-
VIDEO
Tiranë, merr flakë një autobus i linjës së 'Unazës së Re'! Shkak një defekt teknik
Një autobus i linjës së 'Unazës së Re' është përfshirë sot nga flakët përballë Ministrisë së Jashtme
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë/ 40 emigrantë me urdhër dëbimi do mbërrijnë sot në Portin e Shëngjinit, anija Libra niset nga Italia
Në Portin e Shëngjinit sot do të mbërrijnë 40 emigrantë nga Italia me urdhër dëbimi, në bazë të dekretit të Qeverisë Meloni që tashmë këto qendra do të përdoren edhe për ndalimin e emigrantëve që presin dëbimin dhe që nuk kanë më të drejtë për azil.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Partitë ‘ndezin’ motorët e fushatës, PS për mandatin e katërt, PD për t’u rikthyer pas 12 vitesh opozitë, të rinjtë për të larguar të vjetrit! Pritshmëritë dhe surprizat
Një muaj ethesh elektorale mes kampeve që garojnë për pushtet dhe atyre që kërkojnë të thyejnë binomin PS-PD për herë të parë që pas pluralizmit në Shqipëri. PD e çel sot, PS nesër, sot ia ka dedikuar grave, ja kalendari i të tjerave. Demokratët në pritje edhe të 'sherifit madhështor' LaCivita. Basha starton nesër nga Tirana
-
VIDEO
Zyrtarisht të ndarë, Meta dhe Kryemadhi i japin fund martesës 27-vjeçare! Kreu i PL nga qelia në Gjykatën e Tiranës, mungoi deputetja
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të ndarë. Gjykata e Tiranës zgjidhi sot martesën 27-vjeçare mes tyre.
-
VIDEO
Masakra e Gërdecit/ Sot seanca, Fatmir Mediu shkon në GJKKO! Edhe ish-ministri përdori taktika zvarritjeje: Ndodhem jashtë vendit, dua të jem vetë prezent
Seancën e kaluar gjyqtarja Irena Gjoka paralajmëroi avokatët e ish-ministrit se nuk do toleronte më. Sot Mediu është prezent. Kërkoi t’i jepte vetë konkluzionet mbrojtëse për ekspertizën tekniko-ushtarake. Pas shpërthimit vdiqën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën
-
VIDEO
Plagosi me armë të riun për një vend parkimi, Report Tv siguron momentin kur 32-vjeçari ‘braktis’ taksinë dhe arratiset me një makinë tjetër
Ky është momenti kur 32-vjeçari Franci Canaj, pas plagosjes së 29-vjeçarit Gerald Hoxha, braktis automjetin taksi dhe hipën në një tjetër makinë për t'u arratisur.
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn përsëri seancën, kësaj radhe ‘sëmuret’ avokati i Begejas! Vijon taktika e zvarritjes, ja kur mbahet e radhës
Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen e aferës Partizani. Kësaj radhe shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit të Begejas, i cili mësohet se kishte paraqitur raport si i sëmurë. Sot, në ditën e nisjes së fushatës elektorale, pritej vendim nëse Berisha dhe dhëndri do kalonin si të pandehur, por ata vijojnë me taktikat e zvarritjes prej 6 muajsh.
-
VIDEO
Përplasen dy automjete në Berat/ Një nga dy shoferët përfundon në gjendje të rëndë në spital
Një aksident i rëndë nga ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, në fshatin Moravë. 50-vjeçari E.I një prej dy drejtuesve raportohet se është një gjëndje të rëndë shëndetësore.
-
VIDEO
Sherri me Kujtim Gjuzin, Demaliaj për Report Tv: Më fyeu prindërit e mi të vdekur, nuk duhet të ndodhte, por humba kontrollin dhe ndihem keq!
Analisti Ilir Demaliaj rrëfen për ‘Studio Live’ në Report Tv dinamikën e konfliktit në hollin e hotelit dhe sherrin me ish-deputetin e Konservatorëve. Shprehet se Gjuzi po merrej me familjarët e tij të ndjerë prej kohësh dhe nuk mund ta duronte dot më. Analisti: bëra gabim, por ka fyerje e sharje që nuk durohen dot!
-
VIDEO
Mbërrin në Portin e Durrësit anija e parë muze 'Art Explora', qëndron për vizitorë nga 10 deri në 12 Prill
Nga pranvera 2024 kjo anije ka nisur një udhëtim që do të ndalet në 15 vende të Mesdheut deri në vitin 2027, që janë djep i qytetërimeve të mëdha dhe ndërthurjes së kulturave, duke ndërlidhur artistë, kuratorë ekspozitash, organizata të kulturës, edukimit dhe OJF që të gjithë së bashku do të përfytyrojnë një vizion të ri të Mesdheut.
-
VIDEO
Kukës/ I humbur prej datës 6 prill në ‘Bjeshkët e Domajt’, gjendet i pajetë trupi i 27-vjeçarit! Telefonata e fundit me të atin dhe dyshimet e Policisë
Sipas sipas skuadrës së kërkimit dhe banorëve të zonës në vendngjarje, trupi i të riut është gjetur pa dëmtime të jashtme. 27-vjeçari Ajet Lleshi është gjetur tek vendi quajtur "Kurora e Mujes", të bjeshkëve të Domajt në Has.
-
VIDEO
Me urdhër të SPAK, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ në banesën e drejtorit të Ujësjellësit në Elbasan! Kontrolle edhe në një biznes ndërtimi
Me urdhër të SPAK, agjentët e BKH kanë ndërmarrë ditën e sotme një aksion në Elbasan. Burime bëjnë me dije se agjentët kanë zbarkuar në banesën e drejtorit të Ujësjellësit, Luan Tabakut me urdhër të prokurorit të posaçëm, Vladimir Mara.