-
VIDEO
AKU aksion inspektimi në Vlorë, njofton bizneset dhe qytetarët: Kujt shitet mishi me salmonelë të kontaminuar, ta kthejë aty ku e ka blerë
Inspektorët e sigurisë ushqimore po vijojnë kontrollet edhe këtë të enjte. Sipas informacioneve, kontrollet janë shtrirë edhe në subjektet private në fshatra dhe brenda lagjeve, për shkak të rrezikut të shpërndarjes së këtij produkti.
-
VIDEO
Hodhi nga makina çantën ku mbante armën dhe tentoi të ikte me vrap nga policia arrestohet 19-vjeçari në Vlorë! Në pranga edhe një tjetër
Në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave”, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali tha se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më parë pranë Bashkimit Evropian. Sipas saj, edhe Unioni evropian nuk ka qenë më i bindur për progresin e vendit tonë drejt rrugëtimit të saj.
-
VIDEO
‘Komisioni antikorrupsion, rezultat i një alarmi të brendshëm’, Rama: Sfidë, pakthyeshmëria e reformës në drejtësi! Vetëm me hyrjen në BE, institucionet do të jenë të paprekshme
Kryeministri Edi Rama thotë se Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion ishte rezultat i një ndjenje alarmi të brendshëm përballë sfidës së negociatave. Ai tha se nuk është qeveria e Shqipërisë ajo që negocion me BE, por shteti shqiptar, dhe për këtë arsye, institucionet duhet të jenë të koordinuara dhe të japin llogari në parlament.
-
VIDEO
Rama: Integrimi në BE i domosdoshëm, garanton lirinë dhe barazinë para ligjit pavarësisht se kush udhëheq në Tiranë
Kryeministri Edi Rama foli në takimin e nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave”, ku theksoi edhe njëherë rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE. Rama tha se për shqiptarët të qenit anëtarë të BE, është të qenit përfundimisht të lirë nga hija e historisë sonë. Kreu i qeverisë tha se vetëm në BE mund të garantohet liria jonë individuale dhe barazia para ligjit, pavarësisht se kush udhëheq në Tiranë.
-
VIDEO
Vrasja e studentes shqiptare nga ish i dashuri, banorët në fshatin ku prindërit e të resë kanë jetuar: Jemi të shokuar! U tërbua rinia
Vrasja e 22 vjeçares Ilaria Sula në Itali ka shokuar mbarë opinionin në Zonën Çermë e Sipërme ku prindërit e saj kanë jetuar. Me lot në sy ata shprehen për Report Tv se janë shokuar kur e kanë marrrë vesh, ndërsa nga ana tjetër thonë që autori që kreu krimin të marrë dëmimin e merituar deri në atë me vdekje.
-
VIDEO
VLORË/ Në hyrje dhe dalje të qytetit, forcat e rendit kanë zhvilluar kontrolle të befasishme...
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Drejtorit Elidon Çela, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka ndërmarrë masa të shtuara për garantimin e rendit dhe qetësisë publike.
Gjatë mbrëmjes së sotme, në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës, forcat e rendit kanë zhvilluar kontrolle të befasishme, me fokus në mjetet me xhama të zinj, personat në kërkim dhe individët që dyshohet se lëvizin me armë pa leje.
Sipas burimeve zyrtare, deri më tani janë shoqëruar disa persona dhe janë vendosur masa administrative për drejtues mjetesh që janë kapur nën efektin e alkoolit ose pa dokumentacionin e nevojshëm.
Operacioni vijon me qëllim forcimin e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në qytet.
-
VIDEO
Raporti i SPAK: Shqetësuese, policia përgjysmoi referimet në vitin 2024! Qytetarët kryesojnë në denoncime! 16 grupe kriminale, anëtarë edhe zyrtarë
-
VIDEO
Elbasan/ Kërkuan shpalljen emergjencë mjedisore, këshilltarët e opozitës braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Situata serioze, 8 bashki s’kanë ku depozitojnë mbetjet!
Opozita kërkoi informacione për inceneratorin, kundërshton edhe kontratën për depozitimin e mbetjeve. Këshilltarët deklaruan për median se pavarësisht se “situata është serioze dhe qarku gjendet në emergjencë mjedisore autoritet heshtin për efekt fushate". prokuroria nisi hetime për zjarrin
-
VIDEO
Dita Ndërkombëtare e Autizmit, 2 të rinjtë me spektrin e autizmit me histori frymëzuese! Arditi: Dua të bëhem mjek! Psikologët: Duhet t’i duam çdo ditë
Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, punonjësit sociale thonë se historitë e suksesit të personave me spektrin autik janë një shtysë për të vazhduar punën e tyre të palodhur. Irena Mucaj, punonjëse sociale në qendrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe në Fier, thotë se nuk janë të pakta rastet e punësimit të tyre.
-
VIDEO
Abuzime me fondet e BE, SPAK çon në gjyq Beqajn me 6 akuza! 9 persona e 2 kompani të pandehur! 200 mijë euro të sekuestruara (EMRAT)
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ish ministrit Ilir Beqaj dhe 8 personave të tjerë të pandehur, të akuzur për abuzime me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian. SPAK e akuzon Beqajn për 6 akuzave pasi sipas prokurorisë bëri procedura të pavërteta të prokurimit për të përfituar në kohën kur ai drejtonte SASPAC.
-
VIDEO
Trump pritet të njoftojë sonte tarifat e reja doganore, mediat: Presidenti amerikan ka llogaritur 2 skenarë
Sot në mbrëmje presidenti amerikan Donald trump pritet të shpallë tarifa të reja doganore për një grup të madh shtetesh. Niveli i tarifave doganore dhe kategoritë e mallrave janë ende të panjohura, gjithashtu edhe shtetet që do të preken, por mediat shprehen se Trump ka konsultuar dy skenarë: një tarifë fikse prej 20 përqind ndaj të gjitha importeve ose tarifa të veçanta sipas negociatave që mund të zhvillojë me liderët e shteteve.
-
VIDEO
'Mësuesit po aq të rëndësishëm sa ushtria, duhen ngritur në piedestal', Rama: Brenda kësaj dekade paga mesatare e tyre 1250 euro
Nga shkolla “Besnik Sykja” në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se brenda kësaj dekade paga mesatare e mësuesve do të jetë 1250 euro.