-
VIDEO
Rama inspekton tunelet që do lidhin Librazhd-Elbasan: Brenda vitit shohim dritë në fund të tunelit, kur kaluam Murrizin nuk na ndalon më asgjë! Do zhvillojë edhe turizmin
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e Koridorit VIII, ku po ndërtohen dy tunele të rëndësishëm me gjatësi 1,1 km secili dhe që do të lidhin Elbasanin me Librazhdin. I shërben edhe lidhjes së Rrugës së Arbrit dhe daljes në liqenin e Pogradecit. Dy ura të reja për të lidhur tunelet, çliron trafikun, zonën dhe turizmin
-
VIDEO
Gjirokastër, gjykata lëshon 16 masa sigurie për zyrtarët e OSHEE! Në pranga zyrtarë, teknikë dhe faturistë
Shumica e këtyre masave janë me arrest në burg ndërsa të tjerat janë me detyrim paraqitjeje.
-
VIDEO
FOTOT dhe PAMJET e 2 vëllezërve Matraxhi nga ‘vila e barit’ në Laknas! Pajisjet më moderne, e 'rrisnin' hashashin me muzikë!
Dalin pamjet e reja nga vila e kthyer në ‘shtëpi bari’ në Laknas dhe dy vëllezërit e arrestuar nga Policia e Tiranës ditën e sotme (19 mars) gjatë operacionit të koduar “Llamba”.
Të arrestuarit janë Shkëlqim Matraxhi, Fatmir Matraxhi, 38 dhe 28 vjeç, si dhe Endrit Paja, 29 vjeç. Policia shpërndau edhe pamjet e operacionit, ky mësyn në 'shtëpinë e barit' të pajisur me mjetet
Report Tv dhe gazetari Sokol Dema kanë siguruar pamjet e reja dhe fotografitë e të dyshuarve.
Kati i dytë i vilës trekatëshe ishte kthyer në fermë kanabisi me mbi 20 rrënjë të mbjella, të tjerat të thara e paketuara si dhe një sasi e përpunuar.
Pranë tyre pajisjet më të sofistikuara, pasi të dyshuarit besohet se kishin eksperiencë të mëparshme në këtë aktivitet, aspiratorë dhe freskuese për të larguar aromën. Gjithashtu edhe bokse për të vendosur muzikë me zë të lartë, që të mos binte në sy aktiviteti i paligjshëm.
Në FOTO janë dy vëllezërit Matraxhi të arrestuar, teksa hetimet i ndjek Prokuroria e Tiranës.
-
VIDEO
Lezhë/ Zjarri shkrumboi fermën me 322 kokë bagëti, dëmi ekonomik deri në 100 mln lekë! Pronari apelon për ndihmë nga autoritetet
Zjarri i rënë në fermën e bagëtive në fshatin Barbullojë të Lezhës, ka shkaktuar dëme të shumta materiale dhe ekonomike. Sipas fermerit Gjin Toma, kanë ngordhur 311 bagëti të imëta dhe 11 gjedhë. Demi ekonomik i shkaktuar kap vlerën e 90-100 milionë lekëve të vjetra
-
VIDEO
Çështja e Veliajt/ Në arrest shtëpie, biznesmeni Abule shoqërohet në SPAK! Merret në pyetje si person në hetim
Biznesmeni Elman Abule është paraqitur në SPAK për t’u marrë në pyetje si person në hetim për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
-
VIDEO
Fier/ Ura mbi lumin Gjanica e dëmtuar dhe amortizuar, cenon sigurinë e qytetarëve, shoferëve dhe fëmijëve! ARRSH nuk ndërhyn, banorët të shqetësuar
Ura mbi lumin Gjanica jo vetëm është dëmtuar duke u kthyer në rrezik për sigurinë e udhëtarëve, shoferëve, qytetarëve dhe fëmijëve, por edhe është amortizuar dhe ka nevojë për ndërhyrje, me qëllim shmangien e ndonjë tragjedie
-
VIDEO
Tiranë/ Shtëpi bari në mes të Laknasit, 'Llamba' prangos 2 vëllezërit dhe punonjësin e OSHEE-së, nën akuzë edhe babai
Sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje elektrike të përdorura për kultivim. Arrestohen dy vëllezër, të cilët dyshohen se kishin përshtatur banesën për këtë veprimtari kriminale, procedohet penalisht babai i tyre për moskallëzim. Në pranga edhe një punonjës i OSHEE-së për shpërdorim detyre.
-
VIDEO
Diell dhe temperatura deri në 17 gradë... parashikimi i motit për sot
Vendi ynë këtë të mërkurë do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm.
Temperaturat variojnë nga -2 grade C në Kukës deri në 17 gradë C në Gjirokastër, Berat dhe Elbasan.
Era do të jetë nga kuadrati i veriut, deri në 10 m/s.
-
VIDEO
Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha akuzohet për vrasjen e rivalit Klodian Saliu
Ka mbërritur në Rinas nga Spanja, ish-kreu i bandës së Durrësit Lulzim Berisha, i cili u arrestua në dhjetor të vitit 2023 i transformuar, me mjekër të bardhë e identitet bullgar. Ai duhet të vuajë një pjesë mbetur dënimi në Durrës, aty ku i shpëtoi me disa taktika, burgut përjetë për bandë kriminale
-
VIDEO
Basha ‘surprizon’ kandidatin për deputet në Lezhë, i sjell tortën e ditëlindjes gjatë prezantimit
Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, ka surprizuar kandidatin për deputet në qarkun Lezhë, Aleksandër Jushin, i cili sot kishte ditëlindjen.
-
VIDEO
Lezhë/ Zjarr masiv në një stallë bagëtish në Shënkoll, mbërrin dy zjarrfikëse në vendngjarje
Flakët janë përhapur shpejt për shkak të erës së fortë dhe të përmasave të mëdha të zjarrit. Për shkak të zjarrit masiv është kërkuar ndihmë nga bashkitë e tjera, si Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton fletën gjigante të votimit, përmasat 60 me 30 cm! Qarku i Tiranës 539 emra në fletë! FOTOT si duken
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar përmbajtjen finale të fletës së votimit, e cila për çdo qark do të jetë gjigante, me përmasat 60x30 cm. Madhësia e fletës kërkon edhe dhoma të fshehta më të mëdha, në mënyrë që të mos kuptohet për kë voton zgjedhësi. Më e komlikuar është fleta e qarkut Tiranë e cila përmban 539 emra në të.