët për herë të parë do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
-
VIDEO
Në fillim i qëlluan me armë dhe më pas i përplasën me makinë, zbardhet ngjarja e rëndë ndaj nënë e bir në Fier! Arrestohet 66-vjeçari, në kërkim djali
Fier/Zbardhet dinamika e ngjarjes së djeshme, te mbikalimi i fshatit Dërmenas, ku u dëmtuan 2 shtetas.
Në bashkëpunim me djalin e tij, qëlloi me armë zjarri, në drejtim të 2 shtetasve (nënë e bir), lokalizohet dhe arrestohet 66-vjeçari. Punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij.
Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar. Paraprakisht u dyshua se shtetasja S. M. ishte plagosur nga të shtënat me armë zjarri, por nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se 2 shtetasit (nënë e bir) u dëmtuan nga goditja e motomjetit me të cilin ata lëviznin, nga automjeti që drejtonte shtetasi i shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Rama në ‘Celulë më celulë’ nga Kamza: Elisa këtë frymë bën, fitoi Shkodrën, do fitojë dhe Kavajën, mbajeni mend! Po pastaj, Elisa, ku do shkosh?
I shoqëruar nga drejtuesja e qarkut, Elisa Spiropali, deputetja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku Rakip Suli, Rama ka shkëmbyer batuta me të pranishmit, duke sjellë në vëmendje fitoren e PS-së në Shkodër nga Elisa Spiropali. Kreu i qeverisë ka thënë mes batutash se Elisa, sipas tij, fitoi dhe Kavajën, duke i drejtuar më pas pyetje drejtueses së qarkut se çfarë do bëjë pas Kavajës.
-
VIDEO
Premtuan leje legalizimi e punësime në zgjedhjet e 2019, SPAK çon për gjykim ish-kryeplakun e Saukut dhe 3 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër të pandehur për një hetim të regjistruar në mars 2020 për korrupsion zgjedhor. Bëhet fjalë për zgjedhjet e 2019, ku 3 ish-zyrtarët e pandehur bashkë premtonin leje legalizimi në zonën e Saukut në Tiranë, si edhe punësime në këmbim të votës për PS.
SPAK në një deklaratë për mediat, njofton se është marrë i pandehur Dritan Stoka, asokohe zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, Agim Osma, kryeplak i Lagjes së Re në Sauk, Alqi Hajdinin, ish-jurist dhe sekseri Ylli Baruti. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, SPAK thotë se kanë kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të zgjedhësve duke i detyruar për të votuar ose duke përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta; qëndrimin në punë apo edhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut Tiranë.
-
VIDEO
Partitë e reja/ Valteri: Pas Lapajt qendron Berisha, s'blihen votat me punësim 2-muajor në Call-Center! Ja pse Tiku vuri familjarët në listë! Beqiri: Pas tyre, ustallarët Sali-Ilir
Partitë e reja, përveç asaj të Arlind Qorit, janë në të vërtetë të vjetra, që paguhen dhe mbështeten nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Kështu u shpreh ish-deputeti Halit Valteri sot në Studio Live, duke iu referuar veçanërisht partive të Adriatik Lapaj me “Shqipëria Bëhet” dhe Agron Shehajt, me ‘Mundësia”.
Madje theksoi se tani ata akuzojnë dhe i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit për aferat që kanë bërë, duke iu referuar përplasjes Shehaj-Lapaj.