-
VIDEO
Zbulohen tre predha artilerie gjatë punimeve në rrugën Blerimas–Delvinë, rrethohet zona! Pritet ndërhyrja e forcave xheniere
Deri në ndërhyrjen e specializuar të njësive për çminim, zona do të qëndrojë e izoluar për të shmangur çdo rrezik për banorët apo punonjësit.
-
VIDEO
Vorë/ Kapet me 107 doza kokaine, policia vendos në pranga 25-vjeçarin
Përveç posedimit të dozave të kokainës, që dyshohet si i mbante për t’i shitur, Hoxhës i janë gjetur dhe 5 targa automjetesh, ku midis tyre rezulton të jetë një automjet i vjedhur.
-
VIDEO
I mituri me spektrin e autizmit sulm haker 6 institucioneve shtetërore në Vlorë, Policia: S’ka vjedhje të dhënash! Vihet në hetim: E bëra për kuriozitet
Një i mitur, me spektrin e autizmit, ka organizuar një sulm haker ndaj 6 institucioneve shtetërore në Vlorë. 15-vjeçari është vënë në hetim, ndërsa Policia e Vlorës thotë se nuk ka vjedhje të dhënash. Dyshohet se ka vepruar i vetëm. Lajmi një ditë pasi u publikua edhe sulmi haker ndaj SPAK.
-
VIDEO
Pengmarrja dje në Lezhë, shefi i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit: Patëm një konflikt të çastit! 3 autorët ende në kërkim
Me tre personat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të flas më shumë". Kështu është shprehur para hetuesve, Dod Gjoka i cili u dhunua dhe u mor peng për rreth dy orë mesditen e së enjtes, pranë parkingut të një lokali në aksin rrugor Lezhë-Milot.
-
VIDEO
Rama: Të surprizuar nga vullneti i fortë për të na marrë brenda kështjellës së BE! Shans i mirë, të hapim gjithë grupkapitujt brenda vitit! Ropke: Shqipëria, performancën më të mirë në negociata
Kryeministri Edi Rama tha se janë të surprizuar nga vullneti i fortë që ka treguar BE për ta bërë Shqipërisë pjesë të kështjellës së saj. Kreu i qeverisë tha se kemi shansin e mirë që të hapim të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti. Ndërkohë presidenti i EESC e vlerësoi vendin për performancën e mirë në negociata.
-
VIDEO
'Keni thyer tavanet e xhamit në Bruksel për ne...', Rama batuta me presidentin e EESC: Mund t'iu ofroj çdo punë përveç times
Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke në takimin inaugurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE.
Në fund të fjalës së tij, Rama e falenderoi presidentin e EESC duke i thënë mes batutash se “keni qenë një sindikalist i vërtetë duke thyer tavanet e xhamit në Bruksel për ne”.
Më tej, Rama tha se mund t'i ofronte një punë nëse Brukseli do e lërë pas dore, duke thënë se 'mund t’ju ofroj çdo punë përveç times'.
“Faleminderit zoti president, keni qenë një sindikalist i vërtetë duke thyer tavanet e xhamit në Bruksel për ne. Natyrisht duke përdorur teknikat tuaja të sindikalistit që ne i vlerësojmë shumë. Nuk e di cila do të jetë puna juaj e ardhshme, por të jeni të sigurt që Shqipëria do tju ofrojë një punë nëse në Brukseli do të hakmerret dhe do të përpiqet që t’ju lërë pas dore. Sa herë të keni nevojë për punë ejani në Shqipëri, mund t’ju ofroj çdo punë përveç times”, tha Rama.
-
VIDEO
Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, sot mbahen homazhet për ikonën e kinematografisë shqiptare
Arti shqiptar humbi dje një nga figurat më të jashtëzakonshme, Margarita Xhepën, vetëm një ditë pasi festoi 91-vjetorin e lindjes. Familja, miqtë, bashkëpunëtorët e të gjithë admiruesit e saj do t’i japin sot lamtumirën e fundit ikonës së kinematografisë shqiptare.
-
VIDEO
2 makina përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, njëra përfundon në kanal
Një aksident rrugor ka ndodhur në askin rrugor Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimir të Gjadrit. Nga pamjet e sigurara për Report Tv shohim se përveç dëmeve materiale një nga makinat ka përfunduar në kanal.
-
VIDEO
Vrasja e Ilaria Sulës në Itali/ Autopsia: 3 goditje me thikë në qafë, vdiq nga hemorragjia!
Sipas të dhënave paraprake, e reja është goditur me thikë të paktën katër herë, duke u plagosur fatalisht në qafë. Gjaku është gjetur kryesisht në dhomën e gjumit të vrasësit.
-
VIDEO
‘Zgjimi i Lulit’/ Rama ironizon Bashën: Nuk dal kurrë para teje kur vjen puna tek Amerika, ata ty të ka këtu
Përmes një video në rrjetet sociale, teksa ka postuar një video të Bashës që bashkëbisedon me ndjekësit në rrjetet sociale teksa është duke zhvilluar edhe një takim me disa studentë, kryeministri ka ironizuar Bashës
-
VIDEO
Aksident mes dy mjeteve në Durrës, 20 persona dhunojnë fizikisht njërin nga shoferët
Një aksident mes dy automjetesh ka ndodhur në lagjen 13 Plazh të Durrësit. Si rrjedhojë, kjo situatë ka përshkallëzuar në një përleshje të dhunshme.
-
VIDEO
Raporti i SPAK/ Grupet kriminale shqiptare drejtojnë ose koordinojnë transportin e drogës nga Amerika Latine, si pastrohen paratë! Dy tipet e trafikut të emigrantëve
Shqiptarët edhe në 2024-ën vijuan të jenë në majë të trafikimit të kokainës nga Amerika Latine në Evropë, me porosi direkt nga Dubai. Fitimet kolosale hyjnë në disa forma në sistem, ndërsa investohen në pasuri të paluajtshme. Grupet kriminale trafikojnë edhe njerëz, shqiptarë në Amerikë, Kanada e Britani të Madhe dhe të huaj për në Evropë, me skema të qarta.