-
VIDEO
Vrasja e studentes shqiptare në Itali, ministri Balla: Feminicid i tmerrshëm dhe brutal, solidaritet me protestën e studentëve të ‘Sapienza’! Denonconi dhunën në familje
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, reagoi sot në rrjetin social Facebook, për vrasjen makabre të studentes shqiptare, Ilaria Sula në Itali, që ka tronditur opinionin publik në dy vendet
-
VIDEO
SKEDA/ U mor peng sot në Lezhë, Ded Gjoka më 2017 u arrestua për gjobëvënie me 25 mijë euro ndaj biznesmenit: Të vrasim djalin!
Emri i Dedë Gjokës, që u mor peng ditën e sotme pas një sherri në Lezhë dhe më pas u lirua, nuk është i panjohur për Policinë dhe Drejtësinë.
Ai ka precedent të rëndë penal, pasi në vitin 2017 është arrestruar për vendosjen e një gjobe me vlerë 25 mijë euro ndaj një biznesmeni lokal, duke e kërcënuar në bashkëpunim se “do i vriste djalin”.
Biznesmeni bashkëpunoi atëkohë me Policinë pas denoncimit, në një operacion me dorëzim të kontrolluar.
Pak pasi V.P., dorëzoi në qese shumën e 25 mijë eurove, policia ndoqi dy autorët dhe i arrestoi në një operacion të befasishëm.
Ded Gjoka, nga Mirdita, u prangos së bahsku me Lek Çuku nga Shkodra. Përveç shumës së kërkuar, gjobëvënësit e këshillonin atë që të mos njoftonte policinë, pasi do të kishte pasoja të rënda për të.
Biznesmeni rrëfeu para policisë mesazhin e autorëve: Nëse nuk na jep paratë, do të të vrasim djalin!
Dorëzimi i kontrolluar u bë në fshatin Malecaj të Lezhës. Por të gjitha lëvizjet e tij kanë qenë në survejim të Policisë.
Në cilësinë e provës materiale policia u sekuestroi sasinë e parave, dylbitë, telefonat celularë dhe automjetin me të cilin po udhëtonin. Operacioni përfundoi në një kohë të shpejtë, ndërkohë që policia ka bërë të ditur se njëri prej autorëve ka qenë i dënuar dhe më parë për tentativë vrasjeje.
Nga të hetimet e policisë në atë kohë, bëhet e ditur se biznesmeni, të cilit i kanë kërkuar paratë, kishte pasur konflikte prej kohësh për çështje pronësie me disa persona të tretë. Dyshohet se kanë qenë këta të fundit që kishin kërkuar ndërhyrjen e dy personave që u arrestuan, për të marrë sasinë e parave që pretendoheshin prej tyre se ai ua kishte borxh.
-
VIDEO
'Deputetët e PD do iu zgjidhin problemet'/ Rama e ironizon Berishën me bufin e kënetës: E sigurt
Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe ditën e sotme të shpërndajë video me simbolikën e bufit. Në video dëgjohet Berisha që thotë se deputetët e rinj të PD-së do të merren, sipas tij, edhe pas 11 Majit me problemet e tyre.
-
VIDEO
Pengmarrje pas një sherri në Lezhë, i riu merret me forcë në makinë nga 2 persona, policia në ndjekje të 2 automjeteve
LEZHE-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në autostradën Lezhë-Tiranë, ku dyshohet për një rast pengmarrjeje.
Sipas informacioneve paraprake, disa persona që mbërritën me një automjet në një biznes përgjatë autostradës kanë marrë me forcë një person dhe janë larguar menjëherë.
Burime bëjnë me dije se viktima e dyshuar e pengmarrjes është shtetasi Dod Gjoka.
-
VIDEO
Kryemadhi shpërndan pamjet nga palestra me doreza boksi, në sfod muza e filmit të boksierit të famshëm ‘Rocky Balboa’
Kryemadhi ka shpërndarë në instagramin e saj një video ku shihet në palestër, por jo si zakonisht që mund të shohim një grua në ato ambiente, por kësaj rradhe me doreza boksi.
-
VIDEO
Vrasja e 22-vjeçares në Itali, gazetarja për Report Tv: Nuk dihet nëse prindërit e kanë ndihmuar djalin për fshehjen e trupit
Vrasja e studentes shqiptare në Itali, Ilaria Sula ka qenë kryefjala e mediave gjatë orëve të fundit. Në lidhje me këtë akt makabër, gazetarja Ornela Hila ka thënë se edhe pse i riu e pranoi krimin nuk ka dhënë detaje më të hollësishme. Paraprakisht dyshohet se mund të jetë vrarë 48-orë para gjetjes së trupit, pra më 30 apo 31 mars.
-
VIDEO
'Nuk merr dot as votat ku je rritur', Sako-Bylykbashit: Bababufi di vetëm për shtëpitë që hodhi në erë në Gërdec! Pas 11 majit, do të jeni më të vetmuar se kurrë
Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako i është përgjigjur komenteve të Oerd Bylykbashit, drejtuesit politik të PD në Durrës, duke i thënë se nuk duhet të habitet se kanë ndërtuar 1761 banesa të reja falas. Ajo thotë se në vend që të mbrojë si Berishën, të cilin e cilëson si bababufi, duhet t'i tregojë familjes së tij që të mos dalë më në publik se është bërë si 'meme ambulante' çdo ditë.
Sako i thotë se nuk do të marrë dot as votat e lagjes ku është rritur dhe do t'i bashkohet grupit të humbësve.
-
VIDEO
Vrasja e 22-vjeçares nga ish i dashuri, avokati për Report Tv: E njihja familjen e vajzës! Jemi të tronditur, mund ta ketë vrarë për shkaqe xhelozie
Vrasja e 22-vjeçares shqiptare nga ish i dashuri në Itali ka tronditur opinionin publik dhe jo vetëm. Avokati, Artur Rexho, tha ‘Sot Live në Shqipëri’ se kishte kohë që e njihte familjen e vajzës.
-
VIDEO
SPAK: Sulm për hakerimin e adresave të prokurorëve më 12 mars, 2 ish-zyrtarë në pranga! Tentativë për të ndërhyrë edhe në emailin e Dumanit! Rrodhën informacione, por jo dosje hetimore
Një sulm në emailet e prokurorëve Dibra, Millonai dhe Kaçkini ngriti në këmbë SPAK më 12 mars. SPAK ka dhënë detaje vetëm 3 javë, pasi informacioni doli në media, teksa thotë se masat ishin të menjëhershme dhe nuk u cenua asnjë dosje hetimore apo sistemi i brendshëm i IT. Në pranga, Arnold Rrokaj ish-punonjës i IMT dhe Zambak Gjonaj, ish-zyrtar i burgut Vlorë.
-
VIDEO
Rama: Nëse një ditë çmendeni dhe doni të shkatërroni BE, ne nuk e lëmë! Brukseli do jetë këtu në Tiranë
Kryeministri Edi Rama me batuta në takimin “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave” tha se Shqipëria nuk do ta lërë BE edhe nëse një ditë ata çmenden dhe duan ta shkatërrojnë.
-
VIDEO
Rama: S'kemi zgjedhje tjetër veç BE, s’jemi perëndimorë të përkëdhelur! E dimë që Unioni nuk është bankomat, as park ku shkohet për qejf
Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veçse integrimit në BE. Në takimin “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave”, Rama tha se e Shqipëria e di shumë mirë që BE nuk është as bankomat dhe as park ku shkohet për qejf, por një familje jo e lehtë për t’u bërë pjesë.
-
VIDEO
Rama: Disa ambasadorë u ‘infektuan’ nga teoria konspirative se Komisioni Xhafaj do ndërhyjë në drejtësi! Në raportin e GREKO-s Shqipëria u rrit me 18 vende për luftën ndaj korrupsionit
Kryeministri Edi Rama në takimi i dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave” është ndalur tek skepticizmit sipas tij, që pati gjatë nisjes së punës së Komisionit Anti-Korrupsion, që drejtohet nga Fatmir Xhafaj.