-
VIDEO
Arrestohet nipi i ish-ministrit Lefter Koka, iu gjet armë pa leje në banesën në Durrës
Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, të riut Haki Koka iu gjet në banesë një armë zjarri pistoletë me municion luftarak që e mbante pa leje.
Report TV mëson se 29 vjeçari është nipi i ish ministrit i Mjedisit Lefter Koka.
Ish ministri Koka ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve. Më 7 Shkurt, SPAK kërkoi 4 vite burg për ish ministrin në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, por nëse shpallet fajtor, ai do të përfitojë uljen e 1/3 se dënimit duke zbritur në 2 vite e 8 muaj heqje lirie.
-
VIDEO
U ekstradua dy ditë më parë nga Spanja, GJKKO lë në burg ish-kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berisha! Mohon njohjen me Luftar Reçin: Nëse më provoni një kontakt, më dënoni si të doni
Dy ditë pas ekstradimit nga Spanja, ish-kreu i bandës së Durrësit Lulzim Berisha doli para GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’. Para gjykatësve, ai ka mohuar të ketë njohje me Luftar Reçin.
-
VIDEO
Durrës/ Shtriu përtokë një grua dhe i grabiti çantën, arrestohet 44-vjeçari i dyshuar! Kamera filmoi momentin e sulmit
Policia e Durrësit njoftoi sot se pak orë pas ngjarjes së denoncuar në rrugën "Mujo Ulqinaku", për vjedhjen me dhunë të çantës së dorës së një 54-vjeçareje, organizuan punën hetimore me qëllim zbardhjen e krimit, identifikimin dhe kapjen e autorit
-
VIDEO
‘Muhabet kënete...!’ Rama ironizon përsëri Berishën me bufat e kënetës, për një nga fjalimet me ‘sakrifica, padrejtësi dhe mangësi’
Kryeministri Edi Rama ka ironuzuar përsëri ditën e sotme me një video-postim në rrjetin social Facebook, kreun e PD-së, Sali Berisha. Me një pamje të tre bufave, kreu i mazhorancës i ka vënë në sfond pjesë nga një fjalim i radhës i Berishës, ku flet për “sakrifica, padrejtësi dhe mangësi”
-
VIDEO
Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, momenti kur makina e të rinjve ‘përpihet’ nga flakët
Report Tv ka siguruar pamjet pak çaste pasi makina e të rinjve është përplasur me betonieren dhe më pas është ‘përpirë’ e gjitha nga flakët.
Në videon e publikuar shohim edhe një efektiv policie që siç shihet e kishte të pamundur të ndërhynte për të shpëtuar të rinjtë.
-
VIDEO
Aktivistët protestë kundër ndotjes së fabrikës gjatë takimit të socialistëve në Lezhë! PS: Dhuna u provokua nga PD, po manipulohet opinioni publik
Dega e PS Lezhë thotë se pesë individë kanë hyrë në ambientet e takimit elektoral të partisë duke protestuar dhe njëri prej tyre, për të cilin thotë se është eksponent i opozitës, ka provokuar dhunën me qëllimin për të krijuar një alibi për të ndotur klimën elektorale në Lezhë.
-
VIDEO
Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe sasi eksplozive në kallëpe në Vlorë, arrestohet 57-vjeçari! I mbante për llogari të grupeve kriminale
Policia e Vlorës ka arrestuar 57-vjeçarin Xhevair Sinanaj, të cilit iu gjetën 3 armë zjarri dhe një sasi lënde eksplozive e ndarë në 10 kallëpe. Sipas policisë, dyshohet se ai i mbante të fshehura për llogari të grupeve kriminale.
-
VIDEO
Rama: Rruga e bregdetit të Lezhës do bëhet si Spanja, po investohet tek e Fierit! Edhe Europa ka pleq nëpër fshatra, s’është vetëm fenomen shqiptar
Pyetjet e fundit drejtuar kryeministrit Edi Rama në rubrikën ‘Sy m’sy’ kishin të bënin me investimet nëpër qytete dhe pretendimet e një komentuesi për braktisjen e fshatrave nga të rinjtë. “Për Lezhën po vijohet me investimet e projektet, kemi filluar edhe me Milot-Balldrenin, kemi përfunduar kontratat. Edhe nën hyqmin e kryetarit të bashkisë Pjerin Ndreu, po bëhet bregdeti i Lezhës, do të jetë si bregdeti i Spanjës, siç e ka thënë edhe Ndreu atje. Kaq mund të them për Lezhën”, u shpreh kreu i qeverisë. Kurse për problematikën e furnizimit me ujë në Sarandë ai u shpreh se “për ujësjellësin e Sarandës po investohemi”. Një ndjekës vinte në dukje braktisjen e fshatrave nga të rinjtë, por Rama iu përgjigj: “Filloje nga Europa, ku do ti? Në Spanjë, Itali, Gjermani, ku do? Shko dhe numëro pleq dhe të rinj! Se e bëtë fenomenin që është i kudondodhur, na e bëni vetëm tonin. Hajde me mua të shkojmë e të shohim, në Roskovec, Sarandë, Xarrë, Mursi, fushat e Korçës, zonat ku ka prodhim, e të shohësh ti a janë pleq ata që punojnë apo të rinj. Hajde të shkojmë në Malësi të Madhe, ose në Tropojë ku merren me mbledhjen e paketimin e gështenjave”, vijoi kreu i mazhorancës. Rama vijoi se edhe për Fierin po bëheshin investime, kryesisht për infrasktrukturën rrugore bregdetare, duke iu përgjigjur një tjetër komentuesi në rrjetin social. “Për Fierin do bëhet më e mira. Kemi filluar infrastrukturën për ta nxjerrë në det, që ta marrin vesh të gjithë, se fierakët e dinë, që edhe Fieri ka det”, tha ai. Dhe në fund e mbylli me nivelin e pagave. “Paga mesatare në sektorin publik është 1030 euro dhe do ngrihet më shumë. Tani po ju lë se punë të tjera më parein e ju presin”, e mbylli Rama.
-
VIDEO
Dalin EMRAT, kush janë 4 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Fushë-Prezë
Janë identifikuar 4 të rinjtë që u dogjën brenda makinës pas përplasjes me betonieren në Fushë Krujë-Vorë, në fshatin Fushë-Prezë.
Bëhet fjalë për Enejd Laçin, Erild Laçi (vëllezër), Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.
Ndërkohë shoferi i betonieres është Aleksandër Krrashi.
-
VIDEO
Rama: Integrimi në BE është çështje ekzistenciale, nuk mund të jemi delja që e ha ujku
Kryeministri Edi Rama po zhvillon bashkëbisedimin e radhës me komentuesit në rrjetet sociale.
“Fitorja i duhet Shqipërisë më 11 maj, më shumë se çdo individi, se më 11 maj është një votë gjeopolitike. Besoj e shikoni se ca situate komplekse është Europa, bota. Futja jonë në BE është një çështje ekzistenciale, nuk mund të rrime veç, nuk mund të rrimë jashtë. Nuk mund të jemi delja që e ha ujku, duhet të futemi aty. Aty e kemi vendin. Aty kanë dashur ta shohin Shqipërinë të parët tanë”, tha Rama.
-
VIDEO
Diell, por ftohtë...parashikimi i motit për sot
Vendi ynë edhe sot do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata e të ftohta me origjinë veriore
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Vorë/ Makina përplaset me betonieren dhe shpërthen në flakë, 4 të rinj humbin jetën, u dogjën brenda mjetit
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë, gjatë orëve të para të mëngjesit.
Një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.
Si pasojë e përpjasjes së rëndë, makina ka shpërthyer në flakë dhe 4 të rinj janë djegur brenda.