-
VIDEO
Basha: Kandidatët tanë s’tremben nga sirena e policisë, as u duket 'O Rame, o Rame' si sirenë sepse janë njerëz të ndershëm
Në fjalën e tij Basha foli për angazhimet e Koalicionit Euroatlantik sa i përketë antikorrupsionit. Sipas tij, vettingu i politikanëve, heqja e imunitetit të parlamentarëve dhe projektvendimi për mbështetje të SPAK, të cilët kanë një vit e gjysmë në syrtaret e parlamentit dhe nuk sillen për diskutim nga ata që liruan të korruptuarit e dënuar nga GJKKO, do të janë mbështetje reale për institucionet e drejtësië.
-
VIDEO
'Tabacchino' për shitje droge, arrestohen 3 persona në Vlorë
Nga askioni janë sekuestruar dhjetëra doza kokaine, kanabisi dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale. Personat e arrestuar kishin përshtatur ambientet e ‘Tabacchino-ve’ për të kryer aktivitetin e paligjshëm.
-
VIDEO
Policia kontroll për lojëra fati në një lokal në Tiranë, Adriatik Alimadhi i kundërshton me dhunë! Aleati i Berishës vihet në hetim
Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, është shoqëruar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë.
-
VIDEO
‘Qesh mirë kush qesh i fundit Rame’, Basha ironizon deklaratat e Ramës për largimin e amerikanëve nga SPAK: Shqipëria meriton dhe do të ketë drejtësi
Në video, Basha ka rikthyer deklaratat e tij kur e paralajmëronte “Ramën që ndryshimi i administratës në Uashington nuk do të ndryshonte prioritetet për Shqipërinë”. Fakt ky që u vërtetua me rikthimin e ekspertëve të OPDAT në SPAK dhe atyre të FBI në BKH.
-
VIDEO
Haxhinasto për Report Tv: Meta në burg s'e pengon fushatën tonë, komunikojmë me letra e telefonata! Do e fitojë mandatin, në Elbasan synojmë 7 deputet
Edmond Haxhinasto, i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se Partia e Lirisë synon 7 mandate në qarkun e Elbasanit, ku dhe ai vetë është pjesë e listës së mbyllur për zgjedhjet parlamentare të 11 majit
-
VIDEO
Rrëfehet vrasësi filipinas i Ilaria Sulës në Itali, Samson: Nuk e paramendova, erdhi të më sillte veshjet, e godita me thikë kur pashë sms-në e dikujt tjetër
I dyshuari shpjegoi se 22 vjecarja i kishte shkuar në shtëpi mbrëmjen e datës 25 mars për t'i kthyer disa nga rrobat e tij. Sipas tij ajo kishte qëndruar deri vonë në mbrëmje dhe për të shmangur transportin publik preferoi të flinte aty. Ai tregon se teksa po hanin mëngjesin pa në chatin e saj mesazhe të dikujt tjetër dhe nga xhelozia e ka goditur.
-
VIDEO
Projekti për rijetëzimin e stadiumit ‘Selam Stermasi’, 'OMA' përzgjidhet kompania fituese
OMA është zgjedhur kompania fituese e garës ndërkombëtare për projekt ide arkitekturore për rilindjen e stadiumit ‘Selman Stërmasi’.Kryetarja e jurisë ndërkombëtare Amanda Levete pasi shpalli kompaninë fituese bëri edhe sugjerime lidhur me projektin e tyre.
-
VIDEO
Aksident në rrugën Milot-Rrëshen/ Automjeti përplaset me pemën dhe përmbyset në parcel, plagosen 5 persona
Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Disa nga kalimtarët e rastit u kanë dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve
-
VIDEO
Raporti i SPAK/ Kriptovalutat ‘lavatriçe’ e pastrimit të parave, ekspertët: Ja si përdoren pikat e këmbimi valutor! Paratë e pista në pasuri të paluajtshme
Rastet e pastrimit të parave u rritën gjatë vitit të kaluar. Raporti i Prokurorisë së Posaçme tregon se janë të paktën 47 raste që po hetohen. Ajo që bie në sy është përdorimi i kriptovalutave për këtë qëllim. Raporti evidenton se kriminelët po përdorin si ndërmjetëse, zyrat e këmbimit valutor për të kryer pagesa përmes monedhave virtuale, për porositë e kokainës.
-
VIDEO
Prokuroria e Përgjithshme raport në Kuvend: 2361 persona të përgjuar në 2024! 62% e veprave vjedhje, bien rastet e narkotikëve, por rritet krimi kibernetik
Më shumë se gjysma e atyre që janë përballur me prokurorët gjatë vitit 2024 janë përfshirë në vjedhje. Hajdutëria zë 62% të veprave penale, sipas Prokurorisë së Përgjithshme, e cila raporton në Kuvend se rastet e lëndëve narkotike janë vetëm 10 %.
-
VIDEO
Avokati Hasani për Report Tv: 23 mijë euro paguan një emigrant që të vijë në Britaninë e Madhe, është një alarm! Pazari ka ndryshuar ditët e fundit
Avokati ka thënë fillimisht se pas kulmit të jashtëzakonshëm 2 vjet më parë të dyndjes së emigrantëve shqiptarë të paligjshëm në Britaninë e Madhe, në shifrat zyrtare të vitit 2024, të publikuara nga qeveria britanike, në ishull kanë hyrë 813 persona, ndërkohë që në vitin 2022 janë regjistruar 14 mijë.
-
VIDEO
Vrasja e studentes shqiptare në Itali, 23-vjeçari filipinez e futi trupin në një çantë të zezë!
Të tjera detaje mësohen për vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali. Autori 23-vjeçar, pasi e vrau, e futi trupin në një çantë të zezë. Por sipas hetuesve, asnjë gjurmë gjaku nuk është gjendur në makinën që dyshohet se ai ka transportuar trupin nga shtëpia ku kreu krimin, te vendi ku e hodhi.